Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Jam nervozu me këto ngjarje”/ Konflikti për pronën, çfarë deklaronte autori i vrasjes së gjyqtarit dy vite më parë

Editor by Editor
October 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Jam nervozu me këto ngjarje”/ Konflikti për pronën, çfarë deklaronte autori i vrasjes së gjyqtarit dy vite më parë
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Vendimi për një çështje pronësie është shkaku që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në një deklaratë të dhënë për mediat vite më parë, Shkëmbi shprehej:

“Kam një pronë, siç e patë edhe ju, me dokumente të rregullta. Përmbarimi tanimë ka marrë përsipër të lirojë banesat e mia. Është në procedurë të lirojë gjithë banesën. Këta ndërhyjnë me të afërm te përmbarimi. Kam besim se shteti do funksionojë. Bëj thirrje që mos të japin lajme pa ditë se çfarë po japin. Jam nervozuar për këto lajme.”

Sipas burimeve, gjyqtari Kalaja ishte pikërisht personi që po shqyrtonte dosjen e këtij konflikti, i cili ka nisur prej vitesh dhe ka përfshirë disa institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Shkëmbi pretendonte se ishte pronar ligjor, ndërsa banorët e godinave në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër e akuzonin për falsifikim dokumentesh dhe tentativë për dëbim të paligjshëm.

Vite më parë, përmbarimi kishte refuzuar ekzekutimin e vendimeve me argumentin se dokumentet ishin të dyshimta, gjë që bëri që çështja të zvarritej ndër vite. Sot, konflikti kulmoi tragjikisht me një akt ekstrem brenda sistemit të drejtësisë.

Policia ka arrestuar autorin në vendngjarje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Dy persona të tjerë, babë e bir, mbetën të plagosur nga të shtënat, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet po vijojnë nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që kjo ngjarje ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë në ambientet gjyqësore dhe nevojën për masa të shtuara mbrojtëse për gjyqtarët që trajtojnë çështje me ngarkesë të lartë konflikti.

Previous Post

Elvis Shkëmbi pranon vrasjen e gjyqtarit/ Fjalët e para pas arrestimit: U detyrova, po humbja gjyqin

Next Post

Analiza nga “La Repubblica”: Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen, Macron përballet me tri zgjedhje sfiduese.

Next Post
Analiza nga “La Repubblica”: Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen, Macron përballet me tri zgjedhje sfiduese.

Analiza nga “La Repubblica”: Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen, Macron përballet me tri zgjedhje sfiduese.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al