Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet me Camorran, baron droge në Europë e pasuri marramëndëse në Shqipëri!

Editor by Editor
August 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet me Camorran, baron droge në Europë e pasuri marramëndëse në Shqipëri!
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 15 vitet e fundit, një emër i panjohur deri disa javë më parë, ka bërë një kthesë të stërmadhe, duke u kthyer në një nga personat më të pasur në Shqipëri. Ai ka përdorur disa emra, për shkak të të kaluarës së tij në disa vende europiane, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e vrasje në kuadër të grupit kriminal. Madje, dyshimet janë se gjatë kohës së aktivitetit në Itali, ai ka pasur lidhje të forta me organizatën mafioze italiane Camorra.

Metamorfoza e Olsi Metës (Alias Kristian Konit) në një dekadë e gjysëm kalon nga burgu në Itali, te baron droge në Europë e një oligark në Shqipëri. Paratë e grupeve kriminale, të kryesuara nga vetë Meta, u investuan në pasuri marramëndëse në vendin tonë, kryesisht në fushën imobiliare. Një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave, e cila ka ndodhur e po ndodh haptazi në gjithë Shqipërinë, duke i kthyer disa ndërtime si të “paprekshme” për 95 % të popullsisë.

VoxNews paralajmëroi aksionin e organeve ligjzbatuese, të cilat disa ditë pas publikimit të investigimit të redaksisë sonë, vendosën që t’i sekuestrojnë shtetasit i cili njihet tashmë si Kristain Koni një pasuri prej 26 milionë eurosh. Plot 19 prona, në zonat më elitare në Shqipëri, duke filluar nga Tirana e deri në Palasë, janë vënë nën sekuestro, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet

Në foto: Aksioni i Policisë së Shtetit për sekuestrimin e pasurive të Kristian Konit, në një total prej 26 milionë eurosh

Por si arriti ky individ që të fuste në Shqipëri dhe të investonte paratë e drogës?! Ai krijoi një skemë investimi në fushën imobiliare, duke blerë dhe shitur pasuri luksoze. Arriti që të krijojë disa firma që bënin letra shit-blerje, dhënie me qira apo në fushën e bareve dhe restoranteve. U bënë letra fiktive me xhiro prej dhjetëra miliona euro, me të vetmin qëllim që paratë të pastroheshin.

Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet

Në foto: Aksioni i Policisë së Shtetit për sekuestrimin e pasurive të Kristian Konit, në një total prej 26 milionë eurosh

Sipas njoftimit të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, pronat janë plot 19, të shtrira në zona luksoze të Tiranës dhe në Palasë. Ato janë sekuestruar 45-vjeçarit me disa emra, i dënuar për vrasje dhe trafik droge, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Krahas pronave, janë sekuestruar 2 makina luksoze dhe 20 llogari bankare, në total 26 milionë euro. “Po vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi” tha policia, pasi ka dyshime se mund të ketë dhjetëra miliona euro të tjera prona, apo edhe llogari bankare, të cilat dyshohet se po pastrohen në Shqipëri.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për VoxNews se Kristian Koni njihej edhe me disa emra, Olsi Meta, K.M, Z.R apo edhe K.Z. Mësohet se disa prej pasurive të sekuestruara, 45 vjeçari i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31 korrik 2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin Kristian Koni dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012” tha Prokuroria e Tiranës në një njoftim për shtyp.

Mësohet se, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës. “Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të kristian Konit, nënës së tij dhe subjektit juridik ‘Kriol.AL’ sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas” thuhej në njoftimin e organit të akuzës.

Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj, ndërkohë që sekuestrot janë vendosur me qëllim parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale. Gjithashtu edhe garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre.

Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet

Faksimile: Denoncimi i VoxNews për Olsi Metën (alias Kristian Koni), disa ditë para operacionit të policisë dhe prokurorisë

Disa ditë para njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës, redaksia e VoxNews denoncoi ekskluzivisht detaje nga hetimet e kryera nga këto institucione ligjzbatuese. “Kush është Olsi Meta (alias Kristian Koni) që po hetohet për miliona euro pastrim parash” ishte titulli i investigimit, ndërsa dyshimet ishin se personi kishte një pasuri marramëndëse në rangun e biznesmenëve dhe oligarkëve, për nga paratë që qarkullonte.

