Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

Editor by Editor
August 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
BIRN: Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer atë publikisht si “i pacipë”.

Të dy vendimet, të cilat Rama nuk i pëlqen, janë “masa për sigurim padie”, një instrument ligjor i përkohshëm që ndërmerret për të ngrirë gjërat siç janë deri në gjykim në themel të një mosmarrëveshjeje dhe në të dyja rastet, qytetarët janë ankuar në gjykatë ndaj veprimeve të administratës së Ramës, të cilat i kanë gjykuar si të padrejta kundrejt tyre.

Ashpërsia e gjuhës së kryeministrit ndaj gjyqtarëve si dhe fakti që vendimet e kritikuara prej tij kanë rëndësi të paktë për shoqërinë në përgjithësi, duket se sugjerojnë se kryeministri ka nevojë të krijojë fantazmën e armikut të brendshëm, një instrument politik i shëmtuar i përdorur përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit. Por bullizimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga një politikan ka gjasa që të ketë pasoja afatgjata për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Nga ana tjetër, përdorimi nga kryeministri i asimetrisë së informacionit, pra fakti që ai ka buri të madhe dhe media shërbëtore, si dhe dhënia e informacioneve keqinformuese fragmentare nga  çështjet në gjykim, si publikimi i një paragrafi të vetëm nga një vendim prej tridhjetë faqesh, është tregues i gjendjes së mjerë të mjedisit informativ të vendit.

Gjykata Administrative, siç ia sugjeron edhe emri, është vendi ku qytetarët dhe bizneset shkojnë për të kërkuar një të drejtë që ata mendojnë se administrata publike ua ka mohuar. Detyra e gjyqtarëve është që të gjykojnë pretendimet e qytetarëve dhe të ndalojnë veprimet e paligjshme të administratës, ose të urdhërojnë administratën të bëjë detyrat e veta ligjore kur nuk i bën. Në këtë kontekst, shpallja e një gjyqtari “armik i shtetit” ka gjasa që do të ketë efekt frikësues për gjyqtarin në fjalë dhe gjyqtarët e tjerë, të cilët, para se të marrin një vendim për të mbrojtur të drejtën e qytetarit kundrejt shtetit, duhet të marrin parasysh rrezikun që të fyhen dhe denigrohen publikisht nga kryeministri përmes burive të tij të shumta në formën e mediave shërbëtore.

Perceptimi i përgjithshëm është që gjyqtarët në Shqipëri sakaq kanë prirjen “ta mbajnë mirë me shtetin”, kur shqyrtojnë ankesa të qytetarëve përballë administratës publike, ndërsa pretendimi i Ramës se një gjyqtar që i jep të drejtë qytetarit, me vendim për sigurim padie, duhet doemos të “ketë ngrënë” diçka, ose të jetë “i pacipë”, sugjeron, kundër logjikës, se administrata jonë publike, është aq e shkëlqyer, aq e pagabueshme dhe aq e drejtë, sa nuk ka nevojë për mbikëqyrje gjyqësore.

Shqipëria ka një histori totalitare dhe konceptet e shtetit të së drejtës nuk është se janë ngulitur fort mirë. Kështu që ndoshta ia vlen të rikujtojmë disa gjëra elementare, ekzistencën e Jean-Jacques Rousseau, filozofit francez të shekullit të tetëmbëdhjetë, logjika e së cilit për ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve në një shtet, krijoi shtetin modern drejt së cilit aspirojmë edhe ne, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, përmes objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rousseau konceptoi gjyqësorin si institucion i pavarur që mbikëqyr ekzekutivin, pra Ramën dhe prej këtu rrjedh koncepti i mishëruar në nenin shtatë të kushtetutës sonë përgjithësisht të palexuar, “ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.” Në këtë kontekst, gjyqtari që vendos që qytetari ka të drejtë dhe administrata jo, vështirë se mund të quhet “armik i shtetit” sepse, në fund fare, gjyqtari është një nga tre kolonat e “shtetit”. Duke shpallur gjyqtarin “armik”, duket sikur kryeministri po e barazon veten me “shtetin”.

Reforma në Drejtësi ka dhënë aktualisht disa rezultate që ndjehen dhe disa, të cilat kërkojnë sy më të fortë për t’i parë. Ajo që duket është numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës të përfunduar pas hekurave apo në arrati. Ajo që nuk është vlerësuar sa duhet është numri edhe më i madh i hetimeve kundër grupeve kriminale shumë të fuqishme.

Rezultatet e tjera duhet të kërkohen në fakt në ankesat e Ramës dhe klientelës së tij ndaj disa vendimeve gjyqësore, të cilat, me thënë të drejtën, nuk janë të shumta. Vendimi për të rrëzuar pretendimet e Ramës për shpifje nga Lulzim Basha në janar të këtij viti është një rast. Vendimi i një gjyqtareje tjetër në favor të gazetarëve të News 24 është një tjetër.

Jemi në hapat e parë në të cilat, gjyqtarët, jo vetëm ata të GjKKO, të cilët kanë marrë vendimet e dënimit apo kanë mundësuar që prokurorët të bastisin shtëpitë e pushtetarëve në kërkim të provave, por edhe të tjerë, në gjykatat e zakonshme apo në gjykatat administrative, po marrin vendime në të cilat, të pushtetshmit humbasin dhe të papushtetshmit fitojnë. Kushdo që ka pak memorie e di që historia e Shqipërisë ka qenë ndryshe. Në mënyrë të përsëritur në të shkuarën, gjyqtarët janë bërë palë me pushtetin, pavarësisht se kush qëllon të jetë në pushtet, kundër opozitës dhe kundër qytetarëve.

