Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë dy katëshe në fshatin Cernice, të bashkisë së Tropojës, ku jetonin dy familje. Ngjarja ka sjellë dëme materiale, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime.
Pesë forca zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të fiknin flakët. Aktualisht, ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarri. Një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë incident.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar arsyet e zjarrit.