Monday, October 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

Editor by Editor
October 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno 

Tre ditë nga mbarimi i afatit zyrtar të dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë mësuar 4 emrat e parë dhe me sa duket të fundit, që do ballafaqojnë CV-të e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.

Ky i fundit ka dorëzuar dokumentat qysh prej ditës së Premte. Ndërsa pritet që sot dhe në dy ditët në vijim të dorëzojnë kandidaturat tre prokurorët e tjerë të SPAK, si Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.

Në vijim të shpalljes së kandidaturës përmes dorëzimit të platformës janë dhe dy prokurorët e tjerë, Elvin Gokaj që shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliuqë është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.

Aktualisht këta të 4 prokurorët janë kandidatët potencialë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

Për herë të parë në këto zgjedhje për të marrë postin e kreut të SPAK, po garon një prokurore femër, pasi në dy garat e mëparshme kanë dominuar vetëm meshkujt.

Kush është Doloreza Musabelliu?

Për të gjithë ata që nuk e njohin sot Doloreza Musabelliu, ajo mban një peshë të kunsiderueshme të çështjeve penale që janë të natyrës së Krimit të Organizuar në SPAK.

Dhjetëra procedime penale, e mbi të gjitha të parën “Organizatë Kriminale” që SPAK e hetoi dhe çoi në gjyq, siç është dosja e klanit “Çopja” në Elbasan, e ka hetuar pikërisht Doloreza Musabelliu.

Për të vijuar me dosjen penale dhe mjaft voluminoze të “Plumbit të Artë”, ku përveç hetimit tashmë kjo prokurore po përballon thuajse e vetme dhe fazën e komplikuar të gjykimit të mbi 13 të pandehurve, mes të cilëve Nuredin Dumani, Erjon Alibej, Skerdi Tasi, e shumë të tjerë.

Doloreza Musabelliu, 44 vjeç, është nga Poliçani i Skraparit. Është një nga Magjistratet e diplomuara shkëlqyeshëm dhe për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sapo mori detyrën e prokurores, mes viteve 2006 deri në 2007, Doloreza Musabelliu, ka drejtuar një nga operacionet më të bujshme të kohës së Krimeve të Rënda, duke arrestuar në atë periudhë anëtarë të grupit të Emiljano Shullazit, Artan Shabanin, Selfo Drizën, Ermal Gogun, Erges Ymerin, Ervin Ferhatin dhe vetë Shullazin.

Emra këta që deri në atë kohë konsideroheshin të paprekshëm, por që falë hetimeve u dënuam me masa dënimi më shumë se 7 vjet burgim për  akuzë e trafikut të heroinës dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Prokurorja ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa pati në dorë dosjen “Toyota Yaris” me miliona euro të konfiskuara dhe kaluara buxhetit të shtetit.

Së fundmi Musabelliu është prokurorja që sipas dëshmisë së Artan Tafanit është ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut për tu eleminuar, pasi shkak ka qenë hetimi i saj për masakrën e Lushnjes ndaj Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë.

Ky është rasti i parë në 6 vite të ekzistencës së SPAK që një grup Kriminal, angazhohet për të eleminuar një prokurore. Rasti i cili më pas, solli ndryshimin e rregjimit të sigurisë, ku SPAK dhe prokurorët veç efektivëve të repartit policor “RESI” u rrethuan nga efektivët e Gardës së Republikës.

Kush është Klodian Braho?

Ndërkohë kandidati tjetër me origjinë nga Skrapari është Klodian Braho, i cili pas ardhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK, u emërua shef i seksionit kundër korrupsionit në këtë prokurori.

Thuhet se Braho, është i parapëlqyeri i Altin Dumanit dhe besohet në indicie të ndryshme se ky i fundit po lobon (Ndikon) në zyra të ndryshme për të emëruar Klodian Brahon në krye të SPAK.

Braho, karrierën e nisi në prokurorinë e Beratit, më pas në Vlorë dhe mandej me vendim të kryeprokurorit të asaj kohe, Adriatik Llalla, Braho u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke qëndruar e punuar pranë seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Mirëpo “nderin” që ja bëri Llalla duke e transferuar nga Vlora në Tiranë, Braho, në SPAK ja shpërbleu me një përndjekje disa vjeçare, me një dënim të formës së prerë me dy vite burgim dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Për shkak të kësaj përndjekje, ish-kryeprokurori Llalla mori rrugët e emigrimit në Itali, duke fituar tashmë dhe statusin e azilantit politik. Ndërsa Klodi, ka dërguar një letërporosi në Itali me qëllim ekstradimin e Llallës në Shqipëri.

Klodian Braho, është një nga prokurorët që së bashku me mikun e tij të vjetër, Aurel Zarka, kanë hetuar dhe gjykuar kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, dosje e cila çoi në rrëzimin nga “froni” i Gjikës.

