Saturday, April 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blushi në Kuvend: Sot arrestohesh dhe mund të humbësh jetën në burg, jo pse je kriminel, por sepse je i varfër. Prokuroria nga akuzatore, është kthyer në inkuizitore duke iu bindur vullnetit politik të Ramës, burg për të pambrojturit

Editor by Editor
October 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Blushi në Kuvend: Sot arrestohesh dhe mund të humbësh jetën në burg, jo pse je kriminel, por sepse je i varfër. Prokuroria nga akuzatore, është kthyer në inkuizitore duke iu bindur vullnetit politik të Ramës, burg për të pambrojturit
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tedi Blushi deklaroi:

Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme nuk është thjesht një dokument me statistika, por një raport që ndërtohet mbi jetë njerëzish, dramash dhe tragjedi familjare dhe shoqërore.
Çdo numër në atë raport është një nënë që pret djalin e saj pas hekurave, një baba që nuk di pse është arrestuar, një i ri që ka humbur shpresën për drejtësi për shkak se është harruar në burg nga prokurori.
Sot, dy të tretat e qytetarëve që ndodhen në burgje janë të paraburgosur dhe një e treta e tyre pa akuzë.
U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin, por sepse Prokuroria e Përgjithshme po dëshmon zell të tepruar për të përmbushur vullnetin politik të Edi Ramës: burg, burg, burg, për të pambrojturit.
Për fatin e keq, kjo është drejtësi, një është instrument frike dhe ndëshkimi, që me ndihmën edhe të Prokurorisë së Përgjithshme po i shërben një regjimi armik të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të çdo shqiptari të thjeshtë.
Gjithmonë edhe më pak kemi sot prokurorë që hetojnë krimin dhe gjithmonë edhe më shumë prokurorë që duan dhe që po ndëshkojnë të pambrojturit.
Kjo është fytyra e një regjimi policor dhe arbitrar, ku Prokuroria është bërë palë me pushtetin dhe jo me ligjin.
Në këtë vend sot, për një cigare hashash dënohesh me pesë vite burg, ndërsa për një kamion me drogë, emërohesh deputet, siç kemi sot plot të tillë në këtë Kuvend.
Sot për një kotec pa leje, të fusin në burg, ndërsa për një pallat apo resort pa leje, të shpallin “investitor strategjik”
Për një faturë energjie të papaguar, të arrestojnë, ndërsa për vjedhjen e qindra miliona eurove taksa publike të popullit më të varfër dhe më të vjedhur të kontinentit, të japin amnistojnë, të ofrojnë poste dhe privilegje.
Dhe më e rënda nga të gjitha, sot në burgjet e Shqipërisë kanë humbur jetën njerëz, jo pse ishin kriminelë, por sepse nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike.
Shqiptarët po vdesin në qeli nga varfëria dhe ky është një alarm për të gjithë.
Ky është fytyra më e errët e një drejtësie të vdekur në raport me ligjin, që nga akuzatore është kthyer në inkuizitore, që mbyll sytë para krimit dhe vetëm shtyp qytetarin e thjeshtë.
Në vend që të garantojë barazinë para ligjit, Prokuroria është bërë gardiane e padrejtësisë.
Në vend të hetojë krimin e lidhur me pushtetin, ndëshkon të pambrojturin.
Dhe ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kalben në qeli, kriminaliteti është rritur me 30%. Krimi ecën lirshëm në zemër të qyteteve tona, sepse ai tashmë nuk fshihet, por është bërë pjesë e pushtetit.
Sot në shkollat e Shqipërisë më thjesht gjen armë dhe drogë se libra. Kush hetoi për këtë fakt? A hetoi Prokuroria kush i mbush çantat e fëmijëve me thika dhe hashash? Kush po i vret sot fëmijët e shqiptarëve të thjeshtë në oborret e shkollave?
Kur drejtësia kthehet në vegël politike ajo shndërrohet në armike të interesit publik.
Drejtësia nuk mund të zgjedhë sipas forcës, pasurisë, statusit shoqëror apo partisë, por vetëm në raport me ligjin.
Drejtësia dhe barazia para ligjit, ose është për të gjithë, ose më mirë kjo lloj “drejtësie” të shkrihet fare.

Faleminderit!

Previous Post

Ruben Saraiva paraqitet në gjykatë i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, ndërsa familjarët e Edmond Haxhisë japin dëshmi: Nuk e dimë vendndodhjen e tij.

Next Post

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë: Shqipëria ka arritur të krijojë 10% të kapaciteteve të saj gjeneruese nga burimet diellore.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

16-vjeçarja në Koplik braktis shtëpinë, policia nisin operacionin e kërkimit për adoleshenten.

April 4, 2026
Arrestohet 30-vjeçari në Laç, i cili lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, policia sekuestron pistoletën.

Arrestohet 30-vjeçari në Laç, i cili lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, policia sekuestron pistoletën.

April 4, 2026
AKU bllokon rreth 4 mijë kg bimë të thata nga “Merja”, ndërsa biznesi ndëshkohet me gjobë pa etiketë dhe datë skadence.

AKU bllokon rreth 4 mijë kg bimë të thata nga “Merja”, ndërsa biznesi ndëshkohet me gjobë pa etiketë dhe datë skadence.

April 4, 2026
300 mijë euro për përgatitjen e skuadrës; kërkesa e Të Kaltërve përballë Bosnjës dhe ndërhyrja e Gattusos.

300 mijë euro për përgatitjen e skuadrës; kërkesa e Të Kaltërve përballë Bosnjës dhe ndërhyrja e Gattusos.

April 4, 2026
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.
LAJME

16-vjeçarja në Koplik braktis shtëpinë, policia nisin operacionin e kërkimit për adoleshenten.

by timoni.al
April 4, 2026
0

Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur në Koplik, ku një 56-vjeçar ka denoncuar në polici largimin e vajzës së tij...

Read moreDetails
Arrestohet 30-vjeçari në Laç, i cili lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, policia sekuestron pistoletën.

Arrestohet 30-vjeçari në Laç, i cili lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, policia sekuestron pistoletën.

April 4, 2026
AKU bllokon rreth 4 mijë kg bimë të thata nga “Merja”, ndërsa biznesi ndëshkohet me gjobë pa etiketë dhe datë skadence.

AKU bllokon rreth 4 mijë kg bimë të thata nga “Merja”, ndërsa biznesi ndëshkohet me gjobë pa etiketë dhe datë skadence.

April 4, 2026
300 mijë euro për përgatitjen e skuadrës; kërkesa e Të Kaltërve përballë Bosnjës dhe ndërhyrja e Gattusos.

300 mijë euro për përgatitjen e skuadrës; kërkesa e Të Kaltërve përballë Bosnjës dhe ndërhyrja e Gattusos.

April 4, 2026
Dëmtime ndaj dy të rinjve në qendër të qytetit, arrestohet autori në Shkodër

Dëmtime ndaj dy të rinjve në qendër të qytetit, arrestohet autori në Shkodër

April 4, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

16-vjeçarja në Koplik braktis shtëpinë, policia nisin operacionin e kërkimit për adoleshenten.

April 4, 2026
Arrestohet 30-vjeçari në Laç, i cili lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, policia sekuestron pistoletën.

Arrestohet 30-vjeçari në Laç, i cili lëvizte i armatosur dhe me automjet pa targa, policia sekuestron pistoletën.

April 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al