Saturday, December 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Editor by Editor
October 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli deklaroi sot për mediat se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave. Vangjeli kujtoi se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale “manipulim i tregut”, pas shkeljeve ku medikamentet shiteshin deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Vangjeli thekson se historia e përfshirjes së Çaushollit në skema të paligjshme daton që nga viti 2016, kur Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka ai u arrestua. Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e tij vijuan të lulëzojnë, përfshirë linjën e autobusëve të ‘Unazës’ dhe pesë biznese të tjera, disa prej të cilave me persona publikë si bashkëpronarë.

Edhe pas përjashtimit për 6 muaj nga tenderat publikë nga Agjencia e Prokurimit Publik në korrik 2024, Çausholli hapi një biznes të ri në turizëm. Kështu, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh. Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut Elvis Doçi, për të cilin paga e kuotave ishte vetëm 600 euro.

Deklarata e Plotë:

Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’. Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re. Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua. Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë. Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.

Kështu, në korrik 2024, u  regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh. Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës). Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.

Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’. Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.

👇👇👇👇👇👇

Dokumenta bashkëngjitur

denoncimi per nadir caushollin

Previous Post

Më shumë se 4 mijë m2 ndërtim të paligjshëm, IMT pezullohet projekti i ri në Astir

Next Post

Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

December 19, 2025
Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

December 19, 2025
Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

December 19, 2025
Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

KRYESORE

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

by timoni.al
December 19, 2025
0

Tensionet mes stafeve të Napoli dhe Milan janë rritur pas një incidenti gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë. Trajneri i...

Read moreDetails
Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

December 19, 2025
Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

Dron sulmon pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë humbin jetën, dhjetëra të tjerë lëndohen në Kolumbi.

December 19, 2025
Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

Kim Kardashian përballë kritika intense pas instalimit të 50 pemëve Krishtlindjesh në vilën e saj luksoze, duke tërhequr vëmendjen me komentet e ndjekësve që e konsiderojnë shtëpinë e saj si një morg.

December 19, 2025
Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

Administrata Trump përmbush premtimin, fillon publikimin e dokumenteve mbi Epstein/ Çfarë zhvillimesh priten në SHBA?

December 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

“Ulu, marrëzi,” i tha Allegri Orialit, ndërsa Conte ndërhyri më pas: këto ishin fjalët që u shkëmbyen…

December 19, 2025
Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

Marrëveshja midis Milanit dhe West Ham është arritur, detajet e reja shkruajnë se Füllkrug do të jetë në dispozicion për Allegrin më 8 janar.

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al