Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Gazetarët e ‘Piranjave’ dhunohen nga Sinan Idrizi dhe Refik Halili

Editor by Editor
September 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
VIDEO/ Gazetarët e ‘Piranjave’ dhunohen nga Sinan Idrizi dhe Refik Halili
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij.

Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.

Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke i trajtuar punonjëset pa të drejtë dhe më pas duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet. Ky qëndrim e bëri të qartë problemin real: mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë.


Situata eskaloi edhe më tepër pasi Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i mori me forcë telefonin gazetarit, duke e përfshirë edhe vetë në incident. Ky veprim është konsideruar si një precedent i rrezikshëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

Ngjarja e së shtunës vjen në një kohë kur rastet e presioneve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Shqipëri janë rritur, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të profesionit.

Redaksia e “Piranjave” e ka denoncuar publikisht këtë sulm dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit, si dhe nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.

Detyra e gazetarit është një detyrë publike dhe e domosdoshme për shoqërinë. Por sot ajo po cënohet hapur nga arroganca e biznesmenëve dhe dhuna e grupeve që i mbrojnë. Pavarësisht këtyre situatave, ‘Piranjat’ do të vazhdojnë misionin e tyre investigativ, duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet./Piranjat.al

Previous Post

Tre shqetësimet më të zakonshme seksuale në moshën e mesme

Next Post

DETAJE/ Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar

Next Post
DETAJE/ Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar

DETAJE/ Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al