“Meta ka bashkëpunuar edhe me biznesmenë të tjerë, egzistues në Shqipëri, për t’u marrë troje, godina dhe apartamente, duke krijuar një zinxhir. Në fakt, gjithçka bëhet vetëm me letra dhe për bilance, pasi paratë kanë burime të paligjshme” paralajmëroi VoxNews, e cila hulumtoi edhe dokumente zyrtare, ku në vitin 2021 ai kishte krijuar firmën “Kriol.al”.

Objekti i firmës ishte shumë i gjerë, nga pasuritë, makinat, mediat, konsulencë, tregti apo edhe pjesëmarrje në kuota. “Si mund të merresh me televizion, shit-blerje pasurish, me kuota, fruta perimi, ndërtime, konsulenca, taksa, informatikë, menaxhim të qendrave tregtare?! Madje, Kriol.al merret edhe me bare-restorante, hotele, resorte, shitje tekstilesh, mallra industrial, shitje të pajisjeve elektrike, materiale për industrinë, hidrosanitare, pajisje zyrash etj” ishin disa nga pyetjet në investigim.

Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet

Faksimile: Xhiroja e kompanisë Kriol.al në vitin 2024, ku kishte xhiruar miliona lekë dhe me një fitim minimal

Në investigim, redaksia jonë ngriti dyshime se paratë janë me burime nga aktivitetet e paligjshme, brenda dhe jashtë vendit. Madje, VoxNews shfletoi edhe bilancet e fundit të kompanisë Kriol.al, ku rezulton se ka xhiruar qindra mijëra euro, pavarësisht se nuk ka ndonjë aktivitet të mirëfilltë. Dyshimet janë se pronarët dhe administratorët kanë krijuar një rrjet kompanish që bëjnë vetëm fatura furnizimi, por që në fund fitimet janë minimale. Në vitin 2024, sipas dokumenteve, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.

Ndërkohë, që në të njëjtin vit firma ka xhiruar gjysëm milioni euro, duke bërë kontrata me kompani të tjera. Duket një rrjet i madh pastrimi parash, pasi paratë investohen në pasuri të paluajtshme dhe më pas shpërndahen.

Ndërkohë, i njëjti person, me një begraund tepër të dyshimtë, ka hapur një tjetër kompani në vitin 2023. Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, objekti i firmës ishte dhënie e apartamenteve, dhomave me qira, konsulencë marketingu dhe broker. Sërish me objekte të shumta, çka i mundëson që të bëjë fatura të pafundme për shërbime që askush nuk e di nëse janë bërë apo jo. Organet ligjzbatuese duhet të shohin se kush person, individ, ka bërë pagesa për këtë kompani.

Nëse do të themelosh një kompani me 100 mijë lekë dhe më pas të xhirosh miliona euro, natyrisht që të gjitha indiciet të çojnë të pastrimi i parave, pasi aktiviteti i kompanisë fillon në Tiranë dhe përfundon në zonat bregdetare elitare në Palasë dhe Dhërmi.

Metamorfoza e Olsi Metës (Kristian Konit); Nga burgu në Itali, lidhjet

Në foto: Artikulli i mediave italiane për arrestimin e Olsi Metës në vitin 2010 në Itali për trafik droge

Nëse më sipër renditëm hetimet apo edhe sekuestrimet e pasurive marramëndëse të Olsi Metës (Kristian Konit), i njëjti person ka po aq precedentë penalë. Policia dhe prokuroria shqiptare e akuzojnë për vrasje, pjesëmarrje në grupe kriminale apo edhe trafiqe narkotikësh.

Ndërkohë, emri i tij rezulton si i përfshirë shumë vite më parë në Itali. Aktiviteti kriminal dyshohet se e ka nisur në vitin 2007, ndërkohë që 3 vite më vonë ai arrestohet me prova se organizata kriminale eksportonte marijuanë e kokainë nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria, të cilat i dërgonin më pas në Itali.

Në vitin 2010 u arrestuan në Itali disa shtetas shqiptarë, ndërkohë që Olsi Meta konsiderohej nga auoxtoritetevt italiane si koka e organizatës, që e drejtonte nga Bolonja, një qytet strategjik për shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytete të ndryshme të Italisë.

Madje, media italiane shkruante në atë kohë se grupi i shqiptarëve me në krye Olsi Metën, kishte lidhje të forta me organizatën mafioze italiane Camorra. Mësohet se një nga italianët e klanit mafioz, bashkëpunonte me Fran Ç., i cili ishte përgjegjësi në Shqipëri dhe furnizonte qytetet italiane me lëndë narkotike, nëpërmjet Barit dhe Brindisit. Si Frani ashtu edhe Olsi kishin lidhje me Gaetano Marinon, i cili ishte një nga udhëheqësit e klanit të Camorras napoletane.

/Vox News/

Previous Post

Hamasi paralajmëron Izraelin: Nëse sulmoni qytetin e Gazës, pengjet do të përballen me kërcënime të njëjta si luftëtarët tanë.

Next Post

Pamje tronditëse: Mediat izraelite shpërndajnë videon e sulmit të Hamasit, babai vritet përpara fëmijëve të tij të vegjël.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestimi i Metës, Berisha kritikon kreun e SPAK: Është i përfshirë, nuk ka nisur procedim për shkelje të ligjit.

Arrestimi i Metës, Berisha kritikon kreun e SPAK: Është i përfshirë, nuk ka nisur procedim për shkelje të ligjit.

October 20, 2025
Kylian Mbappe prezanton makinën e tij të re të personalizuar, tani i mungon vetëm…patenta

Kylian Mbappe prezanton makinën e tij të re të personalizuar, tani i mungon vetëm…patenta

October 20, 2025
"Jam një skllav bashkëkohor, kërkoj azil" / Daily Mail zbulon mënyrën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli.

“Jam një skllav bashkëkohor, kërkoj azil” / Daily Mail zbulon mënyrën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli.

October 20, 2025
Dokumenti, gjyqtarët u caktuan të mbeten të heshtur/ Rasti në Gjykatën e Lartë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, procesverbali fshehu mosmarrëveshjet.

AKTUALITET

Arrestimi i Metës, Berisha kritikon kreun e SPAK: Është i përfshirë, nuk ka nisur procedim për shkelje të ligjit.

by timoni.al
October 20, 2025
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka shfaqur shqetësime mbi arrestimin e Ilir Metës, duke deklaruar se procesi la për të...

Read moreDetails
Kylian Mbappe prezanton makinën e tij të re të personalizuar, tani i mungon vetëm…patenta

Kylian Mbappe prezanton makinën e tij të re të personalizuar, tani i mungon vetëm…patenta

October 20, 2025
"Jam një skllav bashkëkohor, kërkoj azil" / Daily Mail zbulon mënyrën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli.

“Jam një skllav bashkëkohor, kërkoj azil” / Daily Mail zbulon mënyrën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli.

October 20, 2025
Dokumenti, gjyqtarët u caktuan të mbeten të heshtur/ Rasti në Gjykatën e Lartë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, procesverbali fshehu mosmarrëveshjet.

Dokumenti, gjyqtarët u caktuan të mbeten të heshtur/ Rasti në Gjykatën e Lartë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, procesverbali fshehu mosmarrëveshjet.

October 20, 2025
“Spiunazhi nisi që në barkun e nënës: Si testet gjenetike dhe teknologjia kineze rrezikojnë privatësinë në nivel botëror”

“Spiunazhi nisi që në barkun e nënës: Si testet gjenetike dhe teknologjia kineze rrezikojnë privatësinë në nivel botëror”

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestimi i Metës, Berisha kritikon kreun e SPAK: Është i përfshirë, nuk ka nisur procedim për shkelje të ligjit.

Arrestimi i Metës, Berisha kritikon kreun e SPAK: Është i përfshirë, nuk ka nisur procedim për shkelje të ligjit.

October 20, 2025
Kylian Mbappe prezanton makinën e tij të re të personalizuar, tani i mungon vetëm…patenta

Kylian Mbappe prezanton makinën e tij të re të personalizuar, tani i mungon vetëm…patenta

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al