Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E pret burgu/ Drejtësia amerikane dhe McGonigal zbulojnë mashtrimet e Ramës

Editor by Editor
September 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
E pret burgu/ Drejtësia amerikane dhe McGonigal zbulojnë mashtrimet e Ramës
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rama ka mashtruar dhe ka dhënë dëshmi të rreme para opinionit publik në lidhje me aferën me McGonigal dhe këtë tashmë e provon jo Altin Dumani, por drejtësia amerikane.

Rama ka deklaruar se McGonigalin dhe Agron Nezën i prita në zyrë si zyrtarin e FBI-së dhe mikun e tij, jo si biznesmenë

Në përgjigjet e tij mbi takimin e parë që zhvilloi me McGonigal në zyrën e tij, Rama ka përsëritur disa herë se McGonigal ka ardhur si zyrtar i FBI-së, ndërsa Neza si miku i tij të cilin Rama nuk e kishte takuar më parë. Në takim kryeministri pretendon se ka pasur një bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshme dhe asgjë konkrete për një kompani apo tjetër.

Drejtësia amerikane ka provuar të kundërtën e asaj që deklaron Rama. Drejtësia amerikane ka faktuar se gjatë këtij takimi, që McGonigal më pas e fshehu nga FBI, McGonigal i kërkoi Kryeministrit Rama të merrte një vendim me pasoja të mëdha financiare. Bisedë aspak në terma të përgjithshme, ndryshe nga çfarë pretendon kryeministri.

FBI thekson gjithashtu se McGonigal u nxit nga Agron Neza për t’i bërë kryeministrit Rama këtë kërkesë. Aktakuza ka faktuar gjithashtu se Agron Neza dhe Dorian Duçka ishin bashkëpunëtorë në biznes dhe se Duçka ishte njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Të gjithë këto fakte nuk përputhen me pretendimin se Neza u paraqit thjesht si mik i McGonigalit dhe se nuk u fol për gjëra konkrete për një kompani apo tjetrën. Pra, është e qartë se Rama ka gënjyer publikisht dhe drejtësia amerikane e çon Ramën drejt përballjes me drejtësinë për të hetuar favoret ndaj McGonigal që u pasuan me pagesa dhe hetime kundër opozitës.

Një tjetër tezë e përsëritur disa herë nga Rama në daljet e tij televizive është se hetimi kryesor ndaj McGonigal është ai që lidhet me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe se çështja e Shqipërisë “ka dalë rrugës dhe s’ka lidhje as me rusë, as me kinezë, as me anglezë”. McGonigal nuk akuzohet për korrupsion, por për shkelje të rregullave pasi mori një borxh nga Agron Neza.

Në të vërtetë hetimi ku përfshihet Shqipëria është i ndryshëm nga hetimi për oligarkun Deripaska. Akuzat ndaj McGonigal janë ngritur në dy aktakuza të veçanta, ku secila ngre akuza të ndryshme. Ndaj, asnjëra prej të dyjave nuk ka dalë rrugës, siç pretendon kryeministri.

Gjithashtu, një tjetër fakt i publikuar nga FBI tregon se edhe çështja ku përmendet Kryeministri Rama lidhet me shtetet e lindjes. Sipas FBI-së, Dorian Duçka, këshilltar i kryeministrit Rama, ishte i punësuar nga një konglomerat kompanish kineze që operonin në fushën e energjisë. Kjo vërtetohet edhe nga mediat kineze ku Dorian Duçka paraqitet si ekspert shqiptar në fushën e investimeve, që promovon vizionin e ekonomisë kineze si rrugën që duhet ndjekur në mënyrë kolektive nga ekonomitë e botës.

Një tjetër mospërputhje mes interpretimit që kryeministri i bën aktakuzës dhe asaj çfarë shkruhet në të vërtetë, është se McGonigal nuk akuzohet vetëm për mosdeklarimin e parave të marra nga Neza dhe shkeljen e rregullave etike apo të deklarimit. Një prej akuzave më të rënda ndaj McGonigal është se ka punuar për një oligark rus, ka tentuar ta heqë atë nga lista e të sanksionuarve, i ka ofruar shërbime, si dhe ka pastruar para ruse përmes një kompanie amerikane.

