Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turpi i drejtësisë: drejtori i aferave të naftës, Eltar Deda, në zyrë dhe jo në burg!- 240 milionë euro dëm dhe asnjë përgjegjësi, SPAK mbyll syt

Editor by Editor
October 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Turpi i drejtësisë: drejtori i aferave të naftës, Eltar Deda, në zyrë dhe jo në burg!- 240 milionë euro dëm dhe asnjë përgjegjësi, SPAK mbyll syt
0
SHARES
79
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shtet normal, një zyrtar me dosje abuzimesh e hetimesh të hapura për korrupsion do të ishte përballë drejtësisë.

Por në Shqipëri, ndodh e kundërta: Eltar Deda, njeriu që përmendet në çdo aferë të errët të Albpetrolit, u rikthye përsëri në postin e drejtorit të përgjithshëm — pikërisht në kohën kur emri i tij lakohet në hetimet e Prokurorisë për skemat korruptive me kompaninë Bankers Petroleum.

Sipas përgjimeve të siguruara nga organet ligjzbatuese, zbulohet një rrjet pagesash të manipuluara, favorizimesh të qëllimshme dhe përdorimi të fondeve publike për qëllime private.

Në qendër të kësaj skeme që ka dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 240 milionë euro, qëndrojnë disa zyrtarë të Bankers dhe bashkëpunëtorët e tyre në Albpetrol, mes tyre edhe Eltar Deda — drejtuesi që duhej të mbronte interesat e shtetit, por që u kthye në shërbëtor të koncesionarit të huaj.

Në një bisedë të datës 9 prill 2025, drejtoresha e Thesarit të Bankers Petroleum, Majlinda Thana, i thotë koleges së saj:

“Pse ke përfshirë Albpetrol? Mund të presë me 1.5 milionë.”

Një fjali që tregon qartë se kompania shtetërore shqiptare trajtohej si pa vlerë, ndërsa paratë publike orientoheshin drejt kompanive private të afërta me drejtuesit dhe kontraktorët e tyre.

Ndërkohë, zbulohen edhe abuzime me tenderat në Albpetrol, të cilat, sipas burimeve brenda kompanisë, janë firmosur personalisht nga Deda, me procedura të manipuluara, fitues të paracaktuar dhe çmime të fryra disa herë mbi vlerën reale.

Në disa raste, kontratat janë lidhur me kompani fantazmë që nuk kanë kapacitet teknik, por që kanë përfituar miliona nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me drejtuesit e kompanisë.

Në vend që këto fakte të çonin drejt arrestimeve, ndodhi e pabesueshmja:

Eltar Deda, në vend që të ishte në burg për abuzim me detyrën, u ul përsëri në karrigen e drejtorit të Albpetrolit — një ironi e hidhur për çdo shqiptar që beson ende tek drejtësia.

Ky është portreti tipik i pandëshkueshmërisë që ka mbërthyer institucionet publike.

SPAK, që duhej të kishte hetuar me forcë dhe vendosmëri një rast flagrant të korrupsionit me pasuri publike strategjike, vazhdon të flejë gjumë, duke mos ndërmarrë asnjë veprim konkret ndaj këtij rasti.

Asnjë hetim, asnjë pyetje, asnjë masë sigurie për një drejtues që prej vitesh shfaqet në çdo raport për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Rikthimi i Dedës në krye të Albpetrol është fytyra më e pastër e sistemit të sëmurë të emërimeve politike — ku lojaliteti ndaj pushtetit vlen më shumë se përgjegjësia ndaj ligjit.

Ky është edhe mesazhi më i qartë që i jepet opinionit publik: në Shqipëri, abuzuesit nuk ndëshkohen, por shpërblehen.

Për sektorin e naftës në Shqipëri dëgjojmë vetëm lajme mbi skandalet e kompanive që nuk paguajnë taksa dhe fshehin fitimet nga eksporti i hidrokarbureve, rafineritë që mbyllen dhe trojet jepen për parqe voltaik apo pallate. Nga ana tjetër vjen propagandë e rreme për suksese. Kryeministri Rama është ikona e lajmeve të tilla. Ai mbahet mend për naftën e Shpiragut, që nuk doli kurrë në sipërfaqe.

Stilin e shefit të tij e ndjek edhe Eltar Deda, drejtori i Albpetrol, që harxhon 150 milionë lekë (pa TVSH) vetëm për video dhe foto në instagram.

