Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të moshuarit në burg për një zjarr nga i ftohti, Balluku e lirë edhe pse ka vjedhur 30 mln euro

Editor by Editor
October 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Të moshuarit në burg për një zjarr nga i ftohti, Balluku e lirë edhe pse ka vjedhur 30 mln euro
0
SHARES
61
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Llangozi | Avokat

Dy të moshuar në burg për një zjarr nga i ftohti, dëm shtetit 600 lekë të reja, Belinda Balluku e lirë për 30 milionë euro

Sot, ish-ministrja Belinda Balluku është zyrtarisht e pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë një vjedhje kolosale prej 30 milionë eurosh. Paratë e qytetarëve janë kthyer në tunel pa dalje, por ajo është e lirë, e buzëqeshur, dhe e rrethuar nga “respekti institucional”. Asnjë pranga, asnjë natë qelie, asnjë ndjesë publike.

Por vetëm pak kilometra më tej, në Gramsh, drejtësia ka treguar dhëmbët e saj të egër.
Dy të moshuar 75-vjeçarë, të varfër, që jetojnë me bagëti, janë shndërruar në “kriminelët e rrezikshëm” të republikës.

Faji i tyre? Ndezën një zjarr për t’u ngrohur. Era e shpërndau, një copë e vogël pylli u dogj, dhe sipas prokurorisë “dëmi ekonomik” është plot 6000 lekë të vjetra.

Por për këtë “krim të tmerrshëm”, burri ndodhet në burg, ndërsa gruaja në arrest shtëpie.Kjo është fytyra e shtetit që kemi ndërtuar: një drejtësi që përkul kokën para milionave dhe shtyp me çizme të varfrit. Një sistem që fal hajdutët me pushtet dhe poshtëron njerëzit me këmishë të grisur.

Nëse digjet një pyll për 6000 lekë, pleqtë përfundojnë në qeli. Nëse digjen 30 milionë euro, pushtetarët bëjnë spa dhe flasin për “transparencë”.Ky vend nuk ka drejtësi. Ka një sistem të kalbur që mbron krimin në pushtet dhe ndëshkon mbijetesën.

Dy të moshuarit në burg për një zjarr nga i ftohti janë turpi i një shoqërie që ka humbur çdo ndjenjë njerëzore.Ndërsa Belinda Balluku e lirë është simboli i pandëshkueshmërisë, arrogancës dhe përbuzjes ndaj këtij populli.

Kjo nuk është thjesht padrejtësi.Kjo është poshtërim kombëtar.Një shuplakë për çdo shqiptar që ende beson se ligji vlen njësoj për të gjithë.

Në një vend normal, për një dëm prej 30 milionë eurosh, Belinda Balluku do të ishte në burg, jo në sallë gjyqi e lirë, e krehur dhe e qetë përpara kamerave. Por në Shqipëri, ndodh e kundërta: të varfrit shkojnë pas hekurave për një zjarr nga i ftohti, ndërsa pushtetarët që digjin miliona me laps.

Pyetja që bëjnë të gjithë shqiptarët është e qartë: pse Belinda Balluku nuk është në burg, ndërkohë që akuzohet për një aferë që ka dëmtuar shtetin me 30 milionë euro?

A është ky favorizim i pushtetit, korrupsion institucional apo thjesht një show mediatik për të krijuar përshtypje se drejtësia vepron? Ndërkohë, qytetarët e thjeshtë e kuptojnë dhimbshëm se në këtë vend, ligji duket se ka dy standarte: një për të fuqishmit dhe një tjetër për të varfrit.

Previous Post

48-vjeçari në Tiranë goditet me thikë, autori kapet nga policia

Next Post

Trump ironizon Putinin pas përgjigjes së tij ndaj sanksioneve të reja amerikane: “Le të presim gjashtë muaj”.

Next Post
Trump ironizon Putinin pas përgjigjes së tij ndaj sanksioneve të reja amerikane: "Le të presim gjashtë muaj".

Trump ironizon Putinin pas përgjigjes së tij ndaj sanksioneve të reja amerikane: "Le të presim gjashtë muaj".

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al