Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po heton nëse miliarderi filantrop George Soros “dhe të tjerë të çmendur të majtë radikalë” kanë ndihmuar në financimin e protestave “No Kings” (Jo Mbretër) të së shtunës.
Nëpërmjet fondacioneve të tij, Soros ka financuar gjerësisht kauza progresive në mbarë botën, përfshirë edhe në SHBA, dhe është bërë një “armik i betuar” për të djathtën konservatore. Trump gjithashtu kohët e fundit e ka shpallur lëvizjen e majtë ekstreme Antifa si organizatë terroriste.
“Mendoj se (protesta) është paguar nga Soros dhe disa të tjerë të majtë radikalë të çmendur,” u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, ndërsa kthehej në Uashington, nga Florida, të dielën në mbrëmje. “Ashtu duket, po e verifikojmë.”
Protestat “No Kings” janë një shembull i qartë se sa e ndarë është Amerika sot, me miliona njerëz që u mblodhën nëpër Shtetet e Bashkuara të shtunën.
Organizatorët thanë se pothuajse 7 milionë persona morën pjesë në rreth 2.700 protesta në çdo shtet të SHBA-së. Demonstrata ndërkombëtare u zhvilluan gjithashtu në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Portugalinë, Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën Çeke.
Pretendimi i Trump se Soros mund të ketë financuar këtë lëvizje vë në dyshim legjitimitetin e protestave kundër tij, duke nënkuptuar se ato mund të mos pasqyrojnë realisht atë që njerëzit mendojnë.
“Mendoj se është një shaka,” tha Trump për protestat “No Kings” në bordin e Air Force One të dielën në mbrëmje. “I pashë njerëzit — nuk përfaqësojnë këtë vend. Dhe pashë të gjitha pankartat e reja, të paguara — mendoj se janë paguar nga Soros dhe disa të tjerë të majtë radikalë të çmendur. Ashtu duket, po e verifikojmë”.
Trump i hodhi poshtë protestat si “shumë të vogla, shumë joefektive dhe me njerëz të çakorduar.”
Ai shtoi: “Dhe, meqë ra fjala, unë nuk jam mbret. Nuk jam mbret. Punoj pa pushim për ta bërë vendin tonë të madh. Kaq është. Nuk jam aspak mbret”.
Fushata “No Kings” tha se protestat u mbajtën për të “mbrojtur normat demokratike dhe për të refuzuar autoritarizmin”.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1980071167416467862&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fbota%2Fprotestat-shperthen-trump-po-hetojme-sorosin-si-financues-i-tyre-dhe-te-cme-i174615&sessionId=1495e4a27d1869a59ddb9a48082c5d951f8b5a23&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px