Në fund, merret me mend lehtë se pse kryeministri po përpiqet ethshëm të gjejë një armik të brendshëm dhe ta gjejë këtë te gjyqësori. Sulmi ndaj gjyqtarit Klarent Demiri të premten dhe ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu dy javë më parë, apo ndaj gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri në qershor, vështirë se mund të mos shihet si pjesë e pakënaqësive më të gjera që zyrtarët aktualë dhe ata të shkuar kanë, për arsye që merren me mend lehtë, me drejtësinë.

Janë këto shqetësimet që i kanë shtyrë disa rilindës të bëjnë deklarata befasuese të llojit “prokurorët kanë dalë nga kontrolli”, (a thua se prokurorët duhet të jenë nën kontroll që të quhet drejtësi” apo, “SPAK është si Sigurimi i Shtetit”, apo që ministrat kanë rënë në vështirësi dhe punët e shtetit janë bllokuar sepse zyrtarët poshtë tyre nuk janë më qorra që firmosin pa teklif, këto shpjegojnë fare mirë sulmin frontal të Ramës, jo ndaj vetëm disa gjyqtarëve, por ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.

Këto janë sulme që sipas të gjitha gjasave, do të vonojnë edhe më shumë objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe fakti që Rama po gjen çështje jo aq të mëdha, si vendimet e sigurimit të padive për dy gjëra jo madhore në Tiranë, për të shpallur gjyqësorin “armik”, ngre pikëpyetje nëse ai është pro apo kundër integrimit të vendit në BE./Reporter.al

Previous Post

Shkëmbinjtë e Shebenikut: Promovimi i turizmit në Përrenjas dhe krenaria e banorëve për ushqimin organik

Next Post

Aksident i rëndë: Dy nxënëse 16-vjeçare humbasin jetën gjatë udhëtimit me motor.

Next Post
Aksident i rëndë: Dy nxënëse 16-vjeçare humbasin jetën gjatë udhëtimit me motor.

Aksident i rëndë: Dy nxënëse 16-vjeçare humbasin jetën gjatë udhëtimit me motor.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Djokoviç dhe Ronaldo, dy ikona të sporteve të tyre, shkëmbejnë dhurata në një foto.

Djokoviç dhe Ronaldo, dy ikona të sporteve të tyre, shkëmbejnë dhurata në një foto.

October 22, 2025
Mbretëria e Bashkuar shton praninë ushtarake në Izrael, ndërsa rritet mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza.

Mbretëria e Bashkuar shton praninë ushtarake në Izrael, ndërsa rritet mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza.

October 22, 2025
Christine Baumgartner, ish-gruaja e Kevin Costner, fillon një tjetër kapitull në jetën e saj me një martesë të re.

Christine Baumgartner, ish-gruaja e Kevin Costner, fillon një tjetër kapitull në jetën e saj me një martesë të re.

October 22, 2025
Arrestimi i avokatit në Elbasan, prokuroria kërkon lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit.

Pas kapjes së Ulian Barjamit, avokatët intensifikojnë pozitat e tyre. Ata ndërlidhen me një bojkot privat ndaj nismës anonime.

October 22, 2025
Djokoviç dhe Ronaldo, dy ikona të sporteve të tyre, shkëmbejnë dhurata në një foto.
LAJME

Djokoviç dhe Ronaldo, dy ikona të sporteve të tyre, shkëmbejnë dhurata në një foto.

by timoni.al
October 22, 2025
0

Cristiano Ronaldo dhe Novak Djokovic, dy figura legjendare të sportit, kanë zhvilluar një takim në Riad, duke kënaqur tifozët e...

Read moreDetails
Mbretëria e Bashkuar shton praninë ushtarake në Izrael, ndërsa rritet mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza.

Mbretëria e Bashkuar shton praninë ushtarake në Izrael, ndërsa rritet mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza.

October 22, 2025
Christine Baumgartner, ish-gruaja e Kevin Costner, fillon një tjetër kapitull në jetën e saj me një martesë të re.

Christine Baumgartner, ish-gruaja e Kevin Costner, fillon një tjetër kapitull në jetën e saj me një martesë të re.

October 22, 2025
Arrestimi i avokatit në Elbasan, prokuroria kërkon lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit.

Pas kapjes së Ulian Barjamit, avokatët intensifikojnë pozitat e tyre. Ata ndërlidhen me një bojkot privat ndaj nismës anonime.

October 22, 2025
“‘Çanta e shpinës’ e globalizimit mbi shpatullat e Zahos”, Linda Rama në Forumin e Sigurisë në Londër: Shqipëria po rikthen identitetin e saj.

“‘Çanta e shpinës’ e globalizimit mbi shpatullat e Zahos”, Linda Rama në Forumin e Sigurisë në Londër: Shqipëria po rikthen identitetin e saj.

October 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Djokoviç dhe Ronaldo, dy ikona të sporteve të tyre, shkëmbejnë dhurata në një foto.

Djokoviç dhe Ronaldo, dy ikona të sporteve të tyre, shkëmbejnë dhurata në një foto.

October 22, 2025
Mbretëria e Bashkuar shton praninë ushtarake në Izrael, ndërsa rritet mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza.

Mbretëria e Bashkuar shton praninë ushtarake në Izrael, ndërsa rritet mbikëqyrja e armëpushimit në Gaza.

October 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al