Elon Musk mund të bëhet trilioneri i parë në botë nëse aksionarët e Tesla miratojnë një propozim të ri që do t’i japë atij aksione të reja të kompanisë. Sipas raportimeve nga CNN, paketa e re e pagave mund t’i sjellë Muskut 423.7 milionë aksione shtesë, të cilat do të kenë një vlerë prej 143.5 miliardë dollarësh, por vetëm nëse vlera e aksioneve të Tesla rritet deri në 8.5 trilion dollarë në vitet e ardhshme. Kjo vlerë është dukshëm më e lartë se 1.1 trilioni dollarë, që është aktualisht vlerësimi i tregut për Teslan.
Në të njëjtën kohë, një propozim po shqyrtohet që do të lejonte Tesla të merrte një aksion në xAI, kompanin e inteligjencës artificiale të Musk. Kjo nismë sygjerohet si një mundësi për të forcuar më tej ndikimin e Musk në teknologjinë moderne, pas blerjes së platformës X, dikur Twitter, për 44 miliardë dollarë.
Musk aktualisht ka në pronësi 410 milionë aksione të Tesla, me një vlerë totale prej 139 miliardë dollarësh. Dhe ndonëse ka mundësi për të blerë 304 milionë aksione të tjera, një gjyqtar e ka rrëzuar atë paketë page të vitit 2018 si të paligjshme, pavarësisht mbështetjes së madhe nga aksionarët. Musk ka përfaqësuar rreth 18% të aksioneve të kompanisë.
Pas një periudhe rritjeje të çmimeve të aksioneve, Tesla ka hasur në disa sfida, duke përfshirë protesta dhe rënie të shitjeve, duke rezultuar në humbje të investimeve. Megjithatë, Musk beson se planet për makinat vetë-drejtuese, përfshirë shërbimin robotaxi, do të sjellin një rritje të konsiderueshme të fitimeve.
Pavarësisht ambicieve të Musk, konkurrentët nga Kina dhe kompanitë si Waymo po ofrojnë shpërndarje shërbimesh robotaxi, duke e bërë tregun edhe më konkurrues. Tesla do të duhet të përballet me këto sfida dhe të realizojë pretendimet e saj nëse dëshiron të mbetet në krye të industrisë.















