Friday, April 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Furgoni i parkuar në ‘Myslym Shyri’ i kamufluar me logon “Mirëmbajtja rrugore” ruhej prej muajsh nga policia! Iu zbulua dhe sekuestrua arsenal armësh, si ra ‘pre’ e bluve Eugert Sino

Editor by Editor
October 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
FOTO/ Furgoni i parkuar në ‘Myslym Shyri’ i kamufluar me logon “Mirëmbajtja rrugore” ruhej prej muajsh nga policia! Iu zbulua dhe sekuestrua arsenal armësh, si ra ‘pre’ e bluve Eugert Sino
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar mesditën e djeshme, pasi dyshohet se zotëronte një arsenal armësh dhe pajisje të kundërligjshme. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, Eugert Sino dyshohet se i kishte fshehur armët, të cilat mendohet se janë të trafikuara. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake.

Siç shihet edhe në foton e mësiprme, furgoni ishte i kamufluar me mbishkrimin ‘mirëmbajtje rrugore’ dhe me logon e një kompanie të njohur që asiston mirëmbajtjen e disa akseve kryesore në vend. Mësohet se policia e kishte ruajtur furgonin e parkuar prej më shumë se një muaji në rrugën “Myslym Shyri”. 

Sakaq bëhet me dije se në fillim ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën por pas konstatimit të armëve, ndërhyrja është vijuar nga agjentët e krimeve.

Eugert Sino, që u shoqërua dhe u mor në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia ka mohuar çdo përfshirje në ngjarjen e armëve të gjetura. Ai ka deklaruar para hetuesve se nuk ka asnjë dijeni mbi mënyrën se si armët kanë përfunduar në furgon, i cili, sipas tij, ishte i parkuar prej disa kohësh pranë banesës së tij.

Në total, janë sekuestruar 23 armë zjarri, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, si edhe pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit dhe sende të tjera të kundërligjshme. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”.

Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara.

Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “The van”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit E. S. u gjetën:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Previous Post

Izraeli pengon “Kryqin e Kuq” që të vizitojë të burgosurit palestinezë, ministri i Mbrojtjes: Të tilla vizita kërcënojnë sigurinë e vendit.

Next Post

Rama vlerëson deklaratën e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Rubin: Dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK, një njollë e rëndë për sistemin e drejtësisë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Një individ është gjetur i vdekur në Korçë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për hetimin mjekoligjor.

Një individ është gjetur i vdekur në Korçë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për hetimin mjekoligjor.

April 3, 2026
Veliaj kërkon lirimin, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.

“Unë nuk kërkoj mëshirë”/ Veliaj në Gjykatën Administrative: Jam i vetmi i ndaluar nga dikush që nuk është real.

April 3, 2026
James Rodriguez dërgohet në spital pas ndeshjes miqësore me Francën; alarm për shëndetin e tij.

James Rodriguez dërgohet në spital pas ndeshjes miqësore me Francën; alarm për shëndetin e tij.

April 3, 2026
SPAK nis hetimet për AKSHI-n, PD paraqet në Kuvend kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor.

KRYESORE

Një individ është gjetur i vdekur në Korçë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për hetimin mjekoligjor.

by timoni.al
April 3, 2026
0

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Mësohet se i moshuari ishte endacak dhe...

Read moreDetails
Veliaj kërkon lirimin, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.

“Unë nuk kërkoj mëshirë”/ Veliaj në Gjykatën Administrative: Jam i vetmi i ndaluar nga dikush që nuk është real.

April 3, 2026
James Rodriguez dërgohet në spital pas ndeshjes miqësore me Francën; alarm për shëndetin e tij.

James Rodriguez dërgohet në spital pas ndeshjes miqësore me Francën; alarm për shëndetin e tij.

April 3, 2026
SPAK nis hetimet për AKSHI-n, PD paraqet në Kuvend kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor.

SPAK nis hetimet për AKSHI-n, PD paraqet në Kuvend kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor.

April 3, 2026
Shqetësim për Lucescun: Ish-trajneri i Interit pëson infarkt disa orë pas daljes nga spitali, ndihmohet nga mjekët për të qëndruar në jetë.

Shqetësim për Lucescun: Ish-trajneri i Interit pëson infarkt disa orë pas daljes nga spitali, ndihmohet nga mjekët për të qëndruar në jetë.

April 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një individ është gjetur i vdekur në Korçë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për hetimin mjekoligjor.

Një individ është gjetur i vdekur në Korçë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për hetimin mjekoligjor.

April 3, 2026
Veliaj kërkon lirimin, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.

“Unë nuk kërkoj mëshirë”/ Veliaj në Gjykatën Administrative: Jam i vetmi i ndaluar nga dikush që nuk është real.

April 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al