Saturday, October 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Etja për beton: A do të jetë Benet Beci kumbari i kullave në Shkodër?

Editor by Editor
October 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, POLITIKE, Vendi
0
Etja për beton: A do të jetë Benet Beci kumbari i kullave në Shkodër?
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Denis Dyrnjaja/ Gazetar

Tirana është shembulli më i mirë për të kuptuar se si një qytet humbet fytyrën e vet urbane në emër të “zhvillimit” dhe “modernizimit” në hapësirë dhe lartësi. Durrësi është kthyer në laborator të pastrimit të parave përmes ndërtimit gjithashtu. Ndërsa në jug pastaj historia bëhet më ulëritëse. Nga Vlora deri në Sarandë, është përpirë nga balozët e betonit, çdo truall me interes fitimi pa pyetur për pronësi, urbanizim apo ruajtje të raporteve ndërtim/natyrë.

Në këtë frymë të ethshme abuzimi për fitim, Shkodra duket se është objektivi i radhës mesa me gjasë edhe me orientimin dhe vizionin e Kryeministrit Rama, për ta zhvilluar dhe këtë qytet si të tjerët që kanë rilindur nën freskinë e betonit që po zhduk troje e pyje më keq se zjarret e verës. Dhe kjo që pritet të ndodhë në Shkodër nuk vjen se qyteti është bërë befas më i rëndësishëm ekonomikisht, por në të kundërt se është i mbaruar ekonomikisht dhe ndërtimi i pakontrolluar dhe “i dejshëm” me para të pista, do të krijonte impakt të fortë dhe perceptim të gjerë për rigjallërim, zhvillim ekonomik por edhe rivitalizim të kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Rastësi apo jo, por si për koincidencë një plan i ri për të krijuar edhe në Shkodër një qytet me kulla, përkon me vendimin e paprecedentë, që qeveria ndërmori së fundmi, për t’iu hequr bashkive të drejtën për të dhënë leje ndërtimi për objekte mbi 6 kate. Ky vendim praktikisht ia kalon për vendimmarrje çdo investim të rëndësishëm urban ekskluzivisht, ose më saktë edhe ligjërisht Kryeministrit Rama, si kryetar i KKTU-së.

Në vend që të decentralizojë kontrollin dhe të forcojë kapacitetet vendore, qeveria zgjedh centralizimin total, një lëvizje që nuk kufizon ndërtimin, por e orienton atë drejt aktorëve që kanë qasje politike dhe financiare tek Rama. Kjo të paktën tani e tutje përjashton çdo mundësi apo hamendësim për të menduar se këtë leje për X shumëkatësh, apo Y shumëkatësh e ka miratuar apo konfirmuar dikush tjetër përveç se vetë të parit të punëve të Shqipërisë së rilindur, Edi Ramës.

Në këtë skemë, Shkodra bëhet një “target” ideal për investime të vrullshme, por njëherësh edhe të dyshimta, që kërkojnë të shmangin zhurmën e Tiranës apo rivalitetin e tregut të ngopur në bregdet. Dhe natyrshëm lind pyetja po kush do të ndërtojë në Shkodër dhe me çfarë parash?

Ndërtimi është industria më e leverdisshme për pastrimin e parave në Shqipëri. Sipas raporteve të pavarura financiare dhe monitorimeve të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, ndërtimi është sektori që përthith më së shumti para me origjinë të paqartë, të lidhura me aktivitete kriminale, kontrabandë, evazion dhe korrupsion.

Edhe në rastin e Shkodrës dilema mbetet ne fuqi.
Kush janë këta sipërmarrës që do të investojnë miliona euro në një qytet që nuk ka as treg real të ndërtimit luksoz dhe as fuqi blerëse? Nëse ndërtimi do të financohej nga bankat, atëherë duhen njohur projektet, planet financiare dhe bizneset që justifikojnë kredi të mëdha për një treg që nuk e përballon kthimin e tyre.

Ndërkohë askush nuk beson se bankat janë burimi i vetëm i financimit sot për sot në ndërtim dhe sidomos në investime miliona euro ku shoqëri pa historik ose me historik modest biznesi, marrin leje për kulla shumëkatëshe. Kjo lë të kuptohet qartë se pjesa dërrmuese e këtyre projekteve madhore në qytete, financohen nga para që nuk kalojnë nëpërmjet filtrave të zakonshëm financiarë, si Agjencia e Inteligjencës Financiare apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare etj.

Atëherë nga vjen kjo para? Kush e lejon të hyjë në qarkullim? Pse institucionet që kanë për detyrë të ndjekin pastrimin e parasë heshtin? Heshtja e tyre është më shumë se paaftësi në këto raste, flet më shumë si një bashkëpunim ku dhe garantorët e ligjit mbyllin sytë para peshqesheve në metra katrorë apo dhuratave në metale të çmuara si ari apo dhe diamantet, që mbahen më kollaj në kasaforta personale se kartëmonedhat që zënë dhe shumë vend dhe myken.