Rama ka theksuar disa herë se zyra e tij ishte informuar në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA përmes një artikulli të publikuar nga BIRN në vitin 2017 dhe se kryeministria nuk kishte asnjë informacion më shumë për këtë çështje. Rama theksoi disa herë se nuk ishte zyra e tij ajo që i ka dhënë informacion Nezës për lobistin amerikan. “Nëse do kishim do t’ia jepnim.” – tha Rama.

Aktakuza e shkruan e zeza mbi të bardhë se informacioni për lobistin amerikan që Neza ia dha McGonigalit, kishte dalë një ditë më parë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

Akuza e FBI-së lidhur me këtë fakt, është se McGonigal nxiti FBI-në të niste një hetim, ku përfshiu si dëshmitar Agron Nezën, pa njoftuar FBI-në se informacionet për hetimin ia kishte dhënë vetë Neza, apo që këtë person McGonigal e ka mik apo që i kishte marrë $225,000. FBI faktoi edhe se për udhëtimin dhe shpenzimet e dëshmitarëve në çështjen Nik Muzin, kishte paguar Dorian Duçka, këshilltari i kryeministrit Rama.

Previous Post

Qukës-Qafë Plloçë: Pritja 10-vjeçare përfundon, rruga Tiranë-Korçë tani bëhet vetëm 1 orë e 30 minuta.

Next Post

“Marmelladov” në Teatrin Metropol: Pjesa që eksploron kompleksitetin e individëve nën presion, nga 5 deri më 7 Shtator.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Banane të aplikuara në brigjet britanike, autoritetet kërkojnë: T'i shmangni ato nga konsumimi

Banane të aplikuara në brigjet britanike, autoritetet kërkojnë: T’i shmangni ato nga konsumimi

December 10, 2025
Administrata Trump bën të ditur se po i shqyrton vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID.

Administrata Trump bën të ditur se po i shqyrton vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID.

December 10, 2025
Fotot e paidentifikuara të djemve të Putinit dhe Alina Kabaeva, të cilët po ushtrohen për t'u bërë gjimnastë në përputhje me trashëgiminë e nënës së tyre.

Fotot e paidentifikuara të djemve të Putinit dhe Alina Kabaeva, të cilët po ushtrohen për t’u bërë gjimnastë në përputhje me trashëgiminë e nënës së tyre.

December 10, 2025
Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

December 9, 2025
Banane të aplikuara në brigjet britanike, autoritetet kërkojnë: T'i shmangni ato nga konsumimi
LAJME

Banane të aplikuara në brigjet britanike, autoritetet kërkojnë: T’i shmangni ato nga konsumimi

by timoni.al
December 10, 2025
0

Një operacion pastrimi i rëndësishëm është duke u zhvilluar në Britani për të adresuar sasinë e madhe të frutave që...

Read moreDetails
Administrata Trump bën të ditur se po i shqyrton vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID.

Administrata Trump bën të ditur se po i shqyrton vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID.

December 10, 2025
Fotot e paidentifikuara të djemve të Putinit dhe Alina Kabaeva, të cilët po ushtrohen për t'u bërë gjimnastë në përputhje me trashëgiminë e nënës së tyre.

Fotot e paidentifikuara të djemve të Putinit dhe Alina Kabaeva, të cilët po ushtrohen për t’u bërë gjimnastë në përputhje me trashëgiminë e nënës së tyre.

December 10, 2025
Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

Video/ Një penallti ndihmon Slotin, Liverpooli mund Interin me vështirësi dhe kualifikohet në çerekfinale

December 9, 2025
Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

Barcelonë përmbys ndeshjen për të triumfuar, Chelsea befasohet në Bergamo. Zbuloni të gjitha rezultatet e mbrëmjes (Video)

December 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Banane të aplikuara në brigjet britanike, autoritetet kërkojnë: T'i shmangni ato nga konsumimi

Banane të aplikuara në brigjet britanike, autoritetet kërkojnë: T’i shmangni ato nga konsumimi

December 10, 2025
Administrata Trump bën të ditur se po i shqyrton vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID.

Administrata Trump bën të ditur se po i shqyrton vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID.

December 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al