Friday, October 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk i shpëton dot burgut, Entela Çanos fiton me shkelje tenderin e mbikëqyrjes së aksit Tiranë–Durrës

Editor by Editor
October 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Nuk i shpëton dot burgut, Entela Çanos fiton me shkelje tenderin e mbikëqyrjes së aksit Tiranë–Durrës
0
SHARES
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër skandal po shpërfaqet në sistemin e tenderave publikë, ku kompanitë nën hetim nga SPAK vijojnë të shpallen fituese në kontrata me miliona euro.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes është kompania “A & E Engineering sh.p.k.”, në pronësi dhe administrim të Entela Çanos, e cila rezulton fituese e tenderit për mbikëqyrjen e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës, faza III, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, procedura me numër reference REF-58833-08-22-2025, e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), është mbyllur me një formulë vlerësimi që nuk përcakton qartë kritere të barabarta për të gjithë ofertuesit.

Në vend të transparencës dhe konkurrencës reale, rezultati përfundimtar është lënë në dorën e një komisioni vlerësimi, i cili – sipas burimeve nga brenda sektorit – vepron nën ndikim politik dhe sipas orientimeve që burojnë nga Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar prej Belinda Ballukut.

Në garë morën pjesë dhjetëra kompani të fushës së mbikëqyrjes inxhinierike, përfshirë CIVIL CONS, INVICTUS, TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING, ZENIT & CO, INFRATECH, dhe C.E.C GROUP, por të gjitha u skualifikuan në mënyrë të menjëhershme, me justifikime teknike ose formale.

Në fund, “A & E Engineering” u shpall fituese me një ofertë të aprovuar nga komisioni, megjithëse vlera financiare dhe performanca e saj në tendera të mëparshëm janë kontestuar publikisht.

Ekspertë të fushës së prokurimeve publike theksojnë se mungesa e një formule të qartë dhe të barabartë për vlerësimin e ofertave krijon terren për manipulim dhe përzgjedhje të paracaktuara. Në këtë rast, nuk ka pasur një pikëzim transparent, ndërsa kriteret janë zëvendësuar me “vlerësim subjektiv” nga komisioni përkatës.

Burime të afërta me procesin tregojnë se çdo tender madhor që kalon në filtrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka një “dorë orientuese” nga lart, dhe se procedurat shpesh përdoren për të legjitimuar vendime tashmë të marra paraprakisht.

Në praktikë, kjo do të thotë se konkurrenca është vetëm në letër, ndërsa fituesi përcaktohet sipas interesave të një rrethi të mbyllur ekonomik e politik.

Ndërkohë, SPAK po heton disa prej kontratave të mëparshme ku përfshihet “A & E Engineering”, përfshirë projektet në rrugën Korçë–Ersekë, ku janë konstatuar dëmtime dhe mbifaturime të ndjeshme.

Pavarësisht kësaj, autoritetet publike vijojnë t’i japin të njëjtit subjekt kontrata të reja, madje edhe në projekte strategjike si korridori Tiranë–Durrës.

Deri më tani, as ARRSH dhe as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk kanë dhënë një sqarim mbi mënyrën se si u përcaktua fituesi, ndërsa afati për ankim mbetet ende i hapur.

Cfarë fshihet pas Entela Çanos?!

Nga një shpërthim me tritol poshtë makinës së saj në vitin 2014, te miliona euro të përfituara nga tenderat publikë. Historia e Entela Çanos, inxhinieres së ndërtimit dhe administratores së A & E ENGINEERING sh.p.k, është një ndër më të debatueshmet sot në Shqipëri.

Emri i saj del në qendër të hetimeve të SPAK për aferat korruptive në Bashkinë e Kolonjës, ku përveç kryebashkiakut Erion Isai dhe disa zyrtarëve të tjerë, e pandehur është marrë edhe vetë Çano. Dosja e prokurorisë tregon se ajo kishte lidhje të ngushta me Isain, me të cilin komunikonte shpesh përmes WhatsApp-it. Pikërisht aty, sipas hetimeve, bëhej pazari për tenderat publikë, të cilët më pas përfundonin pothuajse gjithmonë në duart e të njëjtave firma ndërtuese.

Shpëtimi nga tritoli

Pak veta e dinë se Çano ka qenë më parë në qendër të një ngjarjeje kriminale. Në vitin 2014, në Sukth, një sasi tritoli ishte vendosur poshtë makinës së saj, në pjesën ku vendosen këmbët e pasagjerit. Shpërthimi shkatërroi mjetin dhe la një gropë në rrugë, por Çano shpëtoi për mrekulli, falë një çante me dokumente që amortizoi goditjen.

