Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Minatorët prej tre javësh në grevë/ Skandali i konçesioneve minerare. Turqit e minieres së Spaçit të arrestuar në Turqi

Editor by Editor
November 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Minatorët prej tre javësh në grevë/ Skandali i konçesioneve minerare. Turqit e minieres së Spaçit të arrestuar në Turqi
0
SHARES
386
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për më shumë se 3 javësh grevë dhe bllokim pune nga minatorët shqiptarë të minieres së Spaçit, nëpër rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë dhe emrat e pronarëve turq që kanë fituar konçesionin e minieres së bakrit në Spaç.


Kompania Tete Albania Tunnel & Mining sh.a që zotëron konçesionin e minieres është në pronësi 51% të grupit Ilbak Holding në Turqi. Që prej muajt mars 2025, sipas mediave turke, pronarët e Ilbak Holding ndodhen të arrestuar në shtetin turk për mashtrime financiare, tendera korruptivë dhe akuza terrorizmi.

Konkretisht me masë arresti nga shteti turk janë Murat Ilbak, Mustafa Ilbak, Yusuf Ilbak dhe Ali Ilbak. Duke u referuar mediave turke, Murat Ilbak i cili ka ne pronesi dhe televizionin CNBC në Turqi mori statusin e të penduarit dhe pranimit të fajt, gjë e cila e nxori nga qelia në arrest shtëpie. Shumë prona, llogari bankare dhe asete kompanish të grupit Ilbak Holding muajt e fundit janë sekuestruar nga shteti turk.


Skandali bëhet dhe më i rëndë pasi institucionet e shtetit shqiptar po bëjnë të pamundurën që ky skandal mos të dalë për publikun shqiptar. Akoma sot, Ministria e Industrisë dhe ajo e Ekonomisë nuk kanë reaguar nëse kompania që zotëron minieren e Spaçit është e sekuestruar nga shteti turk në kuadër të hetimit për grupin Ilbak Holding në Turqi.

Skandali shumëfishohet pasi në vitin 2017, vetem një vit përpara se kompania turke Tete Albania të fitonte konçesionin e minieres në Shqipëri, zyrat e administratorit të kësaj kompanie z. Eyup Batal u bastisen nga policia turke. Sipas mediave turke ai akuzohet per një mashtrim financiar prej mbi 3 milion eurosh kundrejt televizionit shtetëror turk TRT.

Institucionet e shtetit shqiptar si SPAK, Shish, Drejtoria e Pastrimit Parave apo ministritë e linjës janë në një bllokadë totale informacioni mbi këtë skandal. Çeshtja rëndohet akoma më shumë pasi kompania turke ka mbi 3 javë që refuzon kontratat kolektive me minatorët shqiptarë duke u dërguar policinë e shtetit për ti tërhequr zvarrë dhe dhunuar pavarësisht se legjislacioni shqiptar u lejon grevat. Bakri është mineral i cili shoqërohet me arin, gjë që përbën një skandal tjeter se si ari i vendit tonë lihet në duart e disa kontigjentave kriminale në Turqi.

Previous Post

Irani përcjell mesazh të prerë për SHBA-në: Udhëheqësi Suprem Khamenei paralajmëron se bashkëpunimi është i pamundur nëse amerikanët vazhdojnë të mbështesin Izraelin.

Next Post

Momente frike në qendër të Romës/ Pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti” shembet, një punëtor plagoset.

Next Post
Momente frike në qendër të Romës/ Pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti” shembet, një punëtor plagoset.

Momente frike në qendër të Romës/ Pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti” shembet, një punëtor plagoset.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al