Friday, January 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare 300 metra larg; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?

Editor by Editor
August 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare 300 metra larg; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në një distancë prej 300 metrash, një resort është prishur me të drejtë dhe një tjetër po ngrihet me leje qeveritare. Gjithçka ka ndodhur në zonën e shumë preferuar të Kepit të Rodonit, ku biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale ia kanë vënë syrin prej kohësh. Madje, me vendime tepër të diskutuara edhe nga gjykata apo Kadastra, një sipërfaqe e stërmadhe pyll shtetëror i është dhënë individëve me lidhje shumë të forta.

Aksioni i IKMT-së në Kepin e Rodonit ka vijuar prej disa ditësh, ku fillimisht janë prishur ndërtesat e “Arbeni Resort”, i cili mori leje të veçantë nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërkohë që më 29 gusht u prish me tritol resorti i Ardian Halilit, ish-kreu i IMT-së në Durrës.

Qeveria i ka konsideruar aksionet e prishjeve për të ruajtur natyrën dhe peizazhin e bukur të Kepit të Rodonit. Por, jo më larg se 300 metra nga resorti i Halilit, vetë qeveria ka dhënë një supër leje për ngritjen e një tjetër resorti. Rreth 40 ndërtesa, vila dhe hotele, po ndërtohen në një zonë pyjore.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Vendimi i KKT-së i zbardhur javët e fundit

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, në fund të vitit 2024 është dhënë “miratimi me kusht i lejes së ndërtimit për objektin ‘kompleks turistik hoteleri, vila dhe apartamente 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Shetaj, Bashkia Durrës”.

Në këtë vendim, saktësohet se subjekt zhvillues është shoqëria “MË Plan” sh.p.k, në pronësi të një pensioniste 74 vjeçare. Kohë më parë, zonja e kishte lënë profesionin e inxhinieres së ndërtimit, ndërkohë që më vonë mori edhe super lejen në Shetaj.

Banorët e zonës, të pyetur nga VoxNews, treguan se resorti në fjalë njihet si i “austriakëve”. Nuk ka të dhëna se kush qëndron pas pronares, ndërkohë që në media vazhdimisht janë lakuar emra nga bota e krimit apo edhe e politikës për influenca në të gjithë Kepin e Rodonit.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Resorti do të ngrihet në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh, ku do të ndërtohen rreth 40 godina

Redaksia jonë shfletoi dokumentet shoqëruese, ku rezulton se firma do të ndërtojë rreth 40 godina, vila, bare-restorante dhe hotele. Ato shtrihen në një terren të pjerrët, me pamje nga Deti Adriatik.

Ndërkohë, sipas fotove të projektit, ndërtimet do të bëhen ngjitur me një zonë pyjore, ku ka informacione se edhe ajo po tjetërsohet dhe shumë shpejt do të “mbijnë” të tjera vila.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Në numrin “1” është resorti i ish-kreut të IMT-së që u prish dhe në numrin “2” është trualli ku po ndërtohet resorti me leje qeveritare

Aksioni i IKMT-së është padyshim i vonuar. Madje është i drejtë edhe procedimi i Ardian Halilit, ish-kreut të IMT-së në Bashkinë e Durrësit, i cili duke shfrytëzuar postin ndërtoi disa godina. Ai shfrytëzoi edhe lidhjet në organet ligjzbatuese, pasi baskëshortja e tij Rebjana Halili ka qenë prokurore në Durrës.

Por, në këto radhë, redaksia e VoxNews është ndalur te paradoksi i gjithë aksionit. A mos ndoshta këto prishje i kanë hapur rrugën resorteve të reja? Në çdo vend që ka shkuar IKMT-ja, ka vendime për leje. Njëjtë si në Himarë, Dhërmi apo Palasë. Ashtu si në Radhimë apo edhe Vlorë. Mbetet për t’u parë nëse austriakët do të marrin Thethin.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Projekti i vilave dhe resortit në Kepin e Rodonit, i cili ka filluar që të ndërtohet

Nëse një resort u shkatërrua totalisht me tritol, një tjetër po ngrihet me shpejtësi në një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katrorë. Projekti duket gjigant, nisur edhe nga fotot e publikuara. Janë ndërtime deri në 6 kate, 4 mbitokë dhe 2 nëntokë./ Voxnews

Previous Post

Pamje tronditëse! Mediat ukrainase publikojnë momentin e vrasjes së ish-kryetarit të parlamentit.

