Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Protesta për ish-krerët e UÇK-së dhe Maratona e Tiranës/ Tre ngjarje publike gjatë fundjavës, policia shpall masa për kufizimin e lëvizjes.

timoni.al by timoni.al
October 17, 2025
in KRYESORE
0
Protesta për ish-krerët e UÇK-së dhe Maratona e Tiranës/ Tre ngjarje publike gjatë fundjavës, policia shpall masa për kufizimin e lëvizjes.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka përgatitur plane të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë që zhvillohen nga sot deri të dielën në kryeqytet. Aktivitetet përfshijnë tubimin në sheshin “Skënderbej”, Maratonën Fan Run dhe Maratonën e Tiranës, dhe do të sjellin kufizime të përkohshme të trafikut në disa akse kryesore.

Për të siguruar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, policia ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri gjatë tubimit në sheshin “Skënderbej”, prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00 sot. Për Maratonën Fan Run, më 18 tetor 2025, do të kufizohet lëvizja nga ora 09:00 deri në 11:00 në segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Në datën 19 tetor 2025, gjatë Maratonës së Tiranës, do të ketë kufizime të qarkullimit nga ora 08:00 deri në 16:00 në disa zona si: sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugë të tjera përreth. Gjithashtu, do të pezullohet itinerari i mjeteve të transportit urban përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza” nga ora 08:00 deri në 16:00, si dhe në të gjitha segmentet që kryqëzohen me këtë itinerar.

Në përputhje me këto masa, ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier dhe atyre për transport pasagjerësh brenda Unazës së Madhe më 19 tetor. Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe Policisë do të vazhdojë normalisht në të gjitha itineraret e përmendura.

Policia e Tiranës fton qytetarët të shmangin lëvizjen me mjete në zonat me kufizime, të përdorin rrugë alternative dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren për të garantuar sigurinë e gjithsecilit.

Previous Post

United po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Amorim, me drejtuesit që janë gati ta zëvendësojnë atë me trajnerin e shpallur kampion Europe.

Next Post

Riformatizime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet në postin e Drejtorit të Sigurisë Publike.

Next Post
Riformatizime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet në postin e Drejtorit të Sigurisë Publike.

Riformatizime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet në postin e Drejtorit të Sigurisë Publike.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al