Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Jemi kundër zvogëlimit të numrit të bashkive, dy kushtet tona për Komisionet e posaçme janë pranuar

Editor by Editor
October 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Jemi kundër zvogëlimit të numrit të bashkive, dy kushtet tona për Komisionet e posaçme janë pranuar
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike është kundër zvogëlimit të numrit të bashkive, duke theksuar se çdo ndryshim territorial duhet të bëhet vetëm me transparencë dhe me asistencë ndërkombëtare.
Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri të ditur se dy kushtet e vendosura nga opozita për ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare janë pranuar, duke i cilësuar si hapa pozitivë drejt një procesi të ndershëm reformash.
“Tani, ka dhe një mendim tjetër që është i kahershëm, nëse hyn në anale. Po është 25-30 vite më parë, që vendi të bëhet me dy Dhoma. Të ketë dhomën e lartë, Senatin dhe dhomën e parlamentit.
Unë jam dakord me këtë variant, sepse sado pak, pak, por nëse e ndërton Senatin jo si një institucion bllokues, se me bllokim shteti nuk ndërtohet, por si një institucion frenues në një farë mënyre, atëherë i bën një të mirë vendit.
Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë, ka të tjera që nuk e kanë.
Shqipëria nëse vendos të ketë senat, atëherë pa diskutim që duhet të pakësojë numrin e deputetëve.
Për bashkitë jo, nuk jemi për zvogëlimin e tyre…
… Unë them të jenë më shumë, por ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në Komisionin për Reformën Zgjedhore i pranishëm të jetë ODIHR dhe të na ndihmojë.
Në Komisionin për Reformën Territoriale të jenë ekspertët e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të shkëlqyer më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor”, tha Berisha.

Previous Post

Kryeministrja e Japonisë planifikon të propozojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel të Paqes.

Next Post

DPSHTRR në ndryshim drejtuesi, ja kush pritet të marrë udhëheqjen e këtij institucioni

Next Post
DPSHTRR në ndryshim drejtuesi, ja kush pritet të marrë udhëheqjen e këtij institucioni

DPSHTRR në ndryshim drejtuesi, ja kush pritet të marrë udhëheqjen e këtij institucioni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al