Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Paratë e shqiptarëve të zhdukura në tre projekte fantazmë”/ Këlliçi: Strategjia e riciklimit të Ramës, fasada e re e korrupsionit

Editor by Editor
August 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Paratë e shqiptarëve të zhdukura në tre projekte fantazmë”/ Këlliçi: Strategjia e riciklimit të Ramës, fasada e re e korrupsionit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Këlliçi ka folur lidhur me çështjen e trajtimit të mbetjeve, proces i cili u prezantua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. 

Deputeti i zgjedhur demokrat shprehet se qindra miliona euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, të cilët ai i cilëson si projekte fantazmë.

Këlliçi shton se pas 12 vitesh nga “mashtrimi” me inceneratorët, Rama ka prezantuar strategjinë e riciklimit. Sipas tij kjo është pranimi i dështimit të projektit të inceneratorëve nga vetë kryeministri. 

Këlliç tha se PD ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve me fakte dhe dokumente, por shtoi se këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe jo pronarët faktikë të tyre që sipas tij janë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, BELIND KËLLIÇI

Prej 12 vitesh në pushtet, Edi Rama ka vërtetuar se qeverisja e tij është sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shpërdorimit të parasë publike. Afera e inceneratorëve është shembulli më kriminal i kësaj qeverie: qindra milionë euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre projekte fantazmë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, projekte që as funksionojnë, as nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji siç duhej të ndodhte, as nuk kanë trajtuar asnjë ton mbetje sipas standardeve, por mbi të gjitha kanë future Shqipërinë në një situatë emergjence kombëtare mjedisore duke cënuar rëndë shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Për të kuptuar përmasën e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton të kujtoni pamjet e djegies së landfillit të Elbasanit dhe Vlorës apo pirgun gjigand të mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës.

Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar.

Dhe këtu ndalemi një çast e flasim me fakte:

Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit. 

Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.

Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.

Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përret, por të gjithë kryeqytetin.

Këto denoncime tashmë janë të provuara me fakte të pakontestueshme, të bëra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, të mbështetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por që deri më tani SPAK ka vendosur që ti trajtojë si afera korruptive të ndara veç e veç dhe jo si një strategji e një organizate të mirefilltë kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama. 

Këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe presta-nome të qeverisë, por fatkeqësisht ende nuk kanë prekur pronarët faktikë të këtyre veprave: Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Të nderuar qytetarë,

Kryeministri që shkatërroi financat publike me inceneratorët, del e thotë se do të ngrejë një ‘operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve’. Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve se në vitin 2012, kur PD ishte në qeveri, ishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.

Edi Rama, me qëllim të vetëm përfitimin e bandës së tij, e hodhi poshtë këtë strategji dhe shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave.

E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

Previous Post

Edon Zhegrova ka arritur një marrëveshje me Marsejën, tani do të bisedohet me Lilën!…

Next Post

Shorti i Europa League për sezonin 2025/26 është hedhur! 36 skuadrat zbulojnë kundërshtarët e parë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Monika Kryemadhi pas seancës: Dëshmitarët janë frikësuar nga SPAK, do t'i përballem të gjitha akuzat

Monika Kryemadhi pas seancës: Dëshmitarët janë frikësuar nga SPAK, do t’i përballem të gjitha akuzat

September 25, 2025
Viktima e vrarë 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare e identifikon pas dy dekadash hetimesh.

Viktima e vrarë 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare e identifikon pas dy dekadash hetimesh.

September 25, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy shpallet fajtor nga gjykata në Paris për përfitime të paligjshme në garën presidenciale nga qeveria e Gaddafit.

Ish-presidenti francez Sarkozy shpallet fajtor nga gjykata në Paris për përfitime të paligjshme në garën presidenciale nga qeveria e Gaddafit.

September 25, 2025
Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohen detajet e tentativës së arratisjes nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin.

KRYESORE

Monika Kryemadhi pas seancës: Dëshmitarët janë frikësuar nga SPAK, do t’i përballem të gjitha akuzat

by timoni.al
September 25, 2025
0

Monika Kryemadhi njoftoi se seanca ndaj Ilir Metës është shtyrë për më 9 tetor në orën 10:00. Në këtë sesion,...

Read moreDetails
Viktima e vrarë 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare e identifikon pas dy dekadash hetimesh.

Viktima e vrarë 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare e identifikon pas dy dekadash hetimesh.

September 25, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy shpallet fajtor nga gjykata në Paris për përfitime të paligjshme në garën presidenciale nga qeveria e Gaddafit.

Ish-presidenti francez Sarkozy shpallet fajtor nga gjykata në Paris për përfitime të paligjshme në garën presidenciale nga qeveria e Gaddafit.

September 25, 2025
Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohen detajet e tentativës së arratisjes nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin.

Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohen detajet e tentativës së arratisjes nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin.

September 25, 2025
Kozovan nga Kosova i kërkuar për mashtrim nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë

54-vjeçari në Korçë arrestohet për mashtrimin që i kushtoi 6300 euro një 53-vjeçari

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Monika Kryemadhi pas seancës: Dëshmitarët janë frikësuar nga SPAK, do t'i përballem të gjitha akuzat

Monika Kryemadhi pas seancës: Dëshmitarët janë frikësuar nga SPAK, do t’i përballem të gjitha akuzat

September 25, 2025
Viktima e vrarë 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare e identifikon pas dy dekadash hetimesh.

Viktima e vrarë 20 vite më parë në Spanjë, policia ndërkombëtare e identifikon pas dy dekadash hetimesh.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al