Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kapet në Kubë baroni kinez i fentanilit, i kërkuar nga autoritetet amerikane

timoni.al by timoni.al
October 23, 2025
in LAJME
0
Kapet në Kubë baroni kinez i fentanilit, i kërkuar nga autoritetet amerikane
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bosi i drogës kinez, Zhi Dong Zhang, i njohur si “Vëllai Wang”, është arrestuar në Kubë pas arratisjes së tij nga arresti shtëpiak në Meksikë në korrik. Ai është një nga furnizuesit më të mëdhenj të fentanilit për kartelet meksikane dhe është i kërkuar nga autoritetet amerikane për përfshirje në pastrim parash dhe trafik droge.

Zhang, që kishte ikur në Meksikë, tani do të mbahet në paraburgim në Kubë të paktën derisa të vendoset për deportimin e tij. Një urdhër arresti për të u lëshua nga një gjykatë federale në Atlanta muajin e kaluar, bazuar në akuzat për pastrim parash. Ai akuzohet për lidhje me kartelet e njohura Sinaloa dhe Jalisco New Generation, të cilat Uashingtoni i ka shpallur si organizata të huaja terroriste për rolin e tyre në trafikimin e fentanilit në territorin american.

Zhi Dong Zhang u arrestua në tetor 2024 në Meksikë, por, pas një periudhe në burg, një gjyqtar vendosi ta lërë në arrest shtëpiak. Ai arriti të arratisej dhe përdori një pasaportë false për të ikur nga Meksika, duke dështuar në përpjekjen për t’u futur në Rusi. Të dhënat sugjerojnë se ai ishte një “pastrues parash i rëndësishëm në shkallë ndërkombëtare”, i cili kishte bashkëpunuar me kartele të tjera për të transportuar fentanilin nga Kina në Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria kubane ende nuk ka konfirmuar arrestimin e tij. Dy burime qeveritare në Havana thanë se Zhang do të deportohej në Meksikë, por nuk dha detaje rreth datës dhe procedurave të transferimit. Ndërkohë, nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump për të luftuar tregtinë e fentanilit, Meksika ka intensifikuar operacionet e saj në luftën kundër drogës, nën drejtimin e presidentes së majtë Claudia Sheinbaum.

Arrestimi i Zhi Dong Zhang përbën një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për të vijuar luftën kundër trafikimit të fentanilit, një substancë që ka shkaktuar qindra mijëra vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Previous Post

“Situatë e ngjashme me ‘Far West’, shpëton ai që godet i pari”, krimi i rëndë me dy viktima në Manzë, gazetarja Anila Hoxha: Një nga armët ende mbetet e pagjetur.

Next Post

Champions League: Osimhen dominon ndaj Galatasaray, Bilbao rikthen avantazhin me përmbysje

Next Post
Champions League: Osimhen dominon ndaj Galatasaray, Bilbao rikthen avantazhin me përmbysje

Champions League: Osimhen dominon ndaj Galatasaray, Bilbao rikthen avantazhin me përmbysje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al