Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të Detit të Zi, takim në Shqipëri për të shqyrtuar Gjuhën e Urrejtjes në media dhe platforma online.

timoni.al by timoni.al
September 19, 2025
in LAJME
0
Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të Detit të Zi, takim në Shqipëri për të shqyrtuar Gjuhën e Urrejtjes në media dhe platforma online.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka organizuar Forumet e 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të Detit të Zi (BRAF), ku përfaqësues nga nëntë vende anëtare diskutuan për një çështje të rëndësishme: Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online. Në këtë forum ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), ku Amb. Dr. Merve Safa Kavakcı theksoi angazhimin e BSEC për projekte që nxisin inovacionin dhe qëndrueshmërinë, si Agjenda Ekonomike dhe “Blue Port Index”.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e përshkroi luftën kundër Gjuhës së Urrejtjes si një prioritet të rëndësishëm, duke theksuar nevojën për shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve përballë kësaj sfide globale. Ajo rikujtoi përparimin që Shqipëria ka bërë në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, por gjithashtu theksoi se është ende një sfidë për të arritur ekuilibrin mes Lirisë së Shprehjes dhe mbrojtjes nga Gjuha e Urrejtjes.

Diskutimet në panelet e forumit përfshinin përfaqësues nga Azerbajxhani, Turqia, Greqia dhe Gjeorgjia, ku shqyrtuan pasojat dhe zgjidhjet ligjore dhe jo-ligjore ndaj Gjuhës së Urrejtjes. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u fokusuan në ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për rregullimin e përmbajtjeve online në një perspektivë ndërkombëtare.

Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes mbetet gjithashtu një objektiv i rëndësishëm brenda punës së AMA-s, e cila ka ndërmarrë iniciativa ligjore dhe aktualisht po punon për transpozimin e akteve të rëndësishme europiane, si Akti i Lirisë së Medias dhe Akti i Shërbimeve Digjitale. Prioritet vijon të mbetet monitorimi dhe analiza e përmbajtjeve audiovizive, si dhe edukimi mediatik si një investim thelbësor për krijimin e një audience të informuar mirë.

Previous Post

Tre motrat në Korçë: Drejtori i Pediatrisë njofton për gjendjen e rëndë të 3-vjeçares që ka marrë dy karamele me kanabis

Next Post

Masa të tjera kufizuese në Afganistan: Talibanët ndalojnë librat e autorësisë femërore.

Next Post
Masa të tjera kufizuese në Afganistan: Talibanët ndalojnë librat e autorësisë femërore.

Masa të tjera kufizuese në Afganistan: Talibanët ndalojnë librat e autorësisë femërore.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al