Se çfarë do të postojë Eltari për Albpetrolin e merrni me mend. Se si e ka katandisur shoqërinë shtetërore shikojeni më poshtë në këtë grafik.

Eltari nuk do t’ia japë publikut këto të dhëna, sepse aty del që ndërmarrja e tij po shkon gropë. Qysh nga momenti kur e mori detyrën nga Belinda Balluku, më 10 tetor 2022 dhe më pas, Deda e çoi Albpetrolin në nivel 2.5 herë më të ulët të fitimeve.

Meqenëse kemi vetëm fakte dhe bëjmë verifikimin e tyre në mënyrë të pavarur, po raportojmë kontratën e Eltar Dedës “Shërbim për zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe marketingut me publikun” që e ka Fondin Limit 14,873,333 Lekë pa TVSH.

Kështu, pasi i ka bërë rrush e kumbulla paratë e shoqërisë, Eltar Deda bën edhe strategji me paratë e shtetit, që të rregullojë imazhin e nxirë nga korrupsioni.

Tenderi për momentin është anuluar me urdhër të KPP, për shkak të denoncimit të shkeljeve të ligjit për prokurimet.

Tenderi i strategjisë së videove të Instagramit

Qysh në krye duhet të themi se ky është një tender shërbimesh që është klasifikuar si blerje mallrash për të kamufluar qëllimet dhe për të justifikuar paratë e shpenzuara. Procedura është njoftuar më 19 mars 2025 ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 20 maj 2025, kur është mbajtur tenderi. Në këtë procedurë morën pjesë dy operatorë ekonomik.

Data e mbajtjes se tenderit 20-05-2025:1. OPTIMA COMMUNICATION” shpk; 2. R & T ADVERTISING” shpk. Më 4 qershor 2025 është shpallur fitues kompani e dytë që është në pronësinë e Adrian Rucit, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është skualifikuar.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Denoncimi i tenderit për shkeljet e ligjit 

Operatori ekonomik “OPTIMA COMMUNICATION” e ka kundërshtuar vendimin e komisionit të vlerësimit të ofertave duke denoncuar shkeljet në KPP.

Paradoksi  është se kompania ankuese fillimisht ( më 29 maj 2025) është kualifikuar, ndërsa operatori tjetër rezultonte i skualifikuar nga gara.

“Nga vlerësimi i procedurës së prokurimit ju si operator ekonomik jeni renditur i pari. Mbështetur ne nenin 26, pika 6, tё VKM nr. 285, datë 19.05.2021, i ndryshuar, ku

parashikohet që “Përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti/enti kontraktor i kërkon ofertuesit të kualifikuar i pari dorëzimin e dokumenteve provuese si dhe shoqëruese të ofertës, të dorëzuara në rrugë elektronike”, citojmë shkresën e Albpetrol nisur kompanisë që denoncon.

Por gjërat do të përmbyseshin në tavolinë si letrat e bixhozit. “Optima Communication” SHPK  me datë 2 qershor 2025 merr e-mail nga Albpetrol me titull “Sqarim mbi vlerësimin e procedurës me objekt ‘Shërbim për zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe marketingut me publikun”:

Përshëndetje,

Pas vlerësimit të procedurës së prokurimit me objekt “Shërbim për zhvillimin e strategjisë së komunikimit dhe marketingut me publikun”, me date 29.05.2025 në SPE ju ka mbërritur një mesazh “Kërkesë për paraqitje dokumentacioni”. Ju sqarojmë se KVO gabimisht gjatë kryerjes së vlerësimit në SPE ka kualifikuar ofertën tuaj. Arsyet e skualifikimit të ofertës tuaj, gabimisht i janë vendosur një ofertuesi tjetër pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi. Për këtë arsye, oferta juaj rezultoi e kualifikuar, kur në të vërtetë duhet të rezultonte e skualifikuar. Pas konstatimit të gabimit, sot më datë 02.06.2025, KVO ka kryer rivlerësimin e procedurës duke e skualifikuar ofertën tuaj. Në SPE gjeni arsyen e skualifikimit të ofertës tuaj. Për sa më sipër, lutemi të mos e merrni në konsiderate mesazhin e dërguar për paraqitje dokumentacioni! Duke Ju kërkuar ndjesë për këtë lapsus, ju urojmë punë të mbarë! Marsela Pëllumbi, në cilësinë e anëtarit të KVO”.

