Sunday, December 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazment Bardhi dorëzon në SPAK prova të reja për çështjen “McGonigal”: Edi Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Editor by Editor
September 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gazment Bardhi dorëzon në SPAK prova të reja për çështjen “McGonigal”: Edi Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK lidhur me provat e reja të bëra publike nga drejtësia amerikane lidhur me çështjen McGonigal.

Bardhi i ka vënë në dospozicion SPAK raportin përmbledhës të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, si dhe informacionin mbi financimin e ekspozitës private të pikturës së Edi Ramës në Kinë nga kompania kineze CEFC Energy Company Limited. Lidhur me këtë të fundit, Bardhi shprehet se është një përfitim/financim i padeklaruar dhe i fshehur nga ana e Kryeministrit Edi Rama në deklaratën e pasurisë për vitin 2015.

Gjithashtu në cilësinë e kallëzuesit Bardhi ka kërkuar të informohet lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shkruan se “Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të hesht edhe shumë gjatë! Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Hetimi amerikan është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë.”.

Më poshtë letra e plotë e dërguar në SPAK nga Gazment Bardhi:

Në 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e cështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në aktet e drejtësisë amerikane.

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, në mbështetje të nenit 110, të Kodit të Procedurës Penale, ju lutem gjeni në vijim disa informacione shtesë, të cilat kemi mundur t’i sigurojmë nga burime publike dhe që vlerësojmë se i shërbejnë hetimit të çështjes.

Konkretisht, më datë 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhje më çështjen McGonigal nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për veprimtarinë e dyshuar kriminale të shtetasit Edi Rama, me funksion Kryeministër i Repubikës së Shqipërisë. (Prova 1 bashkëlidhur – Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA).

Gjithashtu, kompania kineze CEFC Energy Company Limited e cila rezulton nga aktet e drejtësisë amerikane të ketë patur interesa biznesi edhe në Shqipëri, rezulton që nga datat 26 Tetor – 6 Nëntor 2015 të ketë organizuar dhe financuar një ekspozitë pikture private të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kinë. Financimi i këtij aktiviteti privat të shtetasit Edi Rama rezulton të jetë mbajtur i fshehur dhe të mos jetë deklaruar në Deklaratat e interesave private për vitin 2015. (Prova 2 bashkëlidhur – Raportimi nga vetë kompania e këtij aktiviteti dhe fotot e pjesëmarrjes së Kryeministrit në këtë aktivitet).

Duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit tuaj nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Previous Post

Del FOTO e viktimës së dytë në masakrën e Shkodrës, 31-vjeçari ishte truproja e shënjestrës Erogen Vasos

Next Post

Trump “nuk e ndalon” Gaza: Marrëveshja në horizont, do të lirohen pengjet.

Next Post
Trump "nuk e ndalon" Gaza: Marrëveshja në horizont, do të lirohen pengjet.

Trump "nuk e ndalon" Gaza: Marrëveshja në horizont, do të lirohen pengjet.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fluks i madh i lëvizjeve nga Greqia në Shqipëri, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Fluks i madh i lëvizjeve nga Greqia në Shqipëri, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

December 21, 2025
Fëmijët në Gjirokastër ballafaqohen me rreziqe për jetën teksa kalojnë aksin nacional për të arritur në shkollë.

Fëmijët në Gjirokastër ballafaqohen me rreziqe për jetën teksa kalojnë aksin nacional për të arritur në shkollë.

December 21, 2025
“Burgjet mbushen me të padënuar më shumë se me të dënuar”/ Rama shqyrton raportin e KE-së: Kemi një rekord negativ në…

“Burgjet mbushen me të padënuar më shumë se me të dënuar”/ Rama shqyrton raportin e KE-së: Kemi një rekord negativ në…

December 21, 2025
Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të ndihmojnë 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

AKTUALITET

Fluks i madh i lëvizjeve nga Greqia në Shqipëri, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

by timoni.al
December 21, 2025
0

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh vetëm në drejtimin hyrës nga Greqia drejt...

Read moreDetails
Fëmijët në Gjirokastër ballafaqohen me rreziqe për jetën teksa kalojnë aksin nacional për të arritur në shkollë.

Fëmijët në Gjirokastër ballafaqohen me rreziqe për jetën teksa kalojnë aksin nacional për të arritur në shkollë.

December 21, 2025
“Burgjet mbushen me të padënuar më shumë se me të dënuar”/ Rama shqyrton raportin e KE-së: Kemi një rekord negativ në…

“Burgjet mbushen me të padënuar më shumë se me të dënuar”/ Rama shqyrton raportin e KE-së: Kemi një rekord negativ në…

December 21, 2025
Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të ndihmojnë 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të ndihmojnë 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

December 21, 2025
Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

Operacion në Tiranë për ndalimin e trafikimit të emigrantëve/ Arrestohen dy individë, në kërkim dy të tjerë

December 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fluks i madh i lëvizjeve nga Greqia në Shqipëri, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Fluks i madh i lëvizjeve nga Greqia në Shqipëri, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

December 21, 2025
Fëmijët në Gjirokastër ballafaqohen me rreziqe për jetën teksa kalojnë aksin nacional për të arritur në shkollë.

Fëmijët në Gjirokastër ballafaqohen me rreziqe për jetën teksa kalojnë aksin nacional për të arritur në shkollë.

December 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al