Friday, April 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sfidohen partitë politike, BIRN: Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Editor by Editor
October 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Sfidohen partitë politike, BIRN: Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke afruar në garë një kandidat digjital. Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).

Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.

“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.

Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.

Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.

“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.

E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.

“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.

“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.

Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.

“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.

Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.

Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”./ BIRN

Previous Post

ÇUDIRA në Kosovë! Ndërroi jetë pak muaj më parë, Nikollë Perkaj rrëmben 52 vota në zgjedhjet lokale

Next Post

Trump niset drejt Izraelit! Gjest mirënjohjeje në breg të detit, vizatohet skica e profilit të presidentit amerikan: FALEMINDERIT

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Miri në përplasje me Selin: Kritikë për mungesën e respektit ndaj femrave”

“Miri në përplasje me Selin: Kritikë për mungesën e respektit ndaj femrave”

April 3, 2026
Deputetja e PDK-së i merr mikrofonin Kurtit në foltore: 'Kthehu në temë, nuk të lë të flasësh. Ke katër vite në pushtet dhe...'

Deputetja e PDK-së i merr mikrofonin Kurtit në foltore: ‘Kthehu në temë, nuk të lë të flasësh. Ke katër vite në pushtet dhe…’

April 3, 2026
“Presidenca mungon dokumentacionin për emërimin e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani ndodhet në konflikt interesi.

“Presidenca mungon dokumentacionin për emërimin e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani ndodhet në konflikt interesi.

April 3, 2026
Mesazh nga daja për Brikenën i çon banorët në habitim në shtëpinë e BBV 5.

Mesazh nga daja për Brikenën i çon banorët në habitim në shtëpinë e BBV 5.

April 3, 2026
“Miri në përplasje me Selin: Kritikë për mungesën e respektit ndaj femrave”
LAJME

“Miri në përplasje me Selin: Kritikë për mungesën e respektit ndaj femrave”

by timoni.al
April 3, 2026
0

Miri dhe Selin kanë pasur një debat të ashpër sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjatë këtij përplasje,...

Read moreDetails
Deputetja e PDK-së i merr mikrofonin Kurtit në foltore: 'Kthehu në temë, nuk të lë të flasësh. Ke katër vite në pushtet dhe...'

Deputetja e PDK-së i merr mikrofonin Kurtit në foltore: ‘Kthehu në temë, nuk të lë të flasësh. Ke katër vite në pushtet dhe…’

April 3, 2026
“Presidenca mungon dokumentacionin për emërimin e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani ndodhet në konflikt interesi.

“Presidenca mungon dokumentacionin për emërimin e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani ndodhet në konflikt interesi.

April 3, 2026
Mesazh nga daja për Brikenën i çon banorët në habitim në shtëpinë e BBV 5.

Mesazh nga daja për Brikenën i çon banorët në habitim në shtëpinë e BBV 5.

April 3, 2026
Detaje të reja në lidhje me vrasjen e 63-vjeçarit në Vlorë, i cili u dhunua për vdekje; një muaj më parë, viktimës i ishte djegur automjeti.

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e 63-vjeçarit në Vlorë, i cili u dhunua për vdekje; një muaj më parë, viktimës i ishte djegur automjeti.

April 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Miri në përplasje me Selin: Kritikë për mungesën e respektit ndaj femrave”

“Miri në përplasje me Selin: Kritikë për mungesën e respektit ndaj femrave”

April 3, 2026
Deputetja e PDK-së i merr mikrofonin Kurtit në foltore: 'Kthehu në temë, nuk të lë të flasësh. Ke katër vite në pushtet dhe...'

Deputetja e PDK-së i merr mikrofonin Kurtit në foltore: ‘Kthehu në temë, nuk të lë të flasësh. Ke katër vite në pushtet dhe…’

April 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al