Me ndryshimin e fituesit, kompania ankuese mëson se është skualifikuar se nuk ka bërë “Deklaratë mbi disponueshmërinë e anëtarit të stafit”.

Këtë pretendim e ka hedhur poshtë KPP duke pranuar ankesën e biznesit. Po ashtu, kërkohet anulimi i tenderit dhe rishpallja e tij sipas konstatimeve të KPP.

Tender për postime në Instagram

Ky është një shpenzim që nuk duhej kryer, pasi Albpetrol ka zyrë shtypi, e cila prodhon informacione me foto dhe video. Ndërkohë bëhet një tender sikur do të bëhet film në “Netflix”.  Stafi i Eltarit për mediat, duke ndenjur në zyrë mund t’i rregullojë ato video për Instagram.

Sipas dokumenteve të tenderit, Operatori ekonomik duhet të ketë në stafin e tij këta punonjës të kualifikuar: 1 punonjës Regjizor; 1 punonjës Specialist Marketingu, 2 punonjës Designer në Multimedia.

Puna e tyre zgjat 30 ditë. Sigurisht që stafi do të marrë pagën që merr zakonisht, ndërsa paratë e tjera mbushin llogarinë e mikut të Eltar Dedës.

Puna e tyre konsiston në realizimin e 1 video të përgjithshme për shoqërinë “Albpetrol” SH.A.

Pra, do të jetë Video Spot TV me gjatësi 1 minutë. Kjo video, sipas porosisë së Eltarit duhet të ketë në fokus rolin historik të shoqërisë “Albpetrol” SH.A në industrinë shqiptare, përpjekjet mjedisore dhe investimet në teknologji të reja. Të përçojë historinë, vizionin dhe përpjekjet për një të ardhme të qëndrueshme të shoqërisë “Albpetrol” SH.A, si dhe të ndërtojë një imazh pozitiv dhe të unifikuar të kompanisë.

Publiku, sidomos banorët e Fierit, të Mallakastrës dhe të Vlorës e dinë shumë mirë se si e ka nxirë mjedisin nafta e puseve të Albpetrol.

Operatori Ekonomik duhet të krijojë konceptin, skenarin dhe storyboard-in e spotit televiziv. Përpara përgatitjes së videove, operatori ekonomik duhet të prezantojë një ide nëpërmjet një ‘storyboard’, i cili duhet të ketë në përmbajtjen, ideimin, krijimin dhe skenarin e spotit. Spoti duhet të realizohet në përputhje me standardët dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jetë i përshtatshëm për formatin e transmetimit në High Definition. Operatori Ekonomik duhet të dorëzojë dhe 2 versione të tjera të spotit: versionin 30 sekonda dhe një spot 10 sekonda. Xhirimet duhet të përmbajnë: Sekuenca të filmuara me kamera në lartësi nëpërmjet dronit; Sekuenca të filmuara në nivelin e syrit apo të tokës; Të kenë skena nga objektet kryesore të shoqërisë “Albpetrol” SH.A. Të jenë një kombinim midis xhirimeve të ndryshme dhe elementeve grafik të animuar. Dhe të shoqërohet me muzikë, Audio/narracion shoqërues me copyright.

Kërkohet realizim i 5 videove informuese për 5 vendburimet prodhuese të naftës që janë në administrim të “Albpetrol” SH.A. Realizimi i këtyre videove duhet të jenë në formatin dhe konceptin e përshtatshëm për t’u publikuar në web, rrjete sociale, si dhe në prezantime në evente apo takime të ndryshme. Videot duhet të trajtojnë dhe të jenë të dedikuara respektivisht për vendburimin Kuçovë, Cakran – Mollaj, Gorisht –Kocul, Amonicë, Patos.

Të 5-ta videot duhet të jenë në një gjatësi jo më të vogël se 45 sekonda secila. 5 video të tjera 1 minutëshe duhen për Qendrën e Emergjencave të Naftës dhe Gazit (Q.E.M.N.G) Patos, Qendrën e Furnizimit Teknik (Q.F.T) Patos, Qendrën e Shërbimit Gjeologjik (Q.SH.GJ) Patos, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimit Elektrik (Q.F.SH.E) Patos, Qendrën Mekanike të Naftës (Q.M.N) Kuçovë.

Më tej kërkohet realizimi i arkivit të përmbajtjes vizuale dhe multimediale për marketingun digital dhe rrjetet sociale, për t’u përdorur në të gjithë harkun kohor të 1 viti ku përfshihen: 30 video montazhe, 100 fotografi profesionale, 120 designe për postime në rrjetet sociale.

