Thursday, November 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë”, Veliaj mesazh nxënësve për vitin e ri shkollor: Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Editor by Editor
September 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë”, Veliaj mesazh nxënësve për vitin e ri shkollor: Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një letër fëmijëve që në 8 shtator pritet të nisin vitin e ri shkollor.

Ai kërkon ndjesë që projekti për drekën falas në institucionet arsimore nuk u arrit, por sipas tij kjo erdhi për shkak të izolimit të tij. Siç e quan Veliaj, ndalim i vullnetit të popullit.

Në letrën e tij kryebashkiaku u jep edhe tre këshilla fëmijëve teksa iu uron suksese.

Postimi i Erion Veliaj:

Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,

Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.

Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri, shprese të re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Së dyti, një ndjesë të sinqertë. Ne kemi ndërtuar 50 shkolla të reja në Tiranë, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e çerdhe të reja. Kjo më bën krenar për punën në bashki dhe për të gjithë ata që na kanë dhënë një dorë. Megjithatë, ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetem njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem.

Dhe në fund, 3 këshilla që me shpresë do t’ua gjeni dobinë:

1.

Përqafoni dijen. Mësoni fort, lexoni shumë, kapni dijet, jo veç notat. Dija është e vetmja pronë që do keni gjithnjë me vete, dhe as e prish dot tërmeti, as përmbytet e as sekuestrohet. Është gjithmonë juaja dhe në dobinë tuaj.

Tiranën dhe kombin tonë mund ta çojnë përpara vetëm ata që shkëlqejnë në dije, ata që punojnë fort dhe sjellin risi, jo ata që pengojnë pa pushim. Qytetin në dritë e nxjerrin ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë.

Ndaj, bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena.

Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut – brezi juaj nuk mund të jetë kopja e re e brezit të vjetër nga TV-të e një nate më parë. Përqafoni dijen miq, e ajo do t’ju nderojë.

2.

Përkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e përkohshme.

Nëse një nga shokët merr 10, bën një 3 pikësh apo fiton olimpiadën, gëzohuni të gjithë bashkë. E di që në shoqërinë tonë shpesh suksesi është një mëkat i pafalshëm, por ju jeni shpresë për një Shqipëri të re, ku solidariteti e mirësia e mund arrogancën e injorancën.

Rrëzimi nuk është e kundërta e suksesit, e as nuk zgjat pafundësisht. Jeta mund t’ju ulë në gjunjë dhe më poshtë se ëndrra juaj më e keqe – ja, më pyesni mua – por, nëse ngrihesh dhe ja kris vrapit sërish, më fort e më shpejt, e rigjen veten dhe vendin që meriton.

Dhe nëse shihni të tjerë që rrëzohen, mos iu gëzoni fatkeqësisë së tyre sepse padrejtësia diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo, ndaj fërkimi i duarve ndaj vuajtjes së tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.

Përqafoni sukseset e njëri-tjetrit dhe jepini dorën shoshoqit për t’u ngritur më shpejt e avancuar më fort.

3.

Familja dhe miqtë nuk mund të zëvendësohen nga teknologjia. Përdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njerëz. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë probleme të matematikës apo t’ju kompozojë një këngë, por nuk ka empatinë e një shoku a një shoqeje që të përqafon, qan e qesh me ty, të ngre humorin kur pengohesh, të brohoret kur ringrihesh.

Kaloni kohë cilësore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot që zëvendëson prindërit, gjyshërit, motrën e vëllain. Jeta nuk është e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni çdo moment e çdo mundësi për të qenë bashkë, biseduar, luajtur e udhëtuar.

Unë, si edhe ata, jam shumë krenar për ju. Në këto 10 vite që ju kam njohur – disa prej jush, që nga kopshti e gjer në gjimnaz, – kam parë te ju të ardhmen, dhe më është dukur e shkëlqyer. Kam parë shqiptarët e rinj plot mirësi, përulësi, dije, zell, të mençur e të dashur.

