Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD: Air Albania në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh, si po shkatërrohet kompania “krenari kombëtare”

Editor by Editor
August 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
PD: Air Albania në krizë të plotë, fshehje bilancesh dhe detyrimesh, si po shkatërrohet kompania “krenari kombëtare”
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Zëdhënësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu. Vangjeli ka denoncuar situatën financiare të kompanisë së fluturimit “Air Albania”.

Ajo është shprehur se kompania e themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie.

Më tej shprehet se gjithashtu mungojnë të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta. Vangjeli thekson se kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë. PD shprehet se një arsye për krizën e Air Albania janë fluturimet e kryeministrit Edi Rama më charter.

DEKLARATA E PLOTË:

Më 20 Qershor Air Albania e shpallur nga KM Edi Rama si ‘krenaria kombëtare’ njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, duke rilidhur Shqipërinë dhe Slloveninë pas disa vitesh.

Por dy muaj më pas, më 20 Gusht, mediat Sllovene informuan publikun se kompania i anuloi planet për këtë linjë për shkak të vështirësive financiare.

Dhe kjo nuk është aspak çudi. Air Albania, themeluar në vitin 2018 me 10% pronësi shtetërore përmes Albcontrol ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e saj për vitin e parë të operimit (2018), më pas asnjë publikim lidhur me pasqyrat financiare të kësaj shoqërie.

Mungojnë gjithashtu të dhëna për vendime gjyqësore dhe njoftime zyrtare nga përmbarues privatë për detyrimin miliona euro të Air Albania kundrejt palëve të treta.

Kjo fshehje ngre dyshime për krizën e thellë financiare të kompanisë.

Ndërkohë, që prej 2020-s, Air Albania ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare për ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme charter për KM e RSH.

Opozita ka kërkuar transparencë dhe një komision hetimor për udhëtimet e Kryeministrit me charter, por kjo u rrëzua nga mazhoranca.

Sot kërkojmë që Kryeministri dhe kompania të japin përgjigje: a po shkon drejt falimentimit ‘krenaria kombëtare’ për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që vijnë nga udhëtimet charter të Edi Ramës?

Previous Post

Koreja e Jugut hap zjarr paralajmërues ndaj kalorësve nga Koreja e Veriut; Peniani reagon: Një provokim serioz.

Next Post

Russian takeover of an American factory in Ukraine prompts Trump’s response: I’m dissatisfied with this and all war-related matters.

Next Post
Russian takeover of an American factory in Ukraine prompts Trump’s response: I’m dissatisfied with this and all war-related matters.

Russian takeover of an American factory in Ukraine prompts Trump’s response: I’m dissatisfied with this and all war-related matters.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al