Dhe nëse të shfaqet kjo panoramë menjëherë ti mendon se ke një valvul sigurie, bankat. Por kur futesh në një analizë të realitetit kupton se ashtu si në qytetet e tjera, bankat jo vetëm nuk janë një valvul sigurie, por shpesh janë pjesë e skemës së pastrimit të parave. Ato financojnë projekte të dyshimta, nuk kërkojnë burimin real të kapitalit të klientëve dhe përmes normave të larta të interesit, përfitojnë nga skemat e injektimit të parasë së pistë në sektorin e ndërtimit. Edhe këtu ka plot punë për hetim e denoncim.

Kjo do të thotë se gjithashtu në Shkodër, e njëjta skemë pritet të përsëritet. Banka që pranojnë të mos shohin kompani që paraqiten si investitorë, por që realisht janë pastrues të parasë për llogari të grupeve që kontrollojnë tregun informal dhe kriminal, e një qeveri që jo vetëm nuk ndalon, por shpeshherë e orienton këtë cikël përmes instrumenteve ligjore dhe vendimmarrjes qëndrore me leje ndërtimi apo përmes variantit të statusit investitor strategjik.

Në këtë klimë të dyshimtë dhe me një terren të përgatitur për investime të mëdha ndërtimi, figura e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, është domethënëse po aq sa dhe delikate. Jo sepse ai ka vendimarrje për lejet e mëdha (që tashmë i ka qeveria), por sepse ka përgjegjësi morale dhe politike për të bërë transparencë për qytetarët që e kanë votuar, informacion dhe vizion për zhvillimin urban të qytetit.

Deri më tani, Beci nuk ka artikuluar asnjë qëndrim publik për të ardhmen urbane të Shkodrës dhe nuk ka shprehur ndonjë garanci se nuk do të ketë kulla në qytet, sikurse ka ndodhur gjetkë aty ku i ka dash qejfi çdo oligarku të vërë gishtin në një pikë të vogël në hartë dhe qeveria përmes një ish ministerjeje dashamirëse të Turizmit dhe Mjedisit, si Mirela Kombaro, këto piçkëzat e vogla në hartë, t’i shndërrojnë në saraje betoni për pasurim të një grupi te vogël njerëzish e mjerim e shtrenjtësi për pjesën tjetër të popullatës.

Ndaj nëse nuk reagon tani, nëse nuk artikulon një strategji për ruajtjen e identitetit urban të Shkodrës, atëherë historia do ta kujtojë Benet Becin si kryebashkiakun që e dorëzoi qytetin me vetëdije ose në heshtje, te skema që shndërroi qytetet e tjera në bunkerë madhore betoni me para të pista.

Këto janë një paralajmërim i bazuar në fakte, përvoja dhe një logjikë që tashmë është kthyer në model të qartë zhvillimi në Shqipëri. Nëse ndërtimi në Shkodër do të nisë papritur, me leje nga qeveria dhe projekte të mëdha në një qytet që s’ka kërkesë për to, atëherë do të jetë tepër vonë për të pyetur: kush e lejoi këtë?
Përgjigjja është e shkurtër: Ata që heshtën!

Previous Post

Video/ Autogol komik dhe gabim skandaloz, “hije” manipulimi në ndeshjen vendimtare të ekipit afrikan në garën për një kualifikim historik në Botëror.

Next Post

Noka e quajti gënjeshtare, Koçiu përplaset me deputetin: Turp të kesh, nuk më intimidon dot

Next Post
Noka e quajti gënjeshtare, Koçiu përplaset me deputetin: Turp të kesh, nuk më intimidon dot

Noka e quajti gënjeshtare, Koçiu përplaset me deputetin: Turp të kesh, nuk më intimidon dot

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Britania, Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë: Pasuritë ruse të shfrytëzohen për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Belgjika shpreh dyshime.

Britania, Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë: Pasuritë ruse të shfrytëzohen për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Belgjika shpreh dyshime.

October 11, 2025
Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

October 11, 2025
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

October 11, 2025
Më shumë se 4 mijë m2 ndërtim të paligjshëm, IMT pezullohet projekti i ri në Astir

LAJME

Britania, Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë: Pasuritë ruse të shfrytëzohen për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Belgjika shpreh dyshime.

by timoni.al
October 11, 2025
0

Plani i G7 është vendosur të çlirojë deri në 250 miliardë paund për Ukrainën duke përdorur pasuritë e ngrira ruse...

Read moreDetails
Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

October 11, 2025
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

October 11, 2025
Më shumë se 4 mijë m2 ndërtim të paligjshëm, IMT pezullohet projekti i ri në Astir

Më shumë se 4 mijë m2 ndërtim të paligjshëm, IMT pezullohet projekti i ri në Astir

October 11, 2025
“Takimi i ish-kryeministrit Tony Blair me Jeffrey Epstein, mik të Bill Clinton, sipas arkivave britanike”

“Takimi i ish-kryeministrit Tony Blair me Jeffrey Epstein, mik të Bill Clinton, sipas arkivave britanike”

October 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania, Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë: Pasuritë ruse të shfrytëzohen për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Belgjika shpreh dyshime.

Britania, Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë: Pasuritë ruse të shfrytëzohen për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa Belgjika shpreh dyshime.

October 11, 2025
Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

Video/ Serbët vazhdojnë me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në qytetin ku është hoteli i Kombëtares shqiptare.

October 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al