Monday, February 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Loja e pistë për kreun e SPAK/ Si u fal Ylli Pjetërnikaj në “Vetting”, në këmbim të 1 vote në KLP për Klodian Brahon

Editor by Editor
October 17, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Loja e pistë për kreun e SPAK/ Si u fal Ylli Pjetërnikaj në “Vetting”, në këmbim të 1 vote në KLP për Klodian Brahon
0
SHARES
83
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndryshim 180 gradë në qëndrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për përfaqësimin e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) ndaj subjektit të rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj, ka ngritur dyshime serioze për ndikime dhe marrëveshje të fshehta në prag të garës për kreun e ri të SPAK.

Bëhet fjalë për të njëjtën çështje të “Vetting”-ut, ku SPAK, në seancën e parë, kishte kërkuar shkarkimin e subjektit për mosjustifikim pasurie, ndërsa në seancën përfundimtare ndryshoi qëndrim duke kërkuar konfirmimin e tij në detyrë.

Ky kthim befasues ndodh në një moment delikat, kur pritet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK dhe çdo votë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të vendosë fituesin.

Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se Altin Dumani ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin Klodian Braho, ndërsa lobimet, pazaret dhe “shkëmbimet e ndereve” kanë hyrë në fazën e hapur të asaj që disa prokurorë e quajnë “klering institucional”.

Nga kërkesa për shkarkim, në kërkesë për konfirmim

Çështja ka në qendër prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ishte konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi ishte ankimuar nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkimin për mosjustifikim të pasurisë.

Në seancën e parë, vetë Altin Dumani përfaqësoi SPAK-un dhe kërkoi shkarkimin e Pjetërnikajt, duke i qëndruar pretendimeve të Komisionerit Publik.

Por në seancën e dytë, kur pritej që qëndrimi i SPAK të përsëritej, situata ndryshoi rrënjësisht. Dumani nuk u paraqit vetë, por dërgoi Klodian Brahon, kandidatin që ai mbështet për drejtimin e ri të SPAK-ut, për të përfaqësuar institucionin në KPA.

Braho, në përfundim të seancës, paraqiti qëndrimin e kundërt me atë të mëparshëm: “Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit të KPK”, deklaroi ai, duke kërkuar që Ylli Pjetërnikaj të konfirmohej në detyrë.

Ky ndryshim i papritur erdhi në të njëjtën periudhë kur prokurori Pjetërnikaj është përmendur si mik i ngushtë i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Zeqir Hoda, vota e të cilit mund të jetë vendimtare në garën për kreun e ri të SPAK.

Dyshime për marrëveshje të heshtura

Burime nga KPA dhe SPAK pohojnë se “ndryshimi i kursit” nuk ka qenë institucional, por rezultat i një marrëveshjeje të heshtur për të siguruar mbështetjen e Hodës në favor të Klodian Brahos.

Në praktikë, kjo do të thotë se drejtuesi aktual i SPAK po përdor pozicionin e tij institucional për të ndikuar në proceset e rivlerësimit në këmbim të votave për kandidatin e preferuar të tij.

Trupi gjykues i KPA ka mbyllur shqyrtimin dhe pritet të shpallë vendimin përfundimtar sot, më 17 tetor, ora 12:00.

Çështja “Pjetërnikaj” pritet të kthehet në një test publik për integritetin e SPAK, që ndodhet sot në një udhëkryq kritik mes presioneve politike dhe lobeve të brendshme, ku çdo “klering” mund të kushtojë besueshmërinë e vetë drejtësisë së posaçme./Pamfleti

Previous Post

Xabi Alonso nuk e ka më në plan yllin e Real Madrid të largohet nga “Los Blancos” në përfundim të sezonit.

Next Post

VIDEO/ Bujar Leskaj i dehur tap sfidon urdhërin e PD-së, merr pjesë në protestë: Kush po e rruan për…

Next Post
VIDEO/ Bujar Leskaj i dehur tap sfidon urdhërin e PD-së, merr pjesë në protestë: Kush po e rruan për…

VIDEO/ Bujar Leskaj i dehur tap sfidon urdhërin e PD-së, merr pjesë në protestë: Kush po e rruan për...

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ekzistojnë lojëra fati të paligjshme/ Një person arrestohet në Korçë, konfiskohen 3 celularë

Ekzistojnë lojëra fati të paligjshme/ Një person arrestohet në Korçë, konfiskohen 3 celularë

February 9, 2026
Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj gjeneralit rus Vladimir Alekseyev, një i dyshuar në Dubai është arrestuar.

Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj gjeneralit rus Vladimir Alekseyev, një i dyshuar në Dubai është arrestuar.

February 9, 2026
Video/ Sulmi me dron në jug të Ukrainës rezulton me të paktën një viktimë

Video/ Sulmi me dron në jug të Ukrainës rezulton me të paktën një viktimë

February 9, 2026
Kryeministri Rama ndan pamjet e rinovimit të xhamisë së Ballies në Elbasan: Arkitektura më e bukur globalisht.

KRYESORE

Ekzistojnë lojëra fati të paligjshme/ Një person arrestohet në Korçë, konfiskohen 3 celularë

by timoni.al
February 9, 2026
0

Policia e qarkut Korçë po vazhdon kontrollet për të goditur veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Gjatë një operacioni...

Read moreDetails
Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj gjeneralit rus Vladimir Alekseyev, një i dyshuar në Dubai është arrestuar.

Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj gjeneralit rus Vladimir Alekseyev, një i dyshuar në Dubai është arrestuar.

February 9, 2026
Video/ Sulmi me dron në jug të Ukrainës rezulton me të paktën një viktimë

Video/ Sulmi me dron në jug të Ukrainës rezulton me të paktën një viktimë

February 9, 2026
Kryeministri Rama ndan pamjet e rinovimit të xhamisë së Ballies në Elbasan: Arkitektura më e bukur globalisht.

Kryeministri Rama ndan pamjet e rinovimit të xhamisë së Ballies në Elbasan: Arkitektura më e bukur globalisht.

February 9, 2026
Binjakët e bashkuar Abby dhe Brittany Hensel pozitojnë me një foshnjë, ndezin kuriozitet mbi aspektet e jetës së tyre private.

Binjakët e bashkuar Abby dhe Brittany Hensel pozitojnë me një foshnjë, ndezin kuriozitet mbi aspektet e jetës së tyre private.

February 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekzistojnë lojëra fati të paligjshme/ Një person arrestohet në Korçë, konfiskohen 3 celularë

Ekzistojnë lojëra fati të paligjshme/ Një person arrestohet në Korçë, konfiskohen 3 celularë

February 9, 2026
Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj gjeneralit rus Vladimir Alekseyev, një i dyshuar në Dubai është arrestuar.

Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj gjeneralit rus Vladimir Alekseyev, një i dyshuar në Dubai është arrestuar.

February 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al