Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dehur dhe kundravajtje, Kevi Norra po kthehej në Fushëbardhë! Dy motrat që përplasi për vdekje po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

Editor by Editor
August 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
I dehur dhe kundravajtje, Kevi Norra po kthehej në Fushëbardhë! Dy motrat që përplasi për vdekje po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij, raporton newsbomb.

Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.

Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.

Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.

Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

I dehur dhe kundravajtje, Kevi Norra po kthehej në Fushëbardhë!

Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.

Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij. 

Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.

Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve.

Previous Post

Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, i pamjaftueshëm për financim!

Next Post

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

Next Post
Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al