Milionat nga tenderat publikë

Nga ajo ditë, Çano duket se nuk ka humbur kohë. Kompania e saj A & E ENGINEERING sh.p.k është bërë një prej përfituesve kryesorë të fondeve publike:

  • 2019–2025: 594,089,579 lekë të reja
  • 2015–2018: 161,885,550 lekë të reja
  • 2014: 28,046,695 lekë të reja
  • 2012–2013: 21,641,931 lekë të reja

Në total, 8.3 milionë euro të ardhura nga buxheti i shtetit, para të marra nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Nga viktimë në fituese?

Historia e Entela Çanos duket si një paradoks shqiptar: një grua që shpëtoi nga një atentat me tritol, për të dalë më pas si një nga përfitueset më të mëdha të tenderave publikë të dyshuar për abuzim. SPAK ka vënë nën akuzë lidhjet e saj me pushtetin lokal, duke hedhur dritë mbi një skemë ku privatët konsultoheshin për vlerat e projekteve para se tenderat të shpalleshin publikisht.

Nga rruga e djegur në Sukth, tek rruga Korçë–Ersekë dhe ujësjellësit që mbikëqyrte kompania e saj, emri i Entela Çanos është sot sinonim i aferave të errëta të lidhjes mes biznesit dhe pushtetit.

“Ylli” i Erion Isait (Çuçkës)

Në 26 Shtator 2025, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai. Prokurorët kanë vendosur në shpinën e Isait, i njohur edhe si “Çuçka” që prej kohësh kur ishte pjesë e emisionit cabaret “Portokalli”, disa akuza të rënda për një zyrtar publik: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Prokuroria ka hetuar të paktën dy procedura tenderuese, njëra që lidhet me punimet shtesë për rrugën Korçë-Ersekë dhe një për ndërtimin e një ujësjellësi në zonat rurale të Kolonjës.

Nga dosja hetimore kanë rrjedhur disa komunikime telefonike mes Çuçkës dhe Entela Çanos, të cilat lidhen me tenderin e ujësjellësit.

Një detaj interesant në ato biseda është fakti që Çuçka i drejtohet kontraktores Çano me emërtime përkëdhelëse, duke treguar afërsi dhe bashkëpunim të ngushtë mes të dyve.

Prokuroria e Posaçme thotë se, në përfundim të hetimit, ka marrë të pandehur Erion Isain, Entela Çanon, si edhe disa zyrtarë të tjerë në bashkinë e Kolonjës.

Miliardat publike për Entela Çanon

Kompania “A&E Engineering” rezulton të jetë krijuar në vitin 2007. Objekti i aktivitetit të saj është “Shërbime në planifikim urban, projektim, plane të detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, projektim, mbikqyrje, kolaudim, etj”.

Entela Çano është ortake themeluese e studios së projektimit dhe aktualisht është pronare e vetme e saj.

Nga një vështrim në tenderat publikë, rezulton se “A&E Enginering” e Entela Çanos është një përfituese e rregullt e tenderave të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për mbikqyrjen dhe supervizimin e punimeve në akse të ndryshme rrugore kombëtare e lokale.

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela

Në pesë vitet e fundit, “A&E Engineering” rezulton të ketë arkëtuar mbi 180 milionë lekë të reja ose rreth 2 milionë euro vetëm nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Një institucion tjetër shumë i rëndësishëm për studion e Çanos është Bashkia e Tiranës. Gjatë periudhës që institucioni është drejtuar nga Erion Veliaj, studioja “A&E Engineering” ka përfituar gjithashtu rreth 2 milionë euro.

Ndërkohë, në Bashkinë Ersekë rezulton se ka fituar rreth 30 mijë euro, shumë që lidhet pikërisht me supervizimin e ujësjellësit rural, për të cilin tashmë është marë e pandehur, së bashku me kryebashkiakun Erion Isai (Çuçka).

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II.

Komunikimet, të cilat janë zhvilluar përmes aplikacionit WhatsApp, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime të projekteve për të mundësuar përfitime të paligjshme.

  • Zbulohet abuzimi me tenderat për rrugën Korçë-Ersekë, mesazhe në WhatsApp midis Erion Isait dhe kompanisë: Sa më shpejt, duhet t’i vulos, zjarr!

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:

“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”

Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Sa më shpejt s plis…”

Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Ok… pa merak… Pa problem.”

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:

“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”

Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ju vell…!”

Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:

“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:

“330 Eshtë max.”

Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Shqyr…?”

Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”

Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”

Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ishte teeepeeeeee e larte”

Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”

Sakaq, SPAK vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë çështje dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet.

Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat.

Kush është Entela Çano

Në rrethet e biznesit njihet si çelësi i Salillarit. Pas çdo tenderi të madh që përlan një oligark, shfaqet edhe ajo si mbikëqyrëse e punimeve. Ndryshe, vjedhja e parave publike me punime fiktive, nuk do të mund të realizohej.