Por dy miqtë e vjetër që dikur në prokurorinë e Vlorës konsideroheshin, si dy “yjet” në ngritje, sot po jetojnë dy botë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kjo pasi në 24 Korrik 2024, njëri nga miqtë Klodian Braho, firmosi për arrestimin e mikut tjetër, Aurel Zarka, teksa ky i fundit ishte në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës.

Dy shokët që dikur ndanin bashkë bankën e akuzës, dosjet i bënin bashkë, pretencën e bënin bashkë, kafet i ndanin bashkë, pushimet i bënin bashkë, prej korrikut 2024 u ndanë në dy botë të ndryshme.

Ku aktualisht, njëri Aurel Zarka ndodhet i izoluar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa tjetri Klodian Braho, ka hedhur kandidaturën dhe shpreson fort për të qënë kreu i ardhshëm i prokurorisë së posaçme SPAK.

Ka shumë gjasa që mes sukseseve në CV-në e tij paraqitur anëtarëve të KLP-së, Klodian Braho, të ketë radhitur dhe këtë dosje penale si sukses ndaj goditjes së korrupsionit në Drejtësi.

Ndërkohë në një çështje tjetër prokurori Klodian Braho, pas një periudhe hetimore mundi të rrëzojë mitin e Drejtorave të Bashkisë së Tiranës, duke shkërmoqur imazhin e një institucioni të sukseshëm që kishte arritur të ndërtonte propaganda e Erion Veliaj.

Braho, depërtoi me sukses në aferën korruptive të njohur ndryshe si skema “5D” që tregonte veprimet abuzive me fondet publike që kryenin drejtorat e bashkisë Tiranë.

Njëherësh Braho, urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve dhe personave të tjerë biznesmenë që kryen procedurat e ndërtimin të inceneratorit të Elbasanit.

Pas këtyre veprimeve ai u përball me një fushatë të egër mediatike, e cila u vanit me kalimin e kohës.

Kush është Elvin Gokaj?

Kandidati tjetër që synon të marë postin e drejtimit të SPAK është prokurori Elvin Gokaj. Ky kandidat ndryshe nga të tjerët, në thuajse gjithë karrierën e tij, ka shërbyer për vite me rradhë si drejtues të prokurorive në rrethet Fier, Elbasan, Kurbin, Prokurori Apeli Shkodër dhe Prokurori Apeli Durrës.

Pesë prokurori të drejtuara në vite të ndryshme dhe periudha tepër të vështira. Plus ka shërbyer dhe si zv/drejtues në prokurorinë e Sarandës. Një CV-i mjaft e përsosur për të treguar një eksperiencë lidershipi.

Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë), pezulloi një vit nga detyra prokurorin Elvin Gokaj, me kushtin e ndjekjes së trajnimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

Ky ishte vendimi i parë në zbatim të nenit Ë të Kushtetutës që parashikon masë disiplinore për kriterin e aftësive profesionale. Ndërkaq, Komisioneri Publik i kërkoi KPA shkarkimin e Gokajt nga detyra për një balancë negative prej 6 mijë eurosh.

Në nëntor të vitit 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin Elvin Gokajn, duke rrëzuar si Komisionerin Publik, ashtu edhe Komisionin e “Vetingut”.

Sipas KPA-së, Elvin Gokaj ishte i aftë profesionalisht, jo i korruptueshëm, pasuria e tij ishtë në përputhje me ligjin, ndërsa pastërtia e figurës së prokurorit nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Në dhjetor të vitit 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Elvin Gokajn prokuror në SPAK. Që prej asaj dite e deri më sot Gokaj në dosjet e tij, nuk ka të rregjistruar asnjë fajësi.

Aktualisht ka në gjykim dosjen e kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe dosjen e ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën si prokuror në Burrel, ku ka hetuar dhe kopsitur disa dosje të rënda dhe të rëndësishme të viteve 1997-1998, periudhë kjo kur Burreli, ziente nga seritë e vrasjeve për shkak të hasmërisë mes dy bandave farefisnore “Dedja” dhe “Kola”.

Në atë periudhë të përgjakshme, prokurorit Gokaj dhe gjithë prokurorëve që ushtronin detyrën në Burrel, i duhej të qëndronin në zyrë me automatikë kallashnikovi, pasi bandat në Burrel kishin marrë edhe komisariatin.

Edhe pse situata ka qënë në kufijtë e dramatikes për të bërë detyrën shtetërore, sot shumë dosje hetimore dhe dënimi i anëtarëve të këtyre bandave, mbajnë firmën e Elvin Gokajt dhe dy prokurorëve të tjerë që vepronin në atë periudhë në Burrel.

Kush është Adnan Xholi?

Statura tjetër e kandidatit të katërt për të qënë kreu i SPAK, është pikërisht ajo e Adnand Xholit, aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të SPAK dhe shef i seksionit të krimit të organizuar.

