Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të gjithë janë të lumtur”/ Trump dhe liderët e botës firmosin në Egjipt dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën: U desh 3 mijë vjet të ndodhte

Editor by Editor
October 13, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Të gjithë janë të lumtur”/ Trump dhe liderët e botës firmosin në Egjipt dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën: U desh 3 mijë vjet të ndodhte
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EGJIPT- Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkruajti planin e paqes për Gazën në samitin në Sharm el-Sheikh. Dokumenti për paqen në Gaza u nënshkrua live nga Trump dhe liderët e tjerë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, pasi e nënshkroi, tha u deshën 3,000 vite për të arritur në këtë pikë.

Trump falenderon edhe liderët e tjerë për mbështetjen e treguar gjatë negociatave për armëpushimin. Trump deklaroi se më parë kishte pasur parashikime që pretendonin se Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë.

“Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe pushtetit që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij. Kjo zgjati 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të zgjasë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën. 

Marrëveshja është aq e madhe sa do të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore – e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme. Mendova se kjo do të ishte ndoshta më e vështira, dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të shkëlqyera. Ne kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe u ndihmuam, në veçanti, nga vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, tha Trump. 

Në këtë samit janë të pranishëm Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dhe udhëheqësit evropianë Emmanuel Macron i Francës, Giorgia Meloni Kryeministrja e Italisë, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri hungarez Victor Orban e shumë të tjerë. Mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa ishte gjithashtu në skenë. Ajo që ra në sy ishte edhe prania e shefit i FIFA-s, Gianni Infantino.

Por nga Izraeli nuk pati asnjë përfaqësues. Më herët, gjatë pritjes nga Presidenti egjiptian pas mbërritjes në Sharm el-Sheikh, Trump deklaroi se marrëveshja e Gazës nuk do të ishte arritur nëse SHBA nuk do të kishte goditur bazat bërthamore të Iranit./Dosja.al

https://youtube.com/watch?v=RJO8RwMkCl0%3Fsi%3D-GTNBAyOWs39fvpC
Previous Post

Numërimi përfundon në disa komuna, ja si janë rezultatet. Cilat janë kandidatët që kalojnë në balotazh ndërmjet LDK dhe PDK?

Next Post

“Do të ishe i gatshëm të kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Po, por kam dy kushte përplotësuese. Jam i shkurtër dhe…

Next Post
“Do të ishe i gatshëm të kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Po, por kam dy kushte përplotësuese. Jam i shkurtër dhe…

“Do të ishe i gatshëm të kandidoje për Tiranën?”/ Braçe në “Portokalli”: Po, por kam dy kushte përplotësuese. Jam i shkurtër dhe…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al