Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Arbrin e kemi patriot”/ Dalin përgjimet e reja të Ballukut! Si e “bleu” zëvendësministrja ish-deputetin e PD: Është djalë qytetar…

Editor by Editor
November 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Arbrin e kemi patriot”/ Dalin përgjimet e reja të Ballukut! Si e “bleu” zëvendësministrja ish-deputetin e PD: Është djalë qytetar…
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu.

Agalli kishte denoncuar nga selia e PD, Belinda Ballukun dhe projektin e ndertimit te Tunelit te Llogarasë, nderkohe qe disa dite me vone, Balluku me gjasa i ka gjetur ‘fijet’.

Në 27 janar 2022 Belinda Balluku i dërgon një mesazh kreut të ARRSH, Evis Berberi, ku thotë se do të ketë një takim me deputetin demokrat.

Takimi mes Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku do të jetë për dy toka në Vlorë. Ministrja i kërkon Berberit që ndaj tij të mbajë një qëndrim të dashur pasi siç e cilëson ajo “ është djalë qytetar”.

“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës. Qëndrimi shume I dashur, shume I mire se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.

Duket se Belinda Balluku ka kontaktuar direkt me deputetin e Partisë Demokratike, pasi Agalliu i thotë Berberit, se kontaktin ia ka dhënë ministrja.

Nga këqyrja në burime të hapura e linkut të mësipërm, rezulton se në datën 15.10.2021, në orën 15:46, në portalin “Balkanweb”, është publikuar lajmi i titulluar ““Tenderi për Llogaranë i paracaktuar”, deputeti i PD denoncon me foto е paralajmëron padi në SPAK: Rama e Balluku takuan më herët CEO-n e firmës turke. Ministrja: S’mbajmë përgjegjësi për …”.

Përmbajtja e këtij lajmi është si më poshtë: “Denoncimi i opozitës për tenderin e tunelit të Llogarasë është zhvendosur në sallën e Parlamentit ditën e enjte.

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, e pyeti Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se përse është takuar me CEO-n e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, katër muaj përpara shpalljes së tij. Agalliu ka publikuar dhe disa fotot të Ramës dhe Ballukut me pronarin e kompanisë turke e cila fitoi tenderin që sipas demokratëve është oferta më e shtrenjtë e përzgjedhur për këtë punë publike.

“Shoh nëLinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për cështje pune në funksion të shqiptareve. Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- pyeti deputeti i PD.

Nga ana e saj, ministrja Balluku iu përgjigj akuzave dhe pyetjes duke u shprehur se: “Verifikojeni mirë foton se nuk është foto në zyrat e ndonjë kompanie, është vizitë zyrtare në Ankara dhe me të thënë të drejtën unë nuk mbaj asnjëherë shënime apo listën me kë takojmë apo bëjmë fotot. Prandaj verifikojeni mirë”.

Edhe deputeti PD-së, Bujar Leskaj, hodhi akuza se përse ishte zgjedhur oferta më e lartë për këtë tender, ndërsa theksoi se opozita do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, duke mbështetur dërgimin në SPAK. “Ministria e Infrastrukturës për tunelin e Llogorasë zgjodhi ofertën më të lartë 170 milionë euro dhe me të drejtë deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati, e denoncoi këtë fakt duke paralajmëruar për kallëzimin penal për 12 milionë euro.

Më vjen mirë që këtu është dhe ministrja, dua t’ju kujtoj deputetë që në mars të vitit 2021 ky prokurim, ministria, autoriteti përgjegjës ka refuzuar një ofertë me vlerë 110 milionë euro të një kompanie turke nëse do bëjmë këtë llogari. PD-ja dhe të gjithë ne deputetët e Vlorës do i shkojmë deri në fund”, shtoi Leskaj. Por, akuzave të opozitës, për tunelin e Llogorasë dhe paralajmërimit nga PD-ja se këtë çështje do ta dërgojë në SPAK, ministrja Balluku u është përgjigjur duke thënë se janë të lirë ta çojnë në SPAK, pasi dosjet sipas saj janë transparente. Ministrja nënvizoi se ofertën e parë e refuzuan sepse nuk plotësonte dokumentat.

“Nëse PD-ja ka në plan ta çojë në SPAK, le ta çojë. Si qytetar duhet të jeni të lumtur që do të ndërtohet tuneli i zonës tuaj ku dhe keni konkurruar. Duhet të jeni më i saktë kur akuzoni, pasi 31 thatë që në tenderin e parë nuk plotësonte dokumentet. Dhe në detyrën që keni qenë, së pari kontrollonit dokumentet. Kur nuk ka asnjë lloj letre, duhet ta japim thoni ju? Unë mendoj që jo. Vlerësimi është me pikë dhe vlerësohet pjesa e parë që ka të bëjë me eksperiencat e mëparshme. Dosjet janë transparente dhe mund t’i dërgoni në SPAK”, ka thënë Balluku.

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:

Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”.

Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.

Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.

Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.

Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”.

Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.

Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.

Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.

Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.

Agalliu pas marrjes së vulës nga Berisha u largua nga grupi i ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Previous Post

Policia britanike po heton tifozët e Maccabi Tel Aviv në bashkëpunim me Ushtrinë Izraelite.

Next Post

Auditi i pagesës për La Civita, Kryetari i KQZ: Ja procedura për deklaratën e paraqitur nga Partia Demokratike.

Next Post
Tom Doshi dorëzohet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin kandidatit Besnik Brahimi.

Auditi i pagesës për La Civita, Kryetari i KQZ: Ja procedura për deklaratën e paraqitur nga Partia Demokratike.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

“Gjallë e paska nënën?”/ Balluku dhe Berberi tallen me pronarin e ASL: Mbaro kontratën! Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”

AKTUALITET

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

by timoni.al
November 5, 2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin francez Île d’Oléron, ku një burrë 35-vjeçar përplasi me makinën e tij një...

Read moreDetails
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

November 5, 2025
“Gjallë e paska nënën?”/ Balluku dhe Berberi tallen me pronarin e ASL: Mbaro kontratën! Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”

“Gjallë e paska nënën?”/ Balluku dhe Berberi tallen me pronarin e ASL: Mbaro kontratën! Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”

November 5, 2025
Forcat ruse rrisin autoritetin mbi qytetin kyç Pokrovsk, ndërsa Kremlini njofton se po përgatitet për rinisjen e provave bërthamore.

Forcat ruse rrisin autoritetin mbi qytetin kyç Pokrovsk, ndërsa Kremlini njofton se po përgatitet për rinisjen e provave bërthamore.

November 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al