Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Departamenti i Drejtësisë publikon transkriptet nga intervista e ish-të dashurës së Epstein/ Maxwell: Nuk e kam parë kurrë presidentin Trump në ndonjë ambient të papërshtatshëm

Editor by Editor
August 23, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Departamenti i Drejtësisë publikon transkriptet nga intervista e ish-të dashurës së Epstein/ Maxwell: Nuk e kam parë kurrë presidentin Trump në ndonjë ambient të papërshtatshëm
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA-  Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar transkriptet dhe regjistrimet audio të intervistave midis Ghislaine Maxwell, ish-të dashurës së abuzuesit seksual, Jefrrey Epstein, dhe zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Todd Blanche .

Intervistat midis Blanche dhe Maxwell u zhvilluan më 24 dhe 25 korrik 2025, me praninë e përfaqësuesve të saj ligjorë. Maxwell po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve.

Në intervistën e parë të Maxwell me zëvendësprokurorin e përgjithshëm Blanche, më 24 korrik, ajo tha se “mund të jetë takuar” me Donald Trump në vitin 1990, përpara se të takohej me Jeffrey Epstein. Maxwell vazhdoi ta përshkruante marrëdhënien midis presidentit dhe Epstein si “miqësore”, megjithëse ajo nuk e dinte se si u takuan të dy burrat ose si u bënë miq.

“Në fakt, nuk e kam parë kurrë presidentin në ndonjë ambient masazhi. Nuk e kam parë kurrë presidentin në ndonjë ambient të papërshtatshëm në asnjë mënyrë. Presidenti nuk ka qenë kurrë i papërshtatshëm me askënd. Gjatë kohës që isha me të, ai ishte një zotëri në të gjitha aspektet.”, raportohet se është shprehur ajo, sipas The Guardian. 

Maxwell gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se ajo kishte rekrutuar masazhatore nga prona e Trump në Mar-a-Lago. “Për aq sa mbaj mend, nuk kam rekrutuar kurrë një masazhatore nga Mar-a-Lago për këtë. Nuk më kujtohet ta kem bërë ndonjëherë këtë”, tha ajo në intervistën me Blanche.

Departamenti i Drejtësisë është nën kritika nga vetë mbështetësit e presidentit për vendimin e tij për të mos publikuar dosjet e çështjes Epstein. Ky i fundit kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019, ndërsa ishte në gjyq për trafikim seksual. 

Previous Post

Shërbimet postare në Europë kufizojnë dërgesat në SHBA për shkak të tarifave të vendosura nga Trump.

Next Post

AKU zhvillon aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, vendos 8 gjoba dhe bllokon 3 tonë fruta e perime

Next Post
AKU zhvillon aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, vendos 8 gjoba dhe bllokon 3 tonë fruta e perime

AKU zhvillon aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, vendos 8 gjoba dhe bllokon 3 tonë fruta e perime

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al