Tenderi i Llogarasë ka lënë me “gojë hapur” gjithë shqiptarët, jo për nga ana infrastrukturore, por për shkak të vjedhjes galopane dhe talljen që ka bërë me paratë e shqiptarëve, zv.kryeministrja dhe njëhohësisht minister e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, Belinda Balluku së bashku me bashkëpuntorët e saj. Nga tenderat që kanë siguruar Piranjat, shihet se si Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në procedurat e tenderimit dhe për ndikim në përzgjedhjen e fituesit të kontratës 170 milionë euro.
Mesazhet dhe urdhrat për ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberi, ku një ndër to ka qenë: “Mbylleni sot me urgjencë tenderin, skualifikoni të gjithë. Mos më zhgënje.”
Balluku kërkon po ashtu që disa kompani të përjashtohen nga gara
Fillimisht, tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u hap me disa kompani shqiptare në garë, mes tyre edhe “Gjoka Construction”. Megjithatë, procedura u anulua në mënyrë të menjëhershme.


Menjëherë pas kësaj, u rihap një tender i dytë, me kushte dhe kritere të ndryshuara. Fitues u shpall një bashkim kompanish turke, Intekar Yapi dhe ASL Insaat me një ofertë prej 170 milionë euro.


Detaje nga tenderi:
Tenderi është hapur në 24 qershor të vitit 2021 dhe si afat përfundimi ishte caktuar vetëm një muaj më vonë, 28 korrik, i emëruar si “Ndërtimi i Tuneloit të LLogarasë”, në aksin Orikum-Himarë. Ky tender me vlerë 18 miliardë e 967 mijë, u firmos nga sekretarja Viola Haxhiademi.

Ofertat që u dhanë për këtë tender:
1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë JV Concord Engineering and Contracting & Alb Building shpk & Alb Star shpk – Oferta: 15,848,808,298.78 Lekë.
2. Albanian Glob Affaire – Oferta: 18,000,000,000 Lekë.
3. Limak İnşaat Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi – Oferta: 18,690,597,185.62 Lekë.
4. Bashkimi i operatorëve ekonomikë INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK İNŞAAT SANAYİ VE TİCARET LIMITED SİRKETİ & ASL İNŞAAT TAAHHUT VE SANAYİ TİCARET LIMITED SİRKETİ – Oferta fituese: 17,036,526,000 Lekë.
5. Poëer Construction Corporation of China, Ltd. – Oferta: 185,754,927.28 Euro.
Balluku për të favorizuar kompaninë turke, nisi shkeljet me radhë
Kjo pasi fituesit nuk plotësonin disa nga kriteret ligjore dhe teknike të përcaktuara në dokumentet e tenderit; si mungesë e dokumenteve përmbarimore dhe tatimore, mungesë përvoje në ndërtimin e urave dhe tuneleve, dokumente të papërkthyera në shqip, certifikata ISO të paakredituara, dhe mungesë kontratash pune sipas kërkesave të ARRSH-së.
Kjo ndërhyrje e Ballukut i kushtoi buxhetit shqiptar një dëm prej rreth 30 milionë euro
Roli i Vjolës në këtë tender
Një emër i lakuar shpesh në dosjen e SPAK, është edhe, Vjola, përfaqësuese e autoritetit kontraktues. Në vend që të ishte mbrojtëse e interesit publik, ajo u përfshi në një numër problematikash që rënduan më tej situatën.
Përgjjimet Balluku-Berberi:
Belinda Balluku: “Je larg”.
Evis Berberi: “Jo Te vi”.
Belinda Balluku: “Hajde”.
Evis Berberi: “Erdha”.
Belinda Balluku: “Hajde se u cmena Viola eshte komplet pa memorie”.
Evis Berberi: “Erdhaa”.
Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty”.
Belinda Balluku: “Nuk besoj qe do shtoj gje, po nje sy tjeter nuk eshte keq Se Viola me la pa fjale Komplet pa memorie, Sikur nuk ishte dje me ju”.
Çfarë duhet të mbajnë mend shqiptarët?
Ky tender nuk ishte vetëm një dështim teknik apo një gabim administrativ. Ky ishte një abuzim i pastër me paratë publike. Paratë e shqiptarëve shkuan për të mbushur xhepat e Ballukut dhe bashkëpuntorëve të saj. Abuzimi dhe dështimi i procesit janë dëshmi të një sistemi të thellë korruptiv që vazhdon të dëmtojë interesin publik./piranjat.al















