Sunday, November 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kapje me ‘IMSI Catcher’/ Si u fut në çark vrasësi me pagesë Aldo Avdyli! I merret ADN-ja dhe pyetet për 2 atentate në Tiranë

Editor by Editor
October 17, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kapje me ‘IMSI Catcher’/ Si u fut në çark vrasësi me pagesë Aldo Avdyli! I merret ADN-ja dhe pyetet për 2 atentate në Tiranë
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno/ Gazetar

TIRANË- Aldo alias Elidon Avdyli, 37-vjeçari Shijakas, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit, u kap gafil në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi.

Ai kishte zgjedhur të vendosej në këtë apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë”, dhe informacionet e policisë kriminale flasin se Avdyli kishte arritur të strehohej në atë zonë me qëllim krijimin e një baze, për të krijuar më pas kushtet e kryerjes së një vrasjeje.

Por në gjurmë të lëvizjeve të tij kishte rënë një agjent policie, për shkak edhe të një gafe taktike që kishte bërë në fillim të muajit tetor 2025 vetë Aldo Avdyli.

Informacionet e klasifikuara të siguruara nga gazetari Elton Qyno flasin se Aldo Avdyli ka kërcënuar në telefon nën/drejtorin e policisë Durrës, shtetasin Bujar Deliallisin. Kërcënimi mësohet të jetë kryer në periudhën kur SPAK kishte nxjerrë urdhër-arrestet dhe policia kriminale ka kryer kontrolle në Shijak dhe disa banesa me qëllim kapjen e Avdylit.

Kujtojmë se kjo ishte masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

Ndërsa masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë. Por, teksa qëndronte i fshehur, ai ka kërcënuar me telefon nën/drejtorin e policisë së Durrësit, çka solli përqëndrimin më të madh të forcave dhe teknikës policore për kapjen e tij.

Për lokalizimin e Aldo Avdylit, policia kriminale ka përdorur paisjen përgjuese “IMSI Catcher”, një makinë elektrike izraelite, e cila është në gjendje të përgjojë dhe lokalizojë dhjetëra numra njëherësh.

Pikërisht përmes kësaj paisjeje arrit të lokalizohet vendodhja e numrit që përdorte Aldo Avdyli dhe mandej pozicioni i tij në mënyrë të saktë.

Njeriu më i kërkuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit u zbulua se ishte pozicionuar në një apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë.

Nga të dhënat e përgjuara përmes paisjes “IMSI Catcher”, policia ka krijuar bindjen se ai ishte vendosur në atë zonë për të realizuar një vrasje të rradhës, por pa ditur se kush mund të ishte objektivi.

Duke ndjekur dhe analizuar fluksin e bisedave të përgjuara, policia e Tiranës ka vendosur të ndërhyjë për arrestimin e tij, duke parandaluar mundësinë e kryerjes së një ngjarjeje tjetër kriminale.

Mëngjesin e tre ditëve më parë, skuadra të shumta operacionale dhe ato të RENEA-s kanë rrethuar zonën, duke futur në çark Aldo Avdylin.
Ky i fundit, edhe pse i armatosur, nuk ka mundur të bëjë asgjë, duke u dorëzuar plotësisht dhe pa asnjë kusht para forcave të policisë.

Me shpejtësi, Aldo Avdyli është transportuar në ambientet e policisë së Tiranës, ku para disa oficerëve të policisë është marrë në pyetje.

Gazetari Qyno ka mësuar se Aldo Avdyli është marrë në pyetje për vrasjen e Bujar Nasufit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 21 janarit 2025 në sy të gruas së tij.

Policia kishte dyshime se Avdyli mund të jetë paguar nga vëllezërit Jurgen dhe Voltan Xhani, por këto dyshime janë hedhur poshtë kur Aldo Avdyli nuk ka pranuar asnjë çast të ketë marrë pjesë në këtë vrasje, duke pohuar shkurt se: “…çfarë di për këtë ngjarje e kam dëgjuar dhe parë në televizor…”.

Ndërsa ngjarja e dytë, për të cilën Avdyli është marrë në pyetje, është vrasja e Iljaz Çalit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 prill 2022 në autostradën Tiranë-Durrës.
Edhe për këtë ngjarje, Avdyli ka mbajtur qëndrim mohues, duke vijuar të thotë: “…çfarë di për këtë ngjarje e kam dëgjuar dhe parë në televizor…”.

