Sunday, February 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SKANDAL/ Kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës, motra e trafikantit të njohur të drogës/ EMRI

Editor by Editor
October 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
SKANDAL/ Kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës, motra e trafikantit të njohur të drogës/ EMRI
0
SHARES
24.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Av. Arben Llangozi

Brunilda Mersini, e cila tashmë është shpallur kandidate për Bashkinë e Vlorës, përbën një ndër rastet më skandaloze të kapjes së politikës nga krimi i organizuar. Burime të shumta pohojnë se ajo është vendosur në këtë garë me porosi direkte nga rrjete kriminale që prej vitesh kontrollojnë ekonominë e jugut dhe veçanërisht zonat bregdetare.

Profili familjar i saj është thellësisht komprometues dhe tregon qartë lidhje të ngushta me individë të dënuar për vepra të rënda penale, që nga trafiku ndërkombëtar i drogës, organizatat mafioze dhe deri te pastrimi i produkteve të veprës penale. Ajo është motra e shtetasit Alxhi Nallbani, i njohur në botën e krimit si “Xhili”, i cili është dënuar me 14 vjet burgim në shtetin italian për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe trafik të lëndëve narkotike.

Një tjetër lidhje alarmante është ajo me Renardo Nallbanin, i njohur si “Nardi”, kushëri i afërt, i dënuar po ashtu për organizatë kriminale dhe trafik droge me një vendim të formës së prerë prej 14 vjetësh burg. Aktualisht, sipas të dhënave të disponueshme, ai ndodhet nën masë sigurie “arrest në burg” për përfshirjen në aferën e inceneratorëve një nga skandalet më të mëdha financiare të tranzicionit shqiptar.

Por pjesa më tronditëse e këtij mozaiku kriminal është lidhja gjaku që Brunilda Mersini ka me figurën e njohur të botës së krimit, Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare një nga bosët më të rrezikshëm të mafies shqiptare, i dënuar për krime të shumta, përfshirë vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Ajo është vajza e dajës së tij, çka e vendos në qendër të një rrjeti të trashëguar të lidhjeve të errëta mes politikës dhe botës së krimit.

Në vend që të ishte subjekt hetimi për pastrim parash dhe lidhje me individë me precedent penal, ajo promovohet si përfaqësuese politike dhe më tej si kandidate për njërën prej bashkive më strategjike të vendit Vlorën, portën kryesore të jugut dhe nyjën më të rëndësishme për investime, turizëm dhe pasuri publike.

Kjo kandidaturë shihet si një lëvizje e koordinuar e grupeve të krimit të organizuar, të cilat përmes saj synojnë të konsolidojnë kontrollin mbi pasuritë bregdetare, tokat e vyera në Tragjas, Orikum dhe zonën e Zvërnecit, duke i kthyer këto territore në një “koloni kriminale” ku politika është thjesht fasadë dhe vendimmarrjet merren në prapaskenë.

Në qarqet investigative flitet se i gjithë procesi i tranzicionit të pronave në Tragjas, si dhe disa projekte të reja ndërtimore në zonën e Rradhimës dhe Ujit të Ftohtë, janë të lidhura drejtpërdrejt me strukturat që mbështesin politikisht Brunilda Mersinin.

Në thelb, rasti i saj tregon më qartë se kurrë më parë se si krimi i organizuar jo vetëm ka depërtuar në politikë, por tashmë po e përdor atë si mjet për legjitimim, pastrim dhe kontroll të territorit.
Nëse institucioneve të drejtësisë u mbetet vetëm roli i spektatorit, atëherë kandidatura e Brunilda Mersinit nuk është thjesht një skandal elektoral, por një provë e qartë e kapjes përfundimtare të pushtetit vendor nga struktura kriminale.

Previous Post

“Do të ishe i gatshëm të kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Po, por kam dy kushte përplotësuese. Jam i shkurtër dhe…

Next Post

Qytetarët e Kosovës ushtruan të drejtën e tyre të votës sot/ Fillon procesi i numërimit të votave për pozitat e kryetarëve të komunave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas një fitoreje të thellë, Chivu: Nuk jemi të përsosur, por kemi një dëshirë të madhe për t'u bërë konkurrues.

Pas një fitoreje të thellë, Chivu: Nuk jemi të përsosur, por kemi një dëshirë të madhe për t’u bërë konkurrues.

February 8, 2026
Zgjedhjet në Portugali: Antonio Seguro në garë për presidencën, dominon kandidati i ekstremit të djathë me 64% të votave.

Nju Jorku goditet nga bora dhe akulli, me temperatura që janë 10 gradë më të ulta se ato në Antarktidë.

Kryeministri tajlandez rikonfirmohet në zgjedhjet e parakohshme pas shpërndarjes së parlamentit për shkak të konfliktit kufitar me Kamboxhin, duke arritur një fitore të thellë ndaj opozitës.

Lajmi Fundit

Pas një fitoreje të thellë, Chivu: Nuk jemi të përsosur, por kemi një dëshirë të madhe për t’u bërë konkurrues.

by timoni.al
February 8, 2026
0

Interi arriti një fitore të madhe në Mapei duke mundur Sassuolon me rezultatin 5-0, duke rritur diferencën në 8 pikë...

Read moreDetails
Zgjedhjet në Portugali: Antonio Seguro në garë për presidencën, dominon kandidati i ekstremit të djathë me 64% të votave.

Zgjedhjet në Portugali: Antonio Seguro në garë për presidencën, dominon kandidati i ekstremit të djathë me 64% të votave.

February 8, 2026
Nju Jorku goditet nga bora dhe akulli, me temperatura që janë 10 gradë më të ulta se ato në Antarktidë.

Nju Jorku goditet nga bora dhe akulli, me temperatura që janë 10 gradë më të ulta se ato në Antarktidë.

February 8, 2026
Kryeministri tajlandez rikonfirmohet në zgjedhjet e parakohshme pas shpërndarjes së parlamentit për shkak të konfliktit kufitar me Kamboxhin, duke arritur një fitore të thellë ndaj opozitës.

Kryeministri tajlandez rikonfirmohet në zgjedhjet e parakohshme pas shpërndarjes së parlamentit për shkak të konfliktit kufitar me Kamboxhin, duke arritur një fitore të thellë ndaj opozitës.

February 8, 2026
Pesë persona arrestohen nga autoritetet franceze pas rrëmbimit dhe mbajtjes peng të një gjyqtare dhe nënës së saj për 30 orë.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas një fitoreje të thellë, Chivu: Nuk jemi të përsosur, por kemi një dëshirë të madhe për t'u bërë konkurrues.

Pas një fitoreje të thellë, Chivu: Nuk jemi të përsosur, por kemi një dëshirë të madhe për t’u bërë konkurrues.

February 8, 2026
Zgjedhjet në Portugali: Antonio Seguro në garë për presidencën, dominon kandidati i ekstremit të djathë me 64% të votave.

Zgjedhjet në Portugali: Antonio Seguro në garë për presidencën, dominon kandidati i ekstremit të djathë me 64% të votave.

February 8, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al