Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dy cm më të mëdhaja dhe nuk do të hynin”, bisedat në Sky Ecc mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve: Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe

Editor by Editor
August 24, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Dy cm më të mëdhaja dhe nuk do të hynin”, bisedat në Sky Ecc mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve: Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Banda kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelas është organizata shqiptare e drogës e cila transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Por nga përgjimet e publikuara mësohet se banda kishte shtrirë aktivitetin edhe në shpërndarjen e armëve. Bisedat e zbardhura në Sky Ecc kanë zbuluar sesi banda kryente trafikimin.

Më 16 shtator 2020 mësohet se Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë komunikuar në Sky ECC ku bisedojnë për ngarkesën e radhës ndërsa gjatë këtij komunikimi janë dërguar edhe foto të armëve.

“6 janë me silenciator… po ma sollën me vonë silenciatorin po e fus. Nëse nuk ma sjell do fus vetëm gjashtë copë”, shkruan Çela.

Në bisedë gjithashtu shpjegohet metoda që përdorte banda për të fshehur armët. Ai thekson se armët do të çmontohen dhe do të futen në kanaçe. Sipas tij çdo armë është një kanaçe në mënyrë që të mos ketë ngatërresa kur të montohen.

“Do cmontohen dhe do i fus në kanace. Çdo armë një kanace, që të mos ngatërrohet pjesët për montim. Fiks kanë hy, dy cm më të mëdhaja nuk do të hynin. 1 mijë fishekë do të fus”, shkruan ai.

Nga përgjimet e mëparshme u zbulua se grupi trafikonte edhe armë të cilat i quanin lodra. Në një rast tjetër përgjimi Franci kërkon që në ngarkesën e radhës me lëndë narkotike ti dërgojë dhe armë zjarri. Ervisi i përgjigjet se do ia dërgojë dhe Çopja i shprehet në të njëjtën bisedë se ka marrë 120 kg lënë plasëse C4.

Ervis Çela në shumë biseda vendosnin objektivin se sa duhej të ishte fitimi dhe kjo arrihej për çështje javësh. Ervisi merrej me trafikun, të tjerët numëronin paratë. Në një përgjim vëllezërit Çela komunikojnë mes tyre për blerjen e një ferme në Paraguay, dhe shifra është 9 milionë dollar dhe ka një sipërfaqe prej 7500 hektarësh. Paratë e fituara nga ky aktiviteti i groposnin në rrënjët e ullinjve ose i kthenin në ar.

Previous Post

Restorant në Angli shpërthen në flakë, pesë persona të plagosur, autorët arrestohen

Next Post

Situata në Lindjen e Mesme po përkeqësohet, Izraeli godet kryeqytetin e Jemenit.

Next Post
Situata në Lindjen e Mesme po përkeqësohet, Izraeli godet kryeqytetin e Jemenit.

Situata në Lindjen e Mesme po përkeqësohet, Izraeli godet kryeqytetin e Jemenit.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al