Pavarësisht mohimit të dy ngjarjeve, Aldo Avdylit, policia i ka kërkuar të marrë një kampion ADN-je me qëllim verifikimin e profileve të ADN-së së tij me disa ADN-e të gjetura në disa vendngjarje kriminale.

Avdyli nuk ka nguruar dhe ka dhënë profilin e ADN-së. Pas kësaj procedure, 37-vjeçari është nxjerrë nga ambientet e policisë së Tiranës, duke u çuar nën dy masat e sigurisë “arrest me burg” të vendosura nga Gjykata e Posaçme.

Previous Post

Nga investigimi i bujshëm marrëveshjes Rama-Meloni, kush është Sigfrido Ranucci, gazetari i njohur italian që ju bë atentat me eksploziv në Itali

Next Post

Vazhdojnë dëshmitë në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj: Pajtuesi i gjaqeve tregon se për familjen e Genc Malokut u kërkua…

Next Post
"Na lëreni në paqe, po marrim dhe fëmijët" / Vëllai i një të pandehuri tregon për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji dhe lidhjet me “Rrumin e Shijakut”

Vazhdojnë dëshmitë në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj: Pajtuesi i gjaqeve tregon se për familjen e Genc Malokut u kërkua…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ngjarja me thikë në gjimnazin e Kamzës/ Dy të mitur arrestohen pas incidentit

Punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër humb jetën pas kontaktit me energjinë elektrike gjatë riparimit të kabllit.

November 9, 2025
“Diella” e KQZ do të nëmurojë votat/ Projekti pilot zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por nuk do të shpallë rezultatin përfundimtar

“Diella” e KQZ do të nëmurojë votat/ Projekti pilot zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por nuk do të shpallë rezultatin përfundimtar

November 9, 2025
09:15

Pjesëmarrja në votim për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ jep të dhënat e para.  
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat iniciale të pjesëmarrjes për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki/ KQZ jep shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, Mat me numrin më të lartë të votuesve

November 9, 2025
McTominay vepron si “agjent”, skocezi bën thirrje Napolit: ‘Shpëtojeni’ shokun tim nga Manchester United

McTominay vepron si “agjent”, skocezi bën thirrje Napolit: ‘Shpëtojeni’ shokun tim nga Manchester United

November 9, 2025
Ngjarja me thikë në gjimnazin e Kamzës/ Dy të mitur arrestohen pas incidentit
KRYESORE

Punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër humb jetën pas kontaktit me energjinë elektrike gjatë riparimit të kabllit.

by timoni.al
November 9, 2025
0

Më 10:25, në lagjen “Salo Halili”, ka ndodhur një ngjarje tragjike. Shtetasi A. F., 38 vjeç, punonjës i një kompanie...

Read moreDetails
“Diella” e KQZ do të nëmurojë votat/ Projekti pilot zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por nuk do të shpallë rezultatin përfundimtar

“Diella” e KQZ do të nëmurojë votat/ Projekti pilot zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por nuk do të shpallë rezultatin përfundimtar

November 9, 2025
09:15

Pjesëmarrja në votim për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ jep të dhënat e para.  
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat iniciale të pjesëmarrjes për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki/ KQZ jep shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, Mat me numrin më të lartë të votuesve

November 9, 2025
McTominay vepron si “agjent”, skocezi bën thirrje Napolit: ‘Shpëtojeni’ shokun tim nga Manchester United

McTominay vepron si “agjent”, skocezi bën thirrje Napolit: ‘Shpëtojeni’ shokun tim nga Manchester United

November 9, 2025
Pjesëmarrje e vogël në Cërrik, kandidati i pavarur shprehet: Shpresojmë të mos ndodhin ndërhyrje nga jashtë.

Pjesëmarrje e vogël në Cërrik, kandidati i pavarur shprehet: Shpresojmë të mos ndodhin ndërhyrje nga jashtë.

November 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngjarja me thikë në gjimnazin e Kamzës/ Dy të mitur arrestohen pas incidentit

Punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër humb jetën pas kontaktit me energjinë elektrike gjatë riparimit të kabllit.

November 9, 2025
“Diella” e KQZ do të nëmurojë votat/ Projekti pilot zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por nuk do të shpallë rezultatin përfundimtar

“Diella” e KQZ do të nëmurojë votat/ Projekti pilot zbatohet në bashkinë e Tepelenës, por nuk do të shpallë rezultatin përfundimtar

November 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al