Monday, February 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas skandalit me ‘groshët e burgut’, familja Qefalia fiton dy tenderat e majmë për “supën e spitalit”! Dajti Park do furnizojë Ushtarakun dhe Martenitetin

Editor by Editor
October 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Pas skandalit me ‘groshët e burgut’, familja Qefalia fiton dy tenderat e majmë për “supën e spitalit”! Dajti Park do furnizojë Ushtarakun dhe Martenitetin
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur brenda të njëjtës ditë dy tendera të majmë për shpërndarjen e ushqimeve në spitale.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, “supën” në Spitalin Ushtarak dhe Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” do e shpërndajnë familja Qefalia dhe Kalaja, të cilët zotërojnë nga 50 % të aksioneve të firmës “Dajti Park 2007”, dikur me emrin “Vllaznia”. E njëjta firmë është hetuar, teksa pronarët e saj në vitin 2018, janë dënuar për “groshët” e të burgosurëve.

Koha ka kaluar dhe si duket ka “shëruar plagët” e firmës dhe pronarëve, të cilët kanë lidhje të forta me mazhorancën. Ish-pronari Ylber Kalaja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg, në muajin korrik 2018.

Menjëherë pas kësaj mase dënimi, Ylberi firmosi në dokument që i falte djalit të tij, Desart Kalaja, 50 % të aksioneve dhe 50 % të tjera ia fali z. Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Pas skandalit me 'groshët e burgut', familja Qefalia fiton dy

Kalimi formal i pronësisë ka rezultuar fatsjellës për firmën, tashmë të emërtuar “Dajti Park 2007”. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma ka fituar disa tendera të majmë, madje edhe nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ndërkohë, data 10 tetor 2025 ka qenë tepër fatsjellëse për firmën, me pronar dy familjet Qefalia dhe Kalaja. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, një institucion i krijuar kohët e fundit për të zhvilluar tenderët me shumë zero, e ka shpallur fituese firmën “Dajti Park” në tenderin e Spitalit Ushtarak dhe atë të Maternitetit.

Pas skandalit me 'groshët e burgut', familja Qefalia fiton dy

Dokumenti më sipër është shpallja fituesit të tenderit me objekt “shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”, me një kohëzgjatje prej 3 vitesh. Firma “Dajti Park 2007” ka ofruar 125 milionë lekë pa TVSH.

Fituesi është shpallur më datë 10 tetor 2025, ndërkohë që në të njëjtën ditë e njëjta firmë ka marrë të tjera miliona po nga shteti, për një tjetër tender me objekt të ngjashëm.

Pas skandalit me 'groshët e burgut', familja Qefalia fiton dy

Në dokumentet që hulumtoi VoxNews, firma në pronësi të familjes Qefalia dhe Kalaja mori edhe tenderin me objekt “gatimi dhe shpërndarje ushqimi (catering) në S.U.O.GJ ‘Mbretëresha Geraldinë’”, me një kohëzgjatje prej 48 muajsh. Në këtë procedurë, Dajti ofroi 107 milionë lekë, ose mbi 1.1 milionë euro.

Firma ka një të kaluar tepër të dyshimtë, me hetime dhe kalime pronësie në mënyrë fiktivë. Duke qenë se pjesëtarët e familjes Qefalia ishin në pushtet, Xhemali deputet dhe Lulëzimi kryetar i Komunës Dajt dhe më vonë Administrator po i Njësisë Dajt, firma ka qenë formalisht te familja Kalaja.

Pas skandalit me 'groshët e burgut', familja Qefalia fiton dy

Në disa raste, e njëjta firmë është akuzuar edhe nga opozita se ka fituar në mënyrë të dyshimtë mbi 55 milionë euro në tendera dhe leje ndërtimi. Deklaratat e opozitës janë bërë në vitin 2024, vit në të cilën firma ka dalë me një fitim minimal, duke parë edhe xhiron vjetore me shumë numra.