Forca pra, për një vit tjetër të shkëlqyer!

Ju dua shumë!

Lali Eri

Previous Post

Anija e flotës amerikan mbërrin të shtunën në Porto Romano, ushtarët e SHBA-së takohen me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane dhe Begajn.

Next Post

Gjermania riatdheson emigrantët: 2025 e shënon një “rekord” kthimesh, mbi 1000 njerëz rikthehen në Shqipëri.

Next Post
Gjermania riatdheson emigrantët: 2025 e shënon një "rekord" kthimesh, mbi 1000 njerëz rikthehen në Shqipëri.

Gjermania riatdheson emigrantët: 2025 e shënon një "rekord" kthimesh, mbi 1000 njerëz rikthehen në Shqipëri.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas një periudhe dyvjeçare pa koment, rikthehet në skenë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Pas një periudhe dyvjeçare pa koment, rikthehet në skenë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

November 5, 2025
Man. City vazhdon serinë e sukseseve, “qytetarët” (dominojnë) ndaj Dortmundit, ndërsa Atalanta e Gjimshitit arrin një fitore të rëndësishme.

Man. City vazhdon serinë e sukseseve, “qytetarët” (dominojnë) ndaj Dortmundit, ndërsa Atalanta e Gjimshitit arrin një fitore të rëndësishme.

November 5, 2025
Yamal dhe VAR ndihmojnë Barcelonën të shmangë turpin, katalanasit sigurojnë një pikë të mundimshme në Belgjikë.

Yamal dhe VAR ndihmojnë Barcelonën të shmangë turpin, katalanasit sigurojnë një pikë të mundimshme në Belgjikë.

November 5, 2025
Prokuroria e Milanos nisin hetimet për manipulim ofertash në lidhje me shitjen e “San Siros”

Lajmi Fundit

Pas një periudhe dyvjeçare pa koment, rikthehet në skenë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

by timoni.al
November 5, 2025
0

Ish presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka njoftuar rikthimin e tij në rrjetet sociale pas një periudhe...

Read moreDetails
Man. City vazhdon serinë e sukseseve, “qytetarët” (dominojnë) ndaj Dortmundit, ndërsa Atalanta e Gjimshitit arrin një fitore të rëndësishme.

Man. City vazhdon serinë e sukseseve, “qytetarët” (dominojnë) ndaj Dortmundit, ndërsa Atalanta e Gjimshitit arrin një fitore të rëndësishme.

November 5, 2025
Yamal dhe VAR ndihmojnë Barcelonën të shmangë turpin, katalanasit sigurojnë një pikë të mundimshme në Belgjikë.

Yamal dhe VAR ndihmojnë Barcelonën të shmangë turpin, katalanasit sigurojnë një pikë të mundimshme në Belgjikë.

November 5, 2025
Prokuroria e Milanos nisin hetimet për manipulim ofertash në lidhje me shitjen e “San Siros”

Prokuroria e Milanos nisin hetimet për manipulim ofertash në lidhje me shitjen e “San Siros”

November 5, 2025
Rooney zbulon për herë të parë se si karriera e tij mori një kthesë të rëndësishme në vitin 2004.

Rooney zbulon për herë të parë se si karriera e tij mori një kthesë të rëndësishme në vitin 2004.

November 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas një periudhe dyvjeçare pa koment, rikthehet në skenë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Pas një periudhe dyvjeçare pa koment, rikthehet në skenë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.

November 5, 2025
Man. City vazhdon serinë e sukseseve, “qytetarët” (dominojnë) ndaj Dortmundit, ndërsa Atalanta e Gjimshitit arrin një fitore të rëndësishme.

Man. City vazhdon serinë e sukseseve, “qytetarët” (dominojnë) ndaj Dortmundit, ndërsa Atalanta e Gjimshitit arrin një fitore të rëndësishme.

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al