Next Post

Stuhia shkakton shkuljen e disa pemëve në rrugën Fier-Cakran, qarkullimi bllokohet për disa minuta.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Europa League / Mbyllet faza e Ligës, shpallen rezultatet përfundimtare, skuadrat përcaktojnë fatin e tyre.

Europa League / Mbyllet faza e Ligës, shpallen rezultatet përfundimtare, skuadrat përcaktojnë fatin e tyre.

January 29, 2026
Ukraina përballet me errësirë të plotë: Bashkimi Europian miraton një ndihmë humanitare prej 145 milionë eurosh dhe dërgon gjeneratorë elektrikë në disa qytete.

Ukraina përballet me errësirë të plotë: Bashkimi Europian miraton një ndihmë humanitare prej 145 milionë eurosh dhe dërgon gjeneratorë elektrikë në disa qytete.

January 29, 2026
Tifozët e Hajdukut nisin pritjen për ata të Zvezdës, serbët: Duhet të përgjigjen për vrasje...

Tifozët e Hajdukut nisin pritjen për ata të Zvezdës, serbët: Duhet të përgjigjen për vrasje…

January 29, 2026
7 mundësi në rast sulmi të SHBA ndaj Iranit: BBC raporton se Trump pritet të japë urdhër për goditje ndaj Teheranit brenda pak ditësh.

AKTUALITET

Europa League / Mbyllet faza e Ligës, shpallen rezultatet përfundimtare, skuadrat përcaktojnë fatin e tyre.

by timoni.al
January 29, 2026
0

Pas përfundimit të fazës së parë të Europa League, disa skuadra arritën të sigurojnë kualifikimin për në 1/8 e finaleve....

Read moreDetails
Ukraina përballet me errësirë të plotë: Bashkimi Europian miraton një ndihmë humanitare prej 145 milionë eurosh dhe dërgon gjeneratorë elektrikë në disa qytete.

Ukraina përballet me errësirë të plotë: Bashkimi Europian miraton një ndihmë humanitare prej 145 milionë eurosh dhe dërgon gjeneratorë elektrikë në disa qytete.

January 29, 2026
Tifozët e Hajdukut nisin pritjen për ata të Zvezdës, serbët: Duhet të përgjigjen për vrasje...

Tifozët e Hajdukut nisin pritjen për ata të Zvezdës, serbët: Duhet të përgjigjen për vrasje…

January 29, 2026
7 mundësi në rast sulmi të SHBA ndaj Iranit: BBC raporton se Trump pritet të japë urdhër për goditje ndaj Teheranit brenda pak ditësh.

7 mundësi në rast sulmi të SHBA ndaj Iranit: BBC raporton se Trump pritet të japë urdhër për goditje ndaj Teheranit brenda pak ditësh.

January 29, 2026
E frikshme/ Kurbani dyshon në tradhti, bashkëshortja i heq organin gjenital dhe e hedh në tualet

E frikshme/ Kurbani dyshon në tradhti, bashkëshortja i heq organin gjenital dhe e hedh në tualet

January 29, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Europa League / Mbyllet faza e Ligës, shpallen rezultatet përfundimtare, skuadrat përcaktojnë fatin e tyre.

Europa League / Mbyllet faza e Ligës, shpallen rezultatet përfundimtare, skuadrat përcaktojnë fatin e tyre.

January 29, 2026
Ukraina përballet me errësirë të plotë: Bashkimi Europian miraton një ndihmë humanitare prej 145 milionë eurosh dhe dërgon gjeneratorë elektrikë në disa qytete.

Ukraina përballet me errësirë të plotë: Bashkimi Europian miraton një ndihmë humanitare prej 145 milionë eurosh dhe dërgon gjeneratorë elektrikë në disa qytete.

January 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al