Në dokumentin e bilancit të vitit 2024, të hulumtuar nga VoxNews, firma ka deklaruar një fitim prej 33,300,051 lekë. E gjithë kjo shumë, shkruan firma, është shpërndarë divident./ VoxNews

Previous Post

“Puro dhe shampanjë, kujt i bëhet vonë?!” Komenti i papërsëritshëm i Trump për presidentin izraelit: Fali Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…

Next Post

Trump në Parlamentin Izraelit: Hamasi do të çarmatoset, por marrëveshja nuk është arritur, bota mbështet Izraelin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Reali i Madridit siguron një tjetër triumf dhe e shtyn Barcelonën nën presion

Reali i Madridit siguron një tjetër triumf dhe e shtyn Barcelonën nën presion

February 8, 2026
Kalulu sjell shpëtim për Spallettin në përfundim të ndeshjes dhe gëzon tifozët e Lazio-s.

Kalulu sjell shpëtim për Spallettin në përfundim të ndeshjes dhe gëzon tifozët e Lazio-s.

February 8, 2026
Lavrov: Bashkimi Europian s’ka arsye të shqetësohet për një sulm nga ne, por do të reagojmë ushtarakisht nëse provohet ndonjë veprim

Lavrov: Bashkimi Europian s’ka arsye të shqetësohet për një sulm nga ne, por do të reagojmë ushtarakisht nëse provohet ndonjë veprim

February 8, 2026
Misteret e Moskës: Korrespondenca e Jeffrey Epstein me zyrtarë të lartë rusë dhe përpjekjet e tij të pandalshme për t'u takuar me Vladimir Putin.

Misteret e Moskës: Korrespondenca e Jeffrey Epstein me zyrtarë të lartë rusë dhe përpjekjet e tij të pandalshme për t’u takuar me Vladimir Putin.

February 8, 2026
Reali i Madridit siguron një tjetër triumf dhe e shtyn Barcelonën nën presion
AKTUALITET

Reali i Madridit siguron një tjetër triumf dhe e shtyn Barcelonën nën presion

by timoni.al
February 8, 2026
0

Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Valencias, duke mundur skuadrën e fundit me rezultatin 2-0 në ndeshjen...

Read moreDetails
Kalulu sjell shpëtim për Spallettin në përfundim të ndeshjes dhe gëzon tifozët e Lazio-s.

Kalulu sjell shpëtim për Spallettin në përfundim të ndeshjes dhe gëzon tifozët e Lazio-s.

February 8, 2026
Lavrov: Bashkimi Europian s’ka arsye të shqetësohet për një sulm nga ne, por do të reagojmë ushtarakisht nëse provohet ndonjë veprim

Lavrov: Bashkimi Europian s’ka arsye të shqetësohet për një sulm nga ne, por do të reagojmë ushtarakisht nëse provohet ndonjë veprim

February 8, 2026
Misteret e Moskës: Korrespondenca e Jeffrey Epstein me zyrtarë të lartë rusë dhe përpjekjet e tij të pandalshme për t'u takuar me Vladimir Putin.

Misteret e Moskës: Korrespondenca e Jeffrey Epstein me zyrtarë të lartë rusë dhe përpjekjet e tij të pandalshme për t’u takuar me Vladimir Putin.

February 8, 2026
Ish-ministri Jacques Lange jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë, pasi emri i tij përmendet 600 herë në dosjen Epstein.

Ish-ministri Jacques Lange jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë, pasi emri i tij përmendet 600 herë në dosjen Epstein.

February 8, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reali i Madridit siguron një tjetër triumf dhe e shtyn Barcelonën nën presion

Reali i Madridit siguron një tjetër triumf dhe e shtyn Barcelonën nën presion

February 8, 2026
Kalulu sjell shpëtim për Spallettin në përfundim të ndeshjes dhe gëzon tifozët e Lazio-s.

Kalulu sjell shpëtim për Spallettin në përfundim të ndeshjes dhe gëzon tifozët e Lazio-s.

February 8, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al