Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bleona Qereti padit Evi Kokalari për shpifje dhe dezinformim: Kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim

Editor by Editor
August 30, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bleona Qereti padit Evi Kokalari për shpifje dhe dezinformim: Kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja, Bleona Qereti, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, më 15 gusht 2025, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga shpifjet dhe dezinformatat që ka shpërndarë Evi Kokalari që prej vitit 2022.

Në kërkesën ligjore, Bleona akuzon Kokalari për fushatën e vazhdueshme të shpifjeve dhe sulmeve ndaj saj, të cilat kanë për qëllim dëmimin e reputacionit të saj dhe minimin e karrierës profesionale. Padi e depozituar në emër të Bleonës përmes Studios Avokatore Waymaker LLC shpjegon se veprimet e Kokalari janë të qëllimshme dhe dashakeqe, duke përfshirë publikimin e deklaratave shpifëse në rrjetet sociale dhe media, denigrim të Bleonës në mjediset profesionale dhe përpjekje për bojkotimin e eventeve ku ajo ka marrë pjesë.

Fushata e shpifjeve e filluar nga Kokalari ka përfshirë dezinformimin e figurave politike në SHBA dhe Shqipëri, duke tentuar të krijojë një imazh të shtrembëruar të Bleonës për interesat personale të Kokalari. Këto veprime kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme në imazhin dhe karrierën e Bleonës, duke bërë që ajo dhe familja e saj të përballen me sulme të ulëta publike.

Sipas Bleonës, dëmi emocional ka qenë i thellë për të dhe për prindërit e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme në sytë e publikut. Në përpjekjen për të mbrojtur reputacionin dhe karrierën e saj, Bleona kërkon që Evi Kokalari të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e saj dhe për të rivendosur të vërtetën.

“E vërteta është e dokumentuar dhe dëshmitarët janë të shumtë. Kjo sjellje e Kokalari nuk mund të kalojë pa u marrë parasysh ligjërisht. Publiku ka të drejtë të dijë faktet dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi,” – deklaroi Bleona Qereti në një postim pas depozitimit të padisë.

Previous Post

Moti i keq në Shkodër, por stuhia shmang përmbytjet në kryeqytetin verior.

Next Post

Moti i keq dhe stuhia sjellin probleme, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Durrës

Next Post
Moti i keq dhe stuhia sjellin probleme, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Durrës

Moti i keq dhe stuhia sjellin probleme, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Durrës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al