Friday, January 23, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që Izraeli pranoi, armëpushim i menjëhershëm kur Hamasi thotë ‘po’

Editor by Editor
October 4, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që Izraeli pranoi, armëpushim i menjëhershëm kur Hamasi thotë ‘po’
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA– Në një postim të ri, Donald Trump njoftoi se, pas negociatave, Izraeli ka pranuar “vijën fillestare të tërheqjes”, të cilën Shtetet e Bashkuara tashmë ia kanë treguar dhe komunikuar Hamasit, madje duke publikuar edhe një hartë.

Siç deklaroi ai, sapo organizata palestineze të konfirmojë marrëveshjen, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë, ndërsa procesi i shkëmbimit të të burgosurve dhe të paraburgosurve do të fillojë në të njëjtën kohë.

“Kur Hamasi ta konfirmojë, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë, shkëmbimi i të burgosurve dhe i të paraburgosurve do të fillojë dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën tjetër të tërheqjes, e cila do të na afrojë më shumë me fundin e këtyre 3,000 viteve shkatërrim”, shkroi presidenti amerikan në mënyrë karakteristike.

Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që

Netanyahu: Do t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi

Më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi ishte i gatshëm të lironte të gjithë pengjet vetëm për shkak të presionit ushtarak dhe diplomatik, duke theksuar se vendi i tij nuk do t’u nënshtrohej kërkesave të grupit.

Ai përsëriti se Izraeli i kishte rezistuar “presionit të madh” si nga bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe nga brenda Izraelit për t’i dhënë fund luftës dhe për të pranuar kushtet e Hamasit. Ai tha se këmbëngulja e qeverisë së tij kishte çuar në fazën aktuale të negociatave për lirimin e pengjeve.

Në deklaratat e tij, ai falënderoi Donald Trump për “mbështetjen e tij të fortë” dhe për pjesëmarrjen e SHBA-së në sulmet kundër programit bërthamor të Iranit. 

“Është e vërtetë që ne mund të arrijmë lirimin e të gjithë pengjeve pa u tërhequr nga Rripi i Gazës”, theksoi Netanyahu në anglisht, duke shtuar: Me ndihmën e Zotit, kjo do të ndodhë shumë shpejt. Ai u zotua se të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, do të ktheheshin në Izrael gjatë festës hebraike të Sukkot, e cila fillon më 6 tetor dhe zgjat deri më 13 të muajit.

Kryeministri izraelit njoftoi gjithashtu se kishte udhëzuar ekipin negociator, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të shkonte në Kajro për të finalizuar “detajet teknike” të marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

“Qëllimi ynë, si dhe i miqve tanë amerikanë, është që negociatat të përfundojnë brenda pak ditësh”, tha ai.

Netanyahu shtoi se në fazën e dytë të marrëveshjes, Hamasi do të çarmatoset dhe Rripi i Gazës do të demilitarizohet. Siç paralajmëroi ai, kjo do të arrihej ose përmes veprimeve diplomatike ose me mjete ushtarake, nëse është e nevojshme.

Dhëndri i Trump dhe Witkoff udhëtojnë për në Egjipt

Ndërkohë, i dërguari special i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme dhe dhëndri i tij po udhëtojnë për në Egjipt për të finalizuar bisedimet mbi kushtet e lirimit të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës pasi Hamasi pranoi planin e SHBA-së, tha Shtëpia e Bardhë.

I dërguari, Steve Witkoff , dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Egjipt, tha për AFP një zyrtar presidencial amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.

Previous Post

E tërhoqën zvarrë për flokësh dhe e detyruan të puthte flamurin izraelit, aktivistja turke denoncon keqtrajtimin e Greta Thunberg

Next Post

Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Crystal Palace refuzon ofertën e Milanit për Matetan, ndërkohë që kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

Crystal Palace refuzon ofertën e Milanit për Matetan, ndërkohë që kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

January 23, 2026
Conte hesht? Juventus pezullon konferencën për shtyp të Spallettit para ndeshjes me Napolin.

Conte hesht? Juventus pezullon konferencën për shtyp të Spallettit para ndeshjes me Napolin.

January 23, 2026
Presidenti i CONCACAF nën hetim për evazion fiskal, raportoi paga prej 2.1 milion dollarësh për 5 orë punë në javë.

Presidenti i CONCACAF nën hetim për evazion fiskal, raportoi paga prej 2.1 milion dollarësh për 5 orë punë në javë.

January 23, 2026
Një ditë para protestës kombëtare, Berisha fton të rinjtë: Qëndroni si në Beograd e Bangladesh, riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja.

AKTUALITET

Crystal Palace refuzon ofertën e Milanit për Matetan, ndërkohë që kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

by timoni.al
January 23, 2026
0

AC Milan është në kërkim të një sulmuesi të aftë për të forcuar skuadrën e tij. Gjatë viteve të fundit,...

Read moreDetails
Conte hesht? Juventus pezullon konferencën për shtyp të Spallettit para ndeshjes me Napolin.

Conte hesht? Juventus pezullon konferencën për shtyp të Spallettit para ndeshjes me Napolin.

January 23, 2026
Presidenti i CONCACAF nën hetim për evazion fiskal, raportoi paga prej 2.1 milion dollarësh për 5 orë punë në javë.

Presidenti i CONCACAF nën hetim për evazion fiskal, raportoi paga prej 2.1 milion dollarësh për 5 orë punë në javë.

January 23, 2026
Një ditë para protestës kombëtare, Berisha fton të rinjtë: Qëndroni si në Beograd e Bangladesh, riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja.

Një ditë para protestës kombëtare, Berisha fton të rinjtë: Qëndroni si në Beograd e Bangladesh, riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja.

January 23, 2026
Muçi bëhet simbol i golave të jashtëzakonshëm në Turqi, shpallet fitues i çmimit për golin më të bukur të dhjetorit.

Muçi bëhet simbol i golave të jashtëzakonshëm në Turqi, shpallet fitues i çmimit për golin më të bukur të dhjetorit.

January 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Crystal Palace refuzon ofertën e Milanit për Matetan, ndërkohë që kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

Crystal Palace refuzon ofertën e Milanit për Matetan, ndërkohë që kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

January 23, 2026
Conte hesht? Juventus pezullon konferencën për shtyp të Spallettit para ndeshjes me Napolin.

Conte hesht? Juventus pezullon konferencën për shtyp të Spallettit para ndeshjes me Napolin.

January 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al