Al-Hilal ka bërë një goditje të madhe në tregun ndërkombëtar, duke ofruar 400 milionë euro për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Sipas portalit spanjoll Fichajes.net, klubi saudit ka kontaktuar drejtuesit e Barcelonës, por marrëveshja është refuzuar menjëherë me argumetnin se “Yamal nuk është në shitje”.
Vetëm 18 vjeç, Yamal ka një kontratë me Barcelona që zgjat deri në vitin 2031, me një pagë fikse prej 10 milionë euro në vit dhe një bonus nënshkrimi prej 25 milionë eurosh që do të shpërndahet gjatë gjashtë viteve. Këto shifra janë të arritshme vetëm nga klubet e pasura të Saudi Pro League, dhe Al-Hilal ka bërë një lëvizje të qëllimshme për të sfiduar Barcelonën.
Aktualisht, Yamal po rikuperohet nga një inflamacion në ijë, që e ka mbajtur jashtë fushave në ndeshjen e fundit të Barcelonës, një humbje 4-1 ndaj Sevillas, si dhe nga grumbullimi me kombëtaren spanjolle për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Prezenca e tij në derbin katalanas ndaj Girona-s mbetet e paqartë, me trajnerin Hansi Flick që preferon të mos e rrezikojë për El Clásico-n e 26 tetorit kundër Real Madridit.
Oferta e bujshme për Yamal vjen në një moment të tensionuar për Barcelonën, pas dy humbjeve të rënda në Champions dhe kampionat. Pas humbjes ndaj Sevillas, kanë dalë në pah mosmarrëveshje brenda ekipit, ku trajneri Flick ka kritikuar përkushtimin e lojtarëve, ndërsa këta të fundit ankohen për mungesë dialogu nga stafi teknik.
Këto tensione në ekip mund të ndikojnë në merkato, me interesin nga Al-Hilal që e komplikon edhe më shumë situatën në “Camp Nou”. Barcelona do të përballet me sfida të rëndësishme në të ardhmen e afërt, ndërsa fate të ndryshme për lojtarët e saj mund të sjellin pasoja për të gjithë strukturën e klubit.