Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Arrestohet grupi kriminal që merrej me trafikimin në Shqipëri të veprave artistike të vjedhura nga vende të Europës, dy persona në pranga.

timoni.al by timoni.al
October 31, 2025
in KRYESORE
0
Arrestohet grupi kriminal që merrej me trafikimin në Shqipëri të veprave artistike të vjedhura nga vende të Europës, dy persona në pranga.
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim intensiv i Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka rezultuar në arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një të treti, në kuadër të operacionit “Muzeu i errët”. Të arrestuarit janë A. H., 20 vjeç, dhe I. Gj., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, ndërsa në kërkim është J. H., 42 vjeç.

Sipas hetimeve, këta individë ishin organizuar në një grup kriminal, me qëllim trafikimin e objekteve me vlera historike dhe kulturore, të cilat ishin vjedhur në vende të ndryshme të Europës. I. Gj. ishte personi që siguronte kryesisht këto objekte, të cilat më pas trafikoheshin për t’u shitur në Shqipëri në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit në banesën e A. H. dhe J. H. (babë e bir), u gjetën një sërë objekteve të vlefshme: 31 punime druri të gdhendura, 3 skulptura në formë dhëmbi elefanti, 6 piktura të autorëve të huaj, 411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme, një procesverbal origjinal nga Franca i vitit 1925, dhe disa objekte të tjera me vlera artistike e historike, si një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, dhe një valixhe druri me punime dekorative.

Hetimet vazhdojnë për kapjen e J. H. dhe për identifikimin e ndonjë shtetasi tjetër të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Të gjitha materialet lidhur me këtë çështje janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Spalletti vendos rregulla të rrepta për lojtarët e Juventusit: hiqni kufjet dhe nuk ka më PlayStation në kazermë.

Next Post

Përse u përdor standard tjetër për Tropojën? Veliaj: Çfarë nëse lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

Next Post
Përse u përdor standard tjetër për Tropojën? Veliaj: Çfarë nëse lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

Përse u përdor standard tjetër për Tropojën? Veliaj: Çfarë nëse lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al