Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ishte një djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të atin”, gazetari rrëfen takimin me Kristianin para se ta ekzekutonin në Shkodër

Editor by Editor
September 5, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Ishte një djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të atin”, gazetari rrëfen takimin me Kristianin para se ta ekzekutonin në Shkodër
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së enjtes, qyteti i Shkodrës u trondit nga tjetër atentat mafioz. I riu Kristian Kola, teksa qëndronte jashtë ambienteve të një lokali te “Kinema Republika”, u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona me motor.

Si pasojë e plagëve të marra 34-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 22:30, ku dy autorët me motor dhe skafandra në kokë iu afruan Kolës, i cili ishte duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit dhe hapën zjarr ndaj tij.

Pasi e qëlluan disa herë, dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi “skëterrë”, ndërkohë që trupi i Kristianit i bërë “shoshë” nga plumbat mbeti në bulevard.

Burime për mediat bënë me dije më herët se plumbat e kapën të riun në pjesën e gjoksit dhe fatkeqësisht rezultuan fatale. Po ashtu, nga informacionet e siguruara nga Policia e kryeqendrës së veriut, Kola nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Ky fakt është konfirmuar së fundmi edhe nga gazetari Arben Çokaj i cili njihte nga afër 34-vjeçarin. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Çokaj shkruan se Kristiani ishte një djalë i  mirë dhe se nuk merrej me punë të dyshimta.

Sipas gazetarit, ai së bashku me të atin kishin një firmë ndërtimi dhe se përgjatë këtyre ditëve ishin duke shtruar me pllaka përreth Kinemasë Milenium, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Madje, jo më larg se një ditë para se të ndodhte atentati, Çokaj ishte takuar me 34-vjeçarin ku ky i fundit i kishte treguar dhe dëshirën e tij për të blerë një makinë.

“Sonte, një motorr me 2 njerëz kalojnë te Hotel Golden Palacë, ku po rrinte aty jashtë Kristian Kola, 34 vjeç dhe e vrasin në vend, rreth orës 22:30…

Sa e lirë dhe e pavlerë është jeta këtu në Shkodër e në Shqipëri. A do reagoni o njerëz një ditë, para se të shuheni? Si vritet tjetri kot së koti ashtu?!

Kristianin ka kohë që e njoh, djalë shumë i mirë, nuk e di se është marrë me punë të dyshimta, me të atin kishin një firmë ndërtimi, dhe këto ditë ishin duke shtruar pllakat përreth Kinemasë Milenium në Shkodër, aty përballë ku i ndodhi edhe kjo ngjarje kaq e tmerrshme. Dje në drekë Kristiani më tha se jam ba me ble një makinë të re dhe ashtu bëmë humor pak.

Uroj që vrasësit e ata që qëndrojnë pas këtij krimi makabër të gjenden sa më shpejt nga policia! Kanë luajtë mendsh njerëzit, merruni more vesh, pse vriteni kështu, o tupa! Vëreni trurin në punë se nuk është turp”, shkruan ai.

Prej mbrëmjes së djeshme Shkodra është futur në shtetrrethim, ku forca të shutma Policia kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetit verior dhe po puojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Mësohet se zona ku dhe ndodhi atentati është e mbuluar me kamera sigurie, të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të rënë në gjurmën e autorëve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.

“Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi Policia mbrëmjen e djeshme.

Previous Post

Piloti kroat dhe e dashura serbe akuzohen për spiunazh, rasti thekson rrezikun për sigurinë në Kosovë.

Next Post

VIDEO/ ‘Kur qau Messi’, sulmuesi luan ndeshjen e fundit në atdhe: S’e di a do jem në Botëror

Next Post
VIDEO/ ‘Kur qau Messi’, sulmuesi luan ndeshjen e fundit në atdhe: S’e di a do jem në Botëror

VIDEO/ 'Kur qau Messi', sulmuesi luan ndeshjen e fundit në atdhe: S'e di a do jem në Botëror

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pranohet ndërtimi i parkut solsolar në fshatin Rrakull, në territorin e bashkisë Kavajë

Pranohet ndërtimi i parkut solsolar në fshatin Rrakull, në territorin e bashkisë Kavajë

January 28, 2026
Këshilli i Ministrave zhvillon miratimin e 'kadastrës fiskale', detajet e funksionimit të saj

Këshilli i Ministrave zhvillon miratimin e ‘kadastrës fiskale’, detajet e funksionimit të saj

January 28, 2026
Aksident tragjik në Vaun e Dejës, automjeti në shpejtësi të madhe bie nga ura dhe përfundon në liqen, dy të rinjtë shpëtojnë në mënyrë të fantastike.

Aksident tragjik në Vaun e Dejës, automjeti në shpejtësi të madhe bie nga ura dhe përfundon në liqen, dy të rinjtë shpëtojnë në mënyrë të fantastike.

January 28, 2026
Negociatat ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës: "Bisedimet do të vazhdojnë", deklaron zëdhënësi i Kremlinit, duke theksuar se gjithçka varet nga qasja e palëve në bisedim.

Negociatat ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës: “Bisedimet do të vazhdojnë”, deklaron zëdhënësi i Kremlinit, duke theksuar se gjithçka varet nga qasja e palëve në bisedim.

January 28, 2026
Pranohet ndërtimi i parkut solsolar në fshatin Rrakull, në territorin e bashkisë Kavajë
LAJME

Pranohet ndërtimi i parkut solsolar në fshatin Rrakull, në territorin e bashkisë Kavajë

by timoni.al
January 28, 2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centraleje gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, Bashkia Kavajë. Vendimi...

Read moreDetails
Këshilli i Ministrave zhvillon miratimin e 'kadastrës fiskale', detajet e funksionimit të saj

Këshilli i Ministrave zhvillon miratimin e ‘kadastrës fiskale’, detajet e funksionimit të saj

January 28, 2026
Aksident tragjik në Vaun e Dejës, automjeti në shpejtësi të madhe bie nga ura dhe përfundon në liqen, dy të rinjtë shpëtojnë në mënyrë të fantastike.

Aksident tragjik në Vaun e Dejës, automjeti në shpejtësi të madhe bie nga ura dhe përfundon në liqen, dy të rinjtë shpëtojnë në mënyrë të fantastike.

January 28, 2026
Negociatat ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës: "Bisedimet do të vazhdojnë", deklaron zëdhënësi i Kremlinit, duke theksuar se gjithçka varet nga qasja e palëve në bisedim.

Negociatat ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës: “Bisedimet do të vazhdojnë”, deklaron zëdhënësi i Kremlinit, duke theksuar se gjithçka varet nga qasja e palëve në bisedim.

January 28, 2026
Milani niset drejt një lëvizjeje sulmuese në merkato, me kuqezinjtë që shprehin interes për yllin e Manchester Cityt.

Milani niset drejt një lëvizjeje sulmuese në merkato, me kuqezinjtë që shprehin interes për yllin e Manchester Cityt.

January 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pranohet ndërtimi i parkut solsolar në fshatin Rrakull, në territorin e bashkisë Kavajë

Pranohet ndërtimi i parkut solsolar në fshatin Rrakull, në territorin e bashkisë Kavajë

January 28, 2026
Këshilli i Ministrave zhvillon miratimin e 'kadastrës fiskale', detajet e funksionimit të saj

Këshilli i Ministrave zhvillon miratimin e ‘kadastrës fiskale’, detajet e funksionimit të saj

January 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al