Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt! Gjin Gjoni rendit shkeljet e presidentit te “Ligjet”: Vetë i punësuar në spital privat, i biri në një kompani sigurimesh…

Editor by Editor
October 31, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kërkesa e PD për shkarkimin e Begajt! Gjin Gjoni rendit shkeljet e presidentit te “Ligjet”: Vetë i punësuar në spital privat, i biri në një kompani sigurimesh…
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Demokrati Gjin Gjoni ka paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar atë për “shkelje të vazhdueshme dhe të rënda të Kushtetutës”. Në dokumentin e paraqitur nga Gjoni, ndër shkeljet e pretenduara renditen dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës dhe ndërhyrja në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa është argumentuar gjërësisht me një material prej 80 faqesh të mbështetur me 21 prova shkresore. Jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de juro kryetar i shtetit, funksione që de facto i ka humbur prej shumë kohësh tashmë,” tha Gjoni.

Sipas tij, veprimet e Presidentit nuk kanë pasur qëllim legjitim, por janë ndërmarrë për të shërbyer interesave të qeverisë, duke ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve dhe proceset demokratike. Gjoni ka ngritur gjithashtu pretendime se Presidenti Begaj është i punësuar në një spital privat, ndërsa djali i tij punon në një kompani sigurimesh private.

7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:

-Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës;

-Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë;

-Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore;

-Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’;

-S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025;

-Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve;

-I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private.

Previous Post

“Përballje me Agron Shehajn në ‘Top Story’: ‘Pse të zhgënjen? Qetësohu!’”

Next Post

Sia triumfon në betejën për kujdestarinë e djalit pas akuzave për abuzim me drogë; gjykata refuzon kërkesën e ish-bashkëshortit.

Next Post
Sia triumfon në betejën për kujdestarinë e djalit pas akuzave për abuzim me drogë; gjykata refuzon kërkesën e ish-bashkëshortit.

Sia triumfon në betejën për kujdestarinë e djalit pas akuzave për abuzim me drogë; gjykata refuzon kërkesën e ish-bashkëshortit.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al