Xholi, konsiderohet si një nga prokurorët që ka konsensusin e brendshëm të shumicës së prokurorëve të SPAK, për të qënë në krye të institucionit.

Kjo është gara e dytë që ai zhvillon në KLP për të marë postin e drejtuesit të SPAK, pasi në garën e parë ai rezultoi humbës përballë kandidaturës së Altin Dumanit që u mbështet fuqimisht nga qeveria dhe ambasadat e huaja.

Adnand Xholi, ka një CV të pasur në rol drejtuesi dhe organizativi të një institucioni, pasi ka drejtuar prokurorinë e Gjirokastrës, prokurorinë e Lezhës, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë mjaft dosje të rëndësishme tek Krimet e Rënda dhe në SPAK janë hetuar dhe gjykuar prej tij, si dosjet e vjetra që sollën identifikimin e vrasjes së policëve të shtetit në ngjarjet e rënda të “Qafë-Gjashtës”, Bandën e Cërrikut, vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat, hetimin e Arben Tollisë së famshëm, hetimin e rastit të goditjes me plumba të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe shumë çështje të tjera deri tek e fundit e vëllezërve Ndreaj nga Burreli.

Dy dosje penale në SPAK që janë të vetmet e realizuara me metoda proaktive, dhe që flasin për trafik droge dhe ngritjen e laboratorëve të kokainës në Shqipëri, janë hetuar nga prokurori Adnand Xholi.

Previous Post

Ish-kryeministri grek dorëheqët nga posti i deputetit në “Syriza” pas 16 vjetësh në Parlament: Çfarë nënkupton kjo?

Next Post

Si hoqi dorë qeveria nga vendimi për t’i legalizuar “për një copë bukë” katet pa leje në kullat e Tiranës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ekspertë nga Shqipëria dhe diasporës shkojnë në qendrat e inovacionit në Venecia/ Kërkimi shkencor shqiptar për aplikim praktik në institucione publike dhe private.

Ekspertë nga Shqipëria dhe diasporës shkojnë në qendrat e inovacionit në Venecia/ Kërkimi shkencor shqiptar për aplikim praktik në institucione publike dhe private.

October 6, 2025
Mjegulla mbulon Bulqizën dhe rrugët nacionale, duke sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Mjegulla mbulon Bulqizën dhe rrugët nacionale, duke sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

October 6, 2025
400 studentë të rinj regjistrohen në Gjirokastër; disa degë studimi rrezikojnë mbylljen për shkak të mungesës së interesit nga studentët.

400 studentë të rinj regjistrohen në Gjirokastër; disa degë studimi rrezikojnë mbylljen për shkak të mungesës së interesit nga studentët.

October 6, 2025
Djegia e automjetit në aksin ‘Vorë-Maminas’/ Sqarohen detajet, arrestohet i dyshuari

Lajmi Fundit

Ekspertë nga Shqipëria dhe diasporës shkojnë në qendrat e inovacionit në Venecia/ Kërkimi shkencor shqiptar për aplikim praktik në institucione publike dhe private.

by timoni.al
October 6, 2025
0

Kërkimet shkencore duhet të kenë një ndikim praktik në institucionet publike dhe private, përfundon një grup akademikësh shqiptarë, të cilët...

Read moreDetails
Mjegulla mbulon Bulqizën dhe rrugët nacionale, duke sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Mjegulla mbulon Bulqizën dhe rrugët nacionale, duke sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

October 6, 2025
400 studentë të rinj regjistrohen në Gjirokastër; disa degë studimi rrezikojnë mbylljen për shkak të mungesës së interesit nga studentët.

400 studentë të rinj regjistrohen në Gjirokastër; disa degë studimi rrezikojnë mbylljen për shkak të mungesës së interesit nga studentët.

October 6, 2025
Djegia e automjetit në aksin ‘Vorë-Maminas’/ Sqarohen detajet, arrestohet i dyshuari

Djegia e automjetit në aksin ‘Vorë-Maminas’/ Sqarohen detajet, arrestohet i dyshuari

October 6, 2025
Beteja për Tiranën më 9 nëntor, Berisha njofton kandidatin e opozitës përballë Manastirliut.

Beteja për Tiranën më 9 nëntor, Berisha njofton kandidatin e opozitës përballë Manastirliut.

October 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekspertë nga Shqipëria dhe diasporës shkojnë në qendrat e inovacionit në Venecia/ Kërkimi shkencor shqiptar për aplikim praktik në institucione publike dhe private.

Ekspertë nga Shqipëria dhe diasporës shkojnë në qendrat e inovacionit në Venecia/ Kërkimi shkencor shqiptar për aplikim praktik në institucione publike dhe private.

October 6, 2025
Mjegulla mbulon Bulqizën dhe rrugët nacionale, duke sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Mjegulla mbulon Bulqizën dhe rrugët nacionale, duke sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

October 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al