Universiteti “EPOKA”, një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri, ka nisur regjistrimet për raundin e parë të pranimeve për vitin akademik 2025-2026.
“Kemi kënaqësi të mirëpresim studentët dhe familjarët e tyre për t’u njohur më nga afër me 12 programet tona të studimit, bursat dhe jetën universitare. “EPOKA” i kushton rëndësi ndërkombëtarizimit përmes marrëveshjes me universitete partnere dhe mundësive për mobilitet studentor. I ftojmë të gjithë kandidatët studentor që të na vizitojnë dhe të bëhen pjesë e një jete që i formon jo vetëm profesionalisht por edhe si qytetarë të ndërgjegjshëm”, tha Marsilda Puci, Specialiste në zyrën e pranimeve.
“Kam zgjedhur Universitetin “EPOKA” sepse ofron mundësi shumë të mira studimi dhe aftësi për karrierën e ardhshme që unë dua të vazhdoj”, u shpreh një studente.
“Regjistrohem për arkitekurë dhe kam zgjedhur “EPOKËN” për të gjitha mundësitë që jep që nga bursa, cilësia e arsimimit dhe stafi akademik”, tha një tjetër studente e Universitetit.
Studenti i cili ka bërë zgjedhjen e tij në degën e informatikë-ekonomikes shprehet se: “Vendosa ta zgjedh këtë degë sepse është një degë e re dhe më jep mundësi të ndryshme, dhe pse jo te Universiteti “EPOKA” që më hap dyert jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit”, tha ai.
“Do regjistrohem për inxhinieri softwer-i dhe kam zgjedhur “EPOKËN” pasi ka programet më të mira të studimit, gjithashtu dhe stafi është më i specializuari dhe është rekomanduar nga studentë të mëparshëm”, tha i riu.
“U regjistrova për arkitekturë. Zgjodha “EPOKËN” sepse më pëlqeu shumë kampusi edhe programi i studimit”, tha studentja.
Universiteti “EPOKA”, me një traditë tashmë të konsoliduar në arsimin e lartë, me staf akademik të kualifikuar dhe me një kampus bashkëkohor, në dy ditët e para të aplikimeve po mirëpret një fluks të madh regjistrimesh nga studentët më të mirë të Maturës Shtetërore. Ky Universitet ka aktualisht rreth 6000 të diplomuar, të punësuar si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“EPOKA” ofron programe studimi me diploma që njihen ndërkombëtarisht. Studentët e Universitetit “EPOKA” përpos jetës akademike dhe studentore të pasur, gëzojnë gjithashtu mundësi mobiliteti akademik në mbi 60 universitete partnere në Europë dhe Amerikë.










![45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2025/11/45-vjecari-perplaset-me-te-riun-qe-ishte-ne-motor-pas-120x86.jpg)


![45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2025/11/45-vjecari-perplaset-me-te-riun-qe-ishte-ne-motor-pas-360x180.jpg)
