Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike me zjarrvënie, urdhëron ambasadorin të largohet nga vendi

Editor by Editor
August 26, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike me zjarrvënie, urdhëron ambasadorin të largohet nga vendi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SIDNEJ- Australia e ka akuzuar të martën Iranin për kryerjen e dy sulmeve antisemitike me zjarrvënie në dy qytete të vendit, Sidnei dhe Melburn, si edhe e urdhëroi ambasadorin iranian të largohet nga vendi brenda shtatë ditësh. Ky është dëbimi i parë i këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, shtëpitë, shkollat, sinagogat dhe automjetet në Australi janë vënë në shënjestër të vandalizmave dhe zjarrvënieve antisemitike. Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se Agjencia Australiane për Inteligjencë dhe Siguri ka mbledhur të dhëna të besueshme se Irani kishte drejtuar të paktën dy nga këto sulme.

“Këto ishin akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme agresioni, të orkestruara nga një shtet i huaj në tokën australiane”, tha Albanese në një konferencë për shtyp.

“Ishin përpjekje për ta minuar kohezionin social dhe për të mbjellë përçarje në komunitetin tonë”, nënvizoi ai.

Sipas tij, Irani ishte përpjekur ta “fshihte përfshirjen e vet” në sulmet e vitit të kaluar ndaj një restoranti në Sidnei dhe ndaj Sinagogës Adass Israel në Melburn.

Albanese shtoi se agjencia e sigurisë së Australisë vlerëson se është e mundur që Irani të ketë drejtuar edhe sulme të tjera.

Australia i ka pezulluar operacionet në Ambasadën e vet në Teheran dhe të gjithë diplomatët e saj janë të sigurt në një vend të tretë, tha kryeministri, duke shtuar se Qeveria e tij do ta shpallë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha se ambasadori Ahmad Sadeghi dhe tre zyrtarë iranianë kanë shtatë ditë kohë për t’u larguar.

Kjo do të jetë hera e parë që një ambasador dëbohet nga Australia që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ambasada e Izraelit në Australi e mirëpriti këtë veprim ndaj rivalit të saj kryesor, Iranit.

“Regjimi i Iranit nuk përbën kërcënim vetëm për hebrenjtë ose Izraelin, ai rrezikon gjithë botën e lirë, përfshirë Australinë”, tha Ambasada izraelite në X.

Izraeli dhe Irani e zhvilluan një luftë ajrore 12-ditore në qershor, pasi Izraeli nisi sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Rreth 90,000 njerëz të lindur në Iran jetojnë në Australi.

Dy burra janë akuzuar për sulmin e dhjetorit që dogji sinagogën, e ndërtuar në vitet 1960 nga të mbijetuarit e Holokaustit në lagjen Ripponlea.

Javën e kaluar, policia në shtetin juglindor të Viktorias tha se po ekzaminonte pajisje elektronike të sekuestruara gjatë një kontrolli në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, i cili pritet të dalë në gjyq të mërkurën.

Policia tha se tre persona ishin futur me forcë në sinagogë dhe ia kishin vënë zjarrin.

Mediat raportuan se burri i arrestuar në janar për atë sulm kishte lidhje me një bandë të njohur motoçiklistësh australianë. Ai i mohoi akuzat në gjykatë dhe u lirua me kusht./REL

Previous Post

As Shqipëria, as Zvicra! Leon Avdullahu zgjedh Kosovën

Next Post

Zjarri në Akërni të Vlorës vazhdon të jetë aktiv, me ndërhyrje nga ajri dhe toka.

Next Post
Zjarri në Akërni të Vlorës vazhdon të jetë aktiv, me ndërhyrje nga ajri dhe toka.

Zjarri në Akërni të Vlorës vazhdon të jetë aktiv, me ndërhyrje nga ajri dhe toka.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kozovan nga Kosova i kërkuar për mashtrim nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë

54-vjeçari në Korçë arrestohet për mashtrimin që i kushtoi 6300 euro një 53-vjeçari

September 25, 2025
Presidenti brazilian: Një takim me Trump do të zgjidhë krizën ndërmjet vendeve tona, shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

Presidenti brazilian: Një takim me Trump do të zgjidhë krizën ndërmjet vendeve tona, shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

September 25, 2025
SPAK njofton përfundimin e hetimeve, Meta reagon: Nuk ka asnjë informacion të ri nga prokurorët, kërkuam të hetohet kush ka bërë pagesa të jashtligjshme për LSI-në.

Mbahet seanca paraprake për Ilir Metën, sot do të vendoset nëse dosja do të kalojë në gjykim.

September 25, 2025
“Izraeli ka kaluar vizën e kuqe”, Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Moskës nuk i intereson të angazhohet në bisedime.

AKTUALITET

54-vjeçari në Korçë arrestohet për mashtrimin që i kushtoi 6300 euro një 53-vjeçari

by timoni.al
September 25, 2025
0

Një rast i mashtrimit në Korçë ka përfunduar me arrestimin e një 54-vjeçari, i akuzuar se i ka marra 6300...

Read moreDetails
Presidenti brazilian: Një takim me Trump do të zgjidhë krizën ndërmjet vendeve tona, shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

Presidenti brazilian: Një takim me Trump do të zgjidhë krizën ndërmjet vendeve tona, shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

September 25, 2025
SPAK njofton përfundimin e hetimeve, Meta reagon: Nuk ka asnjë informacion të ri nga prokurorët, kërkuam të hetohet kush ka bërë pagesa të jashtligjshme për LSI-në.

Mbahet seanca paraprake për Ilir Metën, sot do të vendoset nëse dosja do të kalojë në gjykim.

September 25, 2025
“Izraeli ka kaluar vizën e kuqe”, Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Moskës nuk i intereson të angazhohet në bisedime.

“Izraeli ka kaluar vizën e kuqe”, Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Moskës nuk i intereson të angazhohet në bisedime.

September 25, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Tentoi të arratisej nga Burgu i Fierit: Kush është Bledar Selmanaj, i burgosuri që vrau shokun e tij?

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kozovan nga Kosova i kërkuar për mashtrim nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë

54-vjeçari në Korçë arrestohet për mashtrimin që i kushtoi 6300 euro një 53-vjeçari

September 25, 2025
Presidenti brazilian: Një takim me Trump do të zgjidhë krizën ndërmjet vendeve tona, shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

Presidenti brazilian: Një takim me Trump do të zgjidhë krizën ndërmjet vendeve tona, shpresoj të ndodhë sa më shpejt.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al