Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prej 10 shkurtit në paraburgim! Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, pritet kalimi ose jo i dosjes për gjykim

Editor by Editor
October 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Prej 10 shkurtit në paraburgim! Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’, pritet kalimi ose jo i dosjes për gjykim
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Në Gjykatën e Posaçme pritet të zhvillohet sot seanca paraprake për çështjen penale që përfshin ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë të hetuar në të njëjtën dosje. Gjatë kësaj seance, trupi gjykues do të shqyrtojë akuzat e ngritura nga SPAK dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të rikthehet për hetime shtesë.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili ishte përfshirë në një përplasje me një prokuror gjatë një seance në Gjykatën e Elbasanit.Më herët, më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë me një më të butë.

Sipas hetimeve të SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij dyshohet të kenë ngritur një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes së cilës kanë përfituar rreth 1 milion euro. Këto të ardhura, sipas prokurorisë, janë siguruar nga fondet e Bashkisë së Tiranës dhe nga ryshfete të marra prej biznesmenëve kontraktorë, përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

SPAK pretendon se një pjesë e shumës është përdorur për blerje luksoze online nga Ajola Xoxa, ndërsa hetimet për këtë dosje janë ende në vijim.

Previous Post

INSTAT: Shpenzimet për fëmijët arrijnë në 27 mijë lekë në muaj, ekspertët e quajnë shifër të pabesueshme dhe me ndikim te familjet e reja.

Next Post

Skandal në futbollin turk: 150 arbitrave u gjenden llogari bastesh, 10 prej tyre kanë bërë baste deri në 18 mijë euro për ndeshje

Next Post
Skandal në futbollin turk: 150 arbitrave u gjenden llogari bastesh, 10 prej tyre kanë bërë baste deri në 18 mijë euro për ndeshje

Skandal në futbollin turk: 150 arbitrave u gjenden llogari bastesh, 10 prej tyre kanë bërë baste deri në 18 mijë euro për ndeshje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al