Sunday, December 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin

Editor by Editor
September 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ndryshon udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi përmes e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin Në rast ndryshimi apo riorganizimi për vitin akademik pasardhës, universitet në vend kanë afat deri më 30 dhjetor të dorëzojnë aplikimet në e-Albania.

Më pas do të jenë struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë në ministrinë përgjegjëse për arsimin që do të vlerësojmë aplikimet dhe ankimimet sipas risive të miratuara në udhëzim.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin që sjell ndryshime dhe shtesa në rregulloren ekzistuese për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë, degëve dhe programeve të studimit.

Shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin nr. 1, datë 14.1.2020, “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, i ndryshuar janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Një nga risitë më të rëndësishme është shtesa e Kreut IV/1, i cili përcakton qartë procedurat e shqyrtimit të aplikimeve dhe ankimimeve nga strukturat përgjegjëse në ministri.

Në udhëzim përcaktohet se struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat do të shqyrtojë dokumentacionin e dorëzuar nga subjekti, sipas formularëve të kërkesave në e-Albania për aspektet e përputhshmërisë ligjore.

Për të gjitha aplikimet, vlerësimet nga struktura për arsimin e lartë do të mbështeten në nevojat e tregut për programet e reja apo riorganizimet. Sipas udhëzimit gjithashtu ekspertë e jashtëm nga lista e Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL)-së do të përfshihen në vlerësimin përfundimtar.

Institucionet do të njoftohen për rezultatet e vlerësimeve brenda afateve të caktuara.

Në rast ankimimesh, parashikohen procedura të qarta dhe bashkëpunim me strukturat juridike për shqyrtimin e tyre.

Ndryshimet në udhëzim 

Në udhëzimin nr. 1, datë 14.1.2020, “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimet si më poshtë:

a) Kudo në përmbajtje të udhëzimit, togfjalëshi “Ministria e Arsimit dhe Sportit” të zëvendësohet me togfjalëshin “Ministria përgjegjëse për arsimin”.

“1. Institucioni i arsimit të lartë ngarkon aplikimin në platformën e-Albania, për riorganizimin e IAL-së, sipas formularit përkatës në platformën e-Albania, brenda datës 30 dhjetor për vitin akademik pasardhës, i cili shqyrtohet në MAS”.

c) Pas kreut IV shtohet kreu IV/1, me përmbajtje si më poshtë:

“KREU IV/1 PROCEDURA E SHQYRTIMIT TË APLIKIMEVE DHE TË ANKIMIMEVE Mbi bazën e aplikimeve në platformën e-Albania, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë në ministrinë përgjegjëse për arsimin, vlerësojmë aplikimet dhe ankimimet, sipas përgjegjësive më poshtë:

1. Për të gjitha aplikimet e përcaktuara në këtë udhëzim, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat shqyrton dokumentacionin e dorëzuar nga subjekti, sipas formularëve të kërkesave në e-Albania për aspektet e përputhshmërisë ligjore.

2. Për të gjitha aplikimet e përcaktuara në këtë udhëzim struktura përgjegjëse për arsimin e lartë shqyrton aspektet përmbajtjesore të cilësisë së aplikimit, që lidhen me vlerësimin mbi nevojat e tregut, përputhshmërinë e kritereve dhe të standardeve të cilësisë, të kërkuara me ato të aplikimit.

Sipas vlerësimit, struktura përgjegjëse për arsimin e lartë mund të kërkojë informacione plotësuese mbi aspekte që lidhen me aplikimin brenda afateve të përcaktuara.

3. Struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat njofton subjektin për vlerësimin e aplikimit, pas vlerësimit të strukturës përgjegjëse për arsimin e lartë, sipas afateve të përcaktuara për secilën procedurë.

4. Struktura përgjegjëse për lejet dhe për licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë i propozojnë autoritetit përkatës ekspertët e jashtëm, nga lista e ASCAL-së.

5. Pas vlerësimit përfundimtar pozitiv nga ekspertët e jashtëm, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë, i propozojnë autoritetit përkatës aktin sipas aplikimit të subjektit.

6. Në rastet e paraqitjes së ankimimeve, struktura përgjegjëse për lejet dhe licencat dhe struktura përgjegjëse për arsimin e lartë, në bashkëpunim me strukturat juridike ndjekin procedurat e shqyrtimit të ankimimeve, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.” 2. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor.al

Previous Post

Flamuj, dronë dhe një gotë verë të kuqe. Kina demonstron forcën e saj në paradën ushtarake.

Next Post

Përmbledhje e takimit historik në Pekin: Xi Jinping fton Putin, Kim Jong Un dhe Vuçiç.

Next Post
Përmbledhje e takimit historik në Pekin: Xi Jinping fton Putin, Kim Jong Un dhe Vuçiç.

Përmbledhje e takimit historik në Pekin: Xi Jinping fton Putin, Kim Jong Un dhe Vuçiç.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]

DETAJET: Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari, dyshohet se konflikti ka nisur pas një sherri.

December 7, 2025
Bisedimet për paqe ndërpriten në SHBA, Rusia dërgon “mesazhin” dhe sulmon Ukrainën.

Bisedimet për paqe ndërpriten në SHBA, Rusia dërgon “mesazhin” dhe sulmon Ukrainën.

December 7, 2025
SHBA i jep NATO-s një afat deri në vitin 2027 për të marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së Aleancës, përndryshe do të reduktojë kontributin e saj.

SHBA i jep NATO-s një afat deri në vitin 2027 për të marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së Aleancës, përndryshe do të reduktojë kontributin e saj.

December 7, 2025
Vitamina kyçe për trurin, zemrën dhe kockat që duhet të përfshini në dietën tuaj.

KRYESORE

DETAJET: Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari, dyshohet se konflikti ka nisur pas një sherri.

by timoni.al
December 7, 2025
0

Në Berat, pas mesnatës së djeshme, ndodhi një plagosje me armë zjarri, e cila sipas hetimeve preliminare ndodhet në lidhje...

Read moreDetails
Bisedimet për paqe ndërpriten në SHBA, Rusia dërgon “mesazhin” dhe sulmon Ukrainën.

Bisedimet për paqe ndërpriten në SHBA, Rusia dërgon “mesazhin” dhe sulmon Ukrainën.

December 7, 2025
SHBA i jep NATO-s një afat deri në vitin 2027 për të marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së Aleancës, përndryshe do të reduktojë kontributin e saj.

SHBA i jep NATO-s një afat deri në vitin 2027 për të marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së Aleancës, përndryshe do të reduktojë kontributin e saj.

December 7, 2025
Vitamina kyçe për trurin, zemrën dhe kockat që duhet të përfshini në dietën tuaj.

Vitamina kyçe për trurin, zemrën dhe kockat që duhet të përfshini në dietën tuaj.

December 7, 2025
VIDEO/ Ngjarje e rëndë, shqiptar sulmon ish-gruan me thikë në Greqi, 50-vjeçarja kërkon ndihmë në supermarket

VIDEO/ Ngjarje e rëndë, shqiptar sulmon ish-gruan me thikë në Greqi, 50-vjeçarja kërkon ndihmë në supermarket

December 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]

DETAJET: Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari, dyshohet se konflikti ka nisur pas një sherri.

December 7, 2025
Bisedimet për paqe ndërpriten në SHBA, Rusia dërgon “mesazhin” dhe sulmon Ukrainën.

Bisedimet për paqe ndërpriten në SHBA, Rusia dërgon “mesazhin” dhe sulmon Ukrainën.

December 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al