Ajo është Entela Çano, administratore dhe pronare e kompanisë suprvizuese A & E ENGINEERING sh.p.k. Faktet tregojnë se Entela Çano është sekreti i oligarkut Pëllumb Salillari në vjedhjet me tendera.

(Madje Salillari i ka krijuar lidhje Entela Çanos edhe me ‘ujqërit’ e tjerë të tenderave të rrugëve. Çano, jo rastësisht, është paracaktuar për të certifikuar punimet e rrugës Korçë-Ersekë, me kosto 65 milionë euro. Rruga është shembur pjesërisht dhe paratë janë vjedhur. Skandali po hetohet nga SPAK).

Kur një skuadër e Byrosë Kombëtare zbarkoi për kontroll në shtëpinë e drejtorit të Rrugëve, Evis Berberi, Entela Çano u shqetësua, nisi të demostronte shenja paniku dhe të interesohej nëse ishte edhe ajo nën hetim. Entela Çano jo vetëm duhet të jetë nën hetim, por duhet të ishte arrestuar si metri në duart e oligarkëve për vjedhjen e parave publike. Entela Çano ka certifikuar punime të pakryera, pra punime fiktive, për projektet e mëdha infrastrukturore, duke përvetësuar dhe ndarë paratë publike.

Previous Post

Vazhdojnë përpjekjet për të çliruar hapësirat publike në vendin tonë, Rama shpërndan pamje.

Next Post

Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Presidenca reagon.

Next Post
Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Presidenca reagon.

Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Presidenca reagon.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza: Plani për tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza: Plani për tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

October 10, 2025
Tajvani aktivizon planin për ndërtimin e një kupole mbrojtëse ajrore: Mbrojtje ndaj kërcënimeve të jashtme.

Tajvani aktivizon planin për ndërtimin e një kupole mbrojtëse ajrore: Mbrojtje ndaj kërcënimeve të jashtme.

October 10, 2025
Ilir Meta kërkon lirimin, iu drejtohet Gjykatës së Lartë

Ish-presidenti Meta vazhdon të qëndrojë në qeli për gati një vit, ndërsa rekursi i tij është shtyrë; seanca e radhës është planifikuar për një datë të caktuar.

October 10, 2025
Kushtetuesja vendosi të pezullojë dekretin e Presidentit Begaj; kreu i KQZ: Zgjedhjet në Tiranë janë ndalur menjëherë.

Kushtetuesja vendosi të pezullojë dekretin e Presidentit Begaj; kreu i KQZ: Zgjedhjet në Tiranë janë ndalur menjëherë.

October 10, 2025
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza: Plani për tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.
Lajmi Fundit

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza: Plani për tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

by timoni.al
October 10, 2025
0

Marrëveshja e fundit midis Hamasit dhe Izraelit parashikon një tërheqje të Ushtrisë Izraelite, e cila do të shoqërohet nga lirimi...

Read moreDetails
Tajvani aktivizon planin për ndërtimin e një kupole mbrojtëse ajrore: Mbrojtje ndaj kërcënimeve të jashtme.

Tajvani aktivizon planin për ndërtimin e një kupole mbrojtëse ajrore: Mbrojtje ndaj kërcënimeve të jashtme.

October 10, 2025
Ilir Meta kërkon lirimin, iu drejtohet Gjykatës së Lartë

Ish-presidenti Meta vazhdon të qëndrojë në qeli për gati një vit, ndërsa rekursi i tij është shtyrë; seanca e radhës është planifikuar për një datë të caktuar.

October 10, 2025
Kushtetuesja vendosi të pezullojë dekretin e Presidentit Begaj; kreu i KQZ: Zgjedhjet në Tiranë janë ndalur menjëherë.

Kushtetuesja vendosi të pezullojë dekretin e Presidentit Begaj; kreu i KQZ: Zgjedhjet në Tiranë janë ndalur menjëherë.

October 10, 2025
“Ndihma humanitare duhet të nisë menjëherë”, thotë Merz: Gjermania ka alokuar 29 milionë euro për këtë qëllim

“Ndihma humanitare duhet të nisë menjëherë”, thotë Merz: Gjermania ka alokuar 29 milionë euro për këtë qëllim

October 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza: Plani për tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza: Plani për tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

October 10, 2025
Tajvani aktivizon planin për ndërtimin e një kupole mbrojtëse ajrore: Mbrojtje ndaj kërcënimeve të jashtme.

Tajvani aktivizon planin për ndërtimin e një kupole mbrojtëse ajrore: Mbrojtje ndaj kërcënimeve të jashtme.

October 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al