TIRANË- Aktorja Marjana Kondi ka marrë pjesë në homazhe e regjisorit Dhimitër Anagnosti. Kondi u shpreh se për homazhe është paraqitur 10 minuta para se të nisnin, ashtu sikurse kërkonte gjithmonë regjisori për t’u paraqitur në punë. Aktorja tha gjithashtu se Anagnosti iku nga kjo botë me dinjitet.
“Lum ai që ikën me dinjitet. Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet. Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet”, u shpreh Kondi.















