Sunday, October 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma, policia bllokon ambientet e kompanisë

Editor by Editor
October 2, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma, policia bllokon ambientet e kompanisë
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Skandali rimbursimeve fiktive të ilaçeve ka shënuar një zhvillim të fortë. Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kapitali ka mësuar se aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme.

Një burim i tha Kapitalit se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow.

Të dy këto medikamente furnizohen në tregun shqiptar ekskluzivisht nga prodhuesi italian Chiesi. Por disa muaj më parë, kompania u shtang kur shtiu në dorë shifrat e rimbursimeve në Shqipëri, të cilat rezultonin dukshëm më të larta nga sasitë që kishte furnizuar ajo të dy medikamenteve.

Skandali shpërtheu në publik pas një investigimi të Kapitalit, i cili fillimisht u tentua të përgënjeshtrohej nga CFO Pharma. Por tashmë çështja ka kaluar përtej raportimit mediatik dhe prokuroria ka sekuestruar ambientet e CFO Pharmas me vendim gjykate.

Skema

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimboë.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte. Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe disa farmaci.

Më konkretisht, Pharma Plus dyshohet se ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimbow, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, dyshohet t’ia kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas dhe zinzhiri i shitjeve fiktive përfundonte në disa farmaci duke vjedhur padrejtësisht paratë e rimbursimeve./Kapitali.al

Previous Post

Konflikti mes studentëve në gjimnazin e Kamzës/ Dy të mitur të lënduar me armë të mprehta, njëri prej tyre me plagë të rrezikshme

Next Post

Autostrada në Fushë Mamurras e bllokuar përkohësisht në të dy drejtimet, policia u bën thirrje qytetarëve.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Florian Binaj vetëshpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

Florian Binaj vetëshpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

October 4, 2025
Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

October 4, 2025
Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që Izraeli pranoi, armëpushim i menjëhershëm kur Hamasi thotë ‘po’

Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që Izraeli pranoi, armëpushim i menjëhershëm kur Hamasi thotë ‘po’

October 4, 2025
E tërhoqën zvarrë për flokësh dhe e detyruan të puthte flamurin izraelit, aktivistja turke denoncon keqtrajtimin e Greta Thunberg

AKTUALITET

Florian Binaj vetëshpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

by Editor
October 4, 2025
0

Edhe aktori Florjan Binaj ka vetëshpallur kandidaturën e tij për të garuar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9...

Read moreDetails
Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

October 4, 2025
Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që Izraeli pranoi, armëpushim i menjëhershëm kur Hamasi thotë ‘po’

Trump publikon hartën: Ky është plani i tërheqjes që Izraeli pranoi, armëpushim i menjëhershëm kur Hamasi thotë ‘po’

October 4, 2025
E tërhoqën zvarrë për flokësh dhe e detyruan të puthte flamurin izraelit, aktivistja turke denoncon keqtrajtimin e Greta Thunberg

E tërhoqën zvarrë për flokësh dhe e detyruan të puthte flamurin izraelit, aktivistja turke denoncon keqtrajtimin e Greta Thunberg

October 4, 2025
Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha, për Ballukun: Lubia ka nisur takimet me bandat e krimit, Asllanin e Vorës e ka mbrapa

Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha, për Ballukun: Lubia ka nisur takimet me bandat e krimit, Asllanin e Vorës e ka mbrapa

October 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Florian Binaj vetëshpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

Florian Binaj vetëshpall kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

October 4, 2025
Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

Stuhia Amy përshkon Francën veriperëndimore, shënohen 2 viktima, mijëra familje pa energji elektrike

October 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al