Video montazhet ose gif do t’iu përshtaten formateve të kërkuara për postimet në mediat digitale (postime dhe story në Facebook dhe Instagram, Google ads, Youtube).

Video montazhet duhet të jenë në një gjatësi jo më të vogël se 15 sekonda.

Fotografitë profesionale do të përdoren në “Stories” dhe “Highlights” për të krijuar kategori të veçanta, si “Mjedisi”, “Teknologjia e Re, “Punonjësit Tanë” dhe “Dita në jetën e punonjësve tanë”.

E bëmë këtë paraqitje të shkurtër të videove që të kuptohet se sa na kushton propaganda e Eltar Dedës. Dhe këtij shpenzimi shtojini paratë që do të marrin televizionet dhe rrjetet sociale për të shpërndarë këtë “përmbajtje”. Mos u çudisni kur të dëgjoni shifra 1 milion euro reklamë në këtë apo atë televizion.

Previous Post

Gana siguruan biletën për në Amerikë, duke e çuar në 21 numrin e ekipeve të kualifikuara për Botërorin 2026.

Next Post

Rezultatet fillestare të KQZ-së në Kosovë: LDK kryeson me 600 vota në Prishtinë, Kurti siguron dy komuna në raundin e parë. PDK shpall fitoren në Suharekë dhe Skenderaj.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kampionati Europian i Snooker 2023 mban një ngjarje të madhe në Golem, ku qindra sportistë nga 40 vende janë mbledhur për të marrë pjesë në garë.

Kampionati Europian i Snooker 2023 mban një ngjarje të madhe në Golem, ku qindra sportistë nga 40 vende janë mbledhur për të marrë pjesë në garë.

October 13, 2025
VIDEO/ Momente emocionuese: përqafime dhe lot, takimi i pengjeve izraelite me familjet e tyre në vendlindje

VIDEO/ Momente emocionuese: përqafime dhe lot, takimi i pengjeve izraelite me familjet e tyre në vendlindje

October 13, 2025
Armëpushimi në Gaza, Eurovision ndalon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në kompeticion.

Armëpushimi në Gaza, Eurovision ndalon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në kompeticion.

October 13, 2025
Fjalimi përfundimtar i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Të vazhdojmë këtë bashkëpunim në këtë atmosferë pozitive.

KRYESORE

Kampionati Europian i Snooker 2023 mban një ngjarje të madhe në Golem, ku qindra sportistë nga 40 vende janë mbledhur për të marrë pjesë në garë.

by timoni.al
October 13, 2025
0

Shqipëria po shndërrohet në epiqendrën e snooker-it evropian, me qindra sportistë nga 40 vende që po marrin pjesë në Kampionatin...

Read moreDetails
VIDEO/ Momente emocionuese: përqafime dhe lot, takimi i pengjeve izraelite me familjet e tyre në vendlindje

VIDEO/ Momente emocionuese: përqafime dhe lot, takimi i pengjeve izraelite me familjet e tyre në vendlindje

October 13, 2025
Armëpushimi në Gaza, Eurovision ndalon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në kompeticion.

Armëpushimi në Gaza, Eurovision ndalon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në kompeticion.

October 13, 2025
Fjalimi përfundimtar i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Të vazhdojmë këtë bashkëpunim në këtë atmosferë pozitive.

Fjalimi përfundimtar i Trump në samitin e Sharm El-Sheikhut: Të vazhdojmë këtë bashkëpunim në këtë atmosferë pozitive.

October 13, 2025
24-vjetori i sulmeve në SHBA: Presidenti Begaj thekson se Shqipëria riafirmon pozitat e saj kundër çdo forme terrorizmi

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Begaj: Dëshirojmë një paqe të qëndrueshme

October 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kampionati Europian i Snooker 2023 mban një ngjarje të madhe në Golem, ku qindra sportistë nga 40 vende janë mbledhur për të marrë pjesë në garë.

Kampionati Europian i Snooker 2023 mban një ngjarje të madhe në Golem, ku qindra sportistë nga 40 vende janë mbledhur për të marrë pjesë në garë.

October 13, 2025
VIDEO/ Momente emocionuese: përqafime dhe lot, takimi i pengjeve izraelite me familjet e tyre në vendlindje

VIDEO/ Momente emocionuese: përqafime dhe lot, takimi i pengjeve izraelite me familjet e tyre në vendlindje

October 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al