Sunday, October 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Mbahen homazhet sot për nder e ikonës së kinematografisë shqiptare

Editor by Editor
September 2, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Mbahen homazhet sot për nder e ikonës së kinematografisë shqiptare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ikona e kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti do të përcillet ditën e sotme për të në banesën e fundit. Homazhet për nder të Anagnostit, do të mbahen në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nga ora 10:00 deri në orën 13:00. 

“Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, njoftoi vajza e regjisorit, Juna Anagnosti.

Kush është Dhimitër Anagnosti?

Ai lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë(1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Previous Post

Nga dashuria te puna, ja çfarë parashikon horoskopi për secilën shenjë ditën e sotme

Next Post

Britania e Madhe pezullon aplikimet për ribashkimin familjar të refugjatëve, Starmer thotë se do t’i japë fund përdorimit të hoteleve për të strehuar azilkërkuesit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Enada ka pasur gjithmonë rolin kryesor në vendimmarrje," tregon Gerd Vaso për ndarjen nga bashkëshortja: Ajo ka qenë gjithnjë e rreptë.

“Enada ka pasur gjithmonë rolin kryesor në vendimmarrje,” tregon Gerd Vaso për ndarjen nga bashkëshortja: Ajo ka qenë gjithnjë e rreptë.

October 19, 2025
Partizani siguron një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, duke u shkëputur nga zona e rënies, ndërsa Vora merr tri pikë në Elbasan.

Video/ Liverpool-i në krizë: kampionët e Anglisë pësojnë humbje nga Man. United në Anfield, duke regjistruar kështu humbjen e katërt radhazi

Gjashtë nga dhjetë gjermanë e refuzojnë shërbimin ushtarak të rastësishëm, tregon një sondazh.

Lajmi Fundit

by timoni.al
October 19, 2025
0

Në një intervistë të fundit në “Grida Duma Podcast”, balerini i njohur Gerd Vaso ka dhënë një pasqyrë të sinqertë...

Read moreDetails
Partizani siguron një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, duke u shkëputur nga zona e rënies, ndërsa Vora merr tri pikë në Elbasan.

Partizani siguron një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, duke u shkëputur nga zona e rënies, ndërsa Vora merr tri pikë në Elbasan.

October 19, 2025
Video/ Liverpool-i në krizë: kampionët e Anglisë pësojnë humbje nga Man. United në Anfield, duke regjistruar kështu humbjen e katërt radhazi

Video/ Liverpool-i në krizë: kampionët e Anglisë pësojnë humbje nga Man. United në Anfield, duke regjistruar kështu humbjen e katërt radhazi

October 19, 2025
Gjashtë nga dhjetë gjermanë e refuzojnë shërbimin ushtarak të rastësishëm, tregon një sondazh.

Gjashtë nga dhjetë gjermanë e refuzojnë shërbimin ushtarak të rastësishëm, tregon një sondazh.

October 19, 2025
Video/ Ndiqni reagimin e Brooklyn Beckham-it në momentin kur flitet për nënën e tij, Victoria.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Enada ka pasur gjithmonë rolin kryesor në vendimmarrje," tregon Gerd Vaso për ndarjen nga bashkëshortja: Ajo ka qenë gjithnjë e rreptë.

“Enada ka pasur gjithmonë rolin kryesor në vendimmarrje,” tregon Gerd Vaso për ndarjen nga bashkëshortja: Ajo ka qenë gjithnjë e rreptë.

October 19, 2025
Partizani siguron një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, duke u shkëputur nga zona e rënies, ndërsa Vora merr tri pikë në Elbasan.

Partizani siguron një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, duke u shkëputur nga zona e rënies, ndërsa Vora merr tri pikë